Krasniqi kërkoi nga Egjipti njohjen e shtetësisë së Kosovës

Publikuar: 19.09.2012 - 19:00

Prishtinė, 19 shtator - Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i shoqėruar nga nėnkryetarėt Sabri Hamiti dhe Enis Kervan, nė kuadėr tė vizitės zyrtare nė Egjipt ėshtė pritur sot nė takime tė ndara nga kryetari i Kėshillit Shura (Dhoma e Lartė) tė Egjiptit, Ahmed Fahmy dhe personalitete tė tjera egjiptiane.

Fahmy tha se Egjipti ende nuk e ka njohur Kosovėn por, sipas tij, populli atė e njeh dhe shfaqi shpresėn qė sė shpejti tė merret vendimi pėr njohje nga ana e qeverisė sė re egjiptiane. Ai tha se vetė kjo vizitė dhe pritja zyrtare e dėshmon kėtė.

Kryeparlamentari Krasniqi, ndėrkaq, tha se Kosova pėrcjell me vėmendje tė arriturat nė Egjipt pas ndryshimeve dhe inkurajoi institucionet dhe popullin egjiptian pėr pėrpjekjet pėr ta pėrfunduar tranzicionin demokratik, duke besuar kėshtu qė Egjipti do ta rikthejė rolin qė e ka pasur si vend kyē i botės arabe dhe myslimane. Marrėdhėniet ndėrmjet dy vendeve, kryetari Krasniqi i konsideroi miqėsore, duke theksuar nevojėn e forcimit tė mėtejmė tė tyre, nė tė gjitha fushat.

Krasniqi e njoftoi mikpritėsin egjiptian pėr zhvillimet nė Kosovė, si dhe pėr hapat e mėdhenj qė ka bėrė vendi para dhe pas shpalljes sė pavarėsisė, si dhe shtori nevojėn e njohjes sė shtetit tė Kosovės nga a Egjiptit.

“Jemi tė bindur se njohja e pavarėsisė nga Egjipti, pėrveē qė i hap rrugė thellimit tė bashkėpunimit midis dy vendeve e popujve tanė, do tė ndikojė nė njohjen e Kosovės edhe nga shtetet e tjera”, tha Krasniqi.

Nė fund tė kėtij takimi kryeparlamentari Krasniqi ftoi pėr vizitė zyrtare kreun e Dhomės sė Lartė tė Egjiptit, gjė qė u pranuar me shumė kėnaqėsi nga ana e Fahmyt.

Krasniqi ėshtė pritur nė takime tė ndara edhe nga ministri i Ēėshtjeve Parlamentare, Muhamed Mahsub, Komisioni pėr Marrėdhėnie me Jashtė dhe ai pėr Ēėshtje Ekonomike.

Ministri Mahsub u shpreh i vetėdijshėm pėr vonesėn nė njohjen e Kosovės, por kėrkoi qė Kosova tė kėtė mirėkuptim pėr periudhėn nėpėr tė cilėn ėshtė duke kaluar Egjipti, duke shfaqur shpesėn se pas pėrfundimit tė kėtyre proceseve, njohja e Kosovės do tė vijė natyrshėm.

Gjatė takimeve me komisionet parlamentare, u shkėmbyen pikėpamje dhe informata lidhur me funksionimin e kėtyre komisioneve dhe u diskutua pėr mundėsinė e shkėmbimit tė pėrvojave tė dy palėve, njofton Zyra pėr marrėdhėnie me publikun e Kuvendit tė Kosovės.