Sa do të jetë përfitimi i Kosovës nga “Hungarocontrol”

Publikuar: 15.09.2012 - 12:33

Prishtinė, 15 shtator - Kėshilli i NATO-s, Qeveria e Kosovės dhe ajo hungareze do tė fillojnė nė tetor negociatat pėr kushtet e menaxhimit tė hapėsirės sė sipėrme ajrore tė Kosovės. Zyrtarėt e Aviacionit Civil tė vendit kanė thėnė se hapja e kėsaj hapėsire do t’i sjellė benefite Kosovės. Megjithatė, ata nuk kanė qartėsuar se sa do tė jetė pėrqindja e Kosovės nė ndarjen e fitimit me “Hungarocontrol”.Para se tė pėrcaktohet hisja e fitimit dhe koha nė tė cilėn Hungaria do ta menaxhojė hapėsirėn ajrore tė Kosovės, autoritetet kosovare po synojnė qė menaxherit t’i shesin disa shėrbime.

Dritan Gjonbalaj, shef i Agjencisė sė Aviacionit Civil tė Kosovės, ka thėnė se nėse Kosova ofron mė shumė shėrbime kjo do tė rriste edhe koston e pėrfitimit.

“Ne po pėrpiqemi tė rrisim listėn e shėrbimeve qė Kosova ofron nė kėtė ndėrmarrje tė pėrbashkėt me Hungarinė. Ne ofrojmė shumė shėrbime, pėr shembull, ne ja shesim fotografinė e radarit, ja shesim velejt, antenat, shėrbimin pėr bartjen e zėrit, shėrbimet meteorologjike, shėrbimet pėr bartjen e informatave aeronautike, krejt kėto do tė diskutohen”, ka thėnė Gjonbalaj pėr Radio Kosovėn.

Sipas autoriteteve tė aviacionit civil nė Kosovė, shėrbimi i navigacionit ajror tė Hungarisė “ Hungarocontrol” nuk do tė ketė benefite tė mėdha nga menaxhimi i mbikalimeve komerciale tė Kosovės . I gjithė pėrfitimi, sipas tyre, do tė jetė nė planin politik e strategjik.

“Nuk do lejohet qė asnjė lek profit ta ketė Hungaria. Paret qė do t’i merr “Hungarocontrol” do t’i merr pėr pagat e kontrollorėve ajrorė, trajnimin tyre pėr specifikat e hapėsirės ajrore tė Kosovės, ofrimin e shėrbimit tė kontrollit me radarė e gjėra tė kėsaj natyre. Por, profit mbi mbulimin e shpenzimeve nuk do tė ketė”, ka thėnė Gjonbalaj.

Nė fakt, oferta fillestare hungareze ka qenė qė Kosovės t’i jepet 40 pėr qind e fitimit pėr  trafikun ajror tė udhėtarėve e mallrave. Kjo pėrqindje mund tė rritet nėse  “Hungarocontrol” pranon ofertėn kosovare pėr shitjen e disa shėrbimeve.

Vija e vjetėr ajrore, pa llogaritur hyrje-daljet nga Serbia, pėrfshin afėrsisht 500 fluturime nė ditė dhe llogaritet t’i shtoj benefitet e Kosovės 6-7 milionė euro nė vit.

Kėshilli i NATO-s ka vendosur qė hapėsira e sipėrme ajrore e Kosovės, e mbyllur qė nga viti 1999, tė hapet nė qershor 2013.