Gjithçka 2.45 euro, për “Depo”

Publikuar: 15.09.2012 - 10:49

Prishtinė, 15 shtator - Biznes e qejf nė zemėr tė kryeqytetit, e duke paguar vetėm 2 euro e 45 centė qira pėr njė metėr katror. Kjo i ėshtė lejuar biznesmenit Arianit Alaj, i cili ka nėnshkruar njė vazhdim kontrate me Agjencinė Kosovare tė Privatizimit (AKP) pėr tė mbajtur klubin e natės “DEPO”, njė klub ndėr mė tė famshmit e kryeqytetit kosovar, por kėtė kontratė po e konteston ndėrmarrja shoqėrore “APIKO”, qė ka nė pronėsi lokalin.Kontestimin e saj kjo ndėrmarrje shoqėrore e ka paraqitur edhe nė Dhomėn e Posaēme tė Gjykatės Supreme. Nė kėtė ankesė qė e ka siguruar Preportr, tė nėnshkruar nga drejtori i ‘APIKO-sė”, Imer Jusaj, akuzohet Bordi i AKP-sė se ka bėrė shkelje tė vazhdueshme tė legjislacionit tė privatizimit pėr ta shpėrblyer Alajn.

Por nė AKP thonė se krejt procedura ka shkuar “OK”. Madje, pėr pretendimet e “APIKO-s”, se biznesmeni Alaj nuk ka qenė i pėrgjegjshėm nė pagesa, ia lėnė fajin kėsaj NSH-je, qė s’ka treguar me kohė.

“AKP asnjėherė nuk ėshtė njoftuar nga menaxhmenti i ndėrmarrjes pėr ndonjė pakėnaqėsi lidhur me vlerėn e qirasė mujore, por mė herėt AKP-ja ėshtė njoftuar se objekti nė fjalė ėshtė rinovuar dhe adaptuar pėr shfrytėzim nga z. Alaj”, ka thėnė Ylli Kaloshi, zėdhėnės i AKP-sė

“Bordi ka aprovuar vazhdimin e shfrytėzimit me qira nė bazė tė kontratės mbi qiradhėnie, e nėnshkruar fillimisht nga menaxhmenti i NSH-sė dhe z. Alaj. Nė marrėveshjen mbi qira, palėt janė pajtuar pėr vlerėn e qirasė mujore. As Bordi e as AKP nuk e ka pėrcaktuar vlerėn e qirasė mujore. AKP asnjėherė nuk ėshtė njoftuar nga menaxhmenti i ndėrmarrjes pėr ndonjė pakėnaqėsi lidhur me vlerėn e qirasė mujore, por mė herėt AKP-ja ėshtė njoftuar se objekti nė fjalė ėshtė rinovuar dhe adaptuar pėr shfrytėzim nga z. Alaj.”, thuhet nė pėrgjigjet e AKP-sė pėr Preportr.

Ndėrmarrja “APIKO”, si qiradhėnėse, dhe biznesmeni Alaj, si qiramarrės, kishin lidhur marrėveshje nė vitin 2005  pėr shfrytėzimin me qira tė objektit qė ndodhet nė kompleksin Qafa nė Prishtinė, rruga UĒK (Ish APJ), Nr. 2 (i njohur si Klubi i Natės “DEPO”). 

Alaj kėtė vit tejkalon “APIKON” dhe menaxhmentin e saj duke drejtuar njė kėrkesė direkt tek Bordi i Drejtorėve nė AKP, pėrmes sė cilės kėrkohet vazhdimi i shfrytėzimit me qira tė objektit nė fjalė pėr njė afat kohor prej 2 vjetėsh.

Kėrkesa i ėshtė drejtuar Bordit tė AKP-sė,  pasi qė menaxhmenti i NSH-sė “APIKO”, si pronare e vendit ku “DEPO” ėshtė e vendosur, sipas pėrgjigjeve zyrtare tė vetė AKP-sė, nuk ka kompetencė ligjore tė procedojė apo miratojė marrėveshje afatgjate pėr qiradhėnie.

“Bordi ka aprovuar kėrkesėn pėr vazhdimin e shfrytėzimit me qira nė afat prej 2 vjetėsh konform nenit 6.1.14 tė Ligjit tė AKP-sė”, thuhet nė pėrgjigjet  e AKP-sė pėr Preportr.

Por nė “APIKO”  pretendojnė se ky vendim i AKP-sė ėshtė i kundėrligjshėm.  Nė shkresėn e tyre drejtuar Dhomės sė Posaēme tė Gjykatės Supreme, ‘APIKO” pretendon se AKP-ja nuk ka zbatuar as parimin bazė mbi tė cilin vepron: “rritjen dhe ruajtjen e vlerave tė ndėrmarrjeve qė ka nė menaxhim”.

“APIKO” argumenton se ēmimi prej 650 euro qira mujore pėr njė hapėsirė prej 265 metrash katror ėshtė ēmim tejet i ulėt. Me njė pėrllogaritje tė thjesht del se biznesmeni Arianit Alaj paguan vetėm 2 euro e 45 centė pėr njė metėr katror.

Nė “APIKO” konsiderojnė qė me kėtė vendim tė AKP-sė janė dėmtuar tej mase dhe mund tė kėrkojnė anulimin e tij. Andaj, nė pjesėn e fundi tė ankesės sė deponuar nė Dhomėn e Posaēme, ata kanė kėrkuar qė ky vendim i AKP-sė tė anulohet dhe tė shpallet tender pėr dhėnien me qira tė kėsaj hapėsire.

Njė shkelje tjetėr qė “APIKO” ka pėrmendur ėshtė edhe vetė dhėnia me qira e kėsaj hapėsire pa pasur njoftim publik. Nė AKP arsyetohen se ata veē kanė vazhduar kontratėn e “APIKO”-sė dhe nuk kanė nėnshkruar kontratė tė re. Preportr ka provuar tė kontaktojė biznesmenin Arianit Alaj, por kjo ka qenė e pamundur.

“APIKO” kishte njoftuar mė 17 korrik tė kėtij viti AKP-nė se nė qershor ka skaduar marrėveshja nė mes biznesmenit  Alaj dhe “APIKO” pėr qiranė e klubit tė natės “Depo” si dhe kishte kėrkuar qė kjo ēėshtje tė shqyrtohej nga AKP-ja duke pėrmendur edhe tenderimin e saj.

AKP-ja gati njė muaj mė vonė, mė 9  gusht njofton “APIKO“-n se kjo pronė veē i ėshtė dhėnė me qira pėrsėri Arianit Alajt dhe i kujton “APIKO”-s se kjo ndėrmarrje shoqėrore nuk e ka zbatuar rekomandimin e AKP-sė dhe me kėtė ka vepruar kundėrligjshėm duke bėrė transaksione pėrmes ditarit  tė arkės dhe jo direkt nė xhirollogari.

Po kėtė ditė, AKP-ja i ka shkruar edhe njė letėr tjetėr pėr Arianit Alajn, pėrmes sė cilės e njofton se mund tė vazhdojė afarizmin nė “Depo”, pasi qė i ėshtė miratuar kėrkesa pėr vazhdimin e marrėveshjes pėr qira, me kushtet qė i ka pasur me “APIKO”-n.

Nė ankesėn e dėrguar nė Dhomėn e Posaēme, drejtuesit e “APIKO”-s pretendojnė se Alaj ėshtė i papėrgjegjshėm.

“APIKO personin tė cilit i ėshtė dhėnė hapėsira me qira e njeh si borxhli tė keq tė ndėrmarrjes qė i ka borxh ndėrmarrjes si qiraxhi i mėhershėm, obligime qė asnjėherė nuk i ka pėrmbushur si dhe i ka shkaktuar ndėrmarrjes dėme shtesė”, arsyetojnė nė “APIKO” kėrkesėn e  tyre qė prona nė fjalė, ku afaron lokali i natės “Depo” tė mos i jepet biznesmenit Alaj.                

 

tonny nga Prishtina15.09.2012/16:31

Problemi i kesaj afere qendron mu prej pronarit te indeksit, i cili eshte djali i Rexhe Shoshit, dhe qe vet ska mujt me e marr lokalin, por edhe qe babes se tij ju ka kput nje burim te te ardhurave, e tash ai flet ne emer te APIKOS, dhe per kete arsye ishte edhe si kryelajm.
Te behet nje hulumtim se sa para i ka marr Apiko ne emer te qiras dhe ku kan shkuar ato para.
Un sa e mbaj mend ky lakol ka qen nje magazin e pashfrytezuar dhe ky zotria e ka shendru klub nate dhe ka investu, dhe e ka be nje pike referimi per Prishtinen dhe mendoj se plotesisht ka te drejt me e marr ne shfrytezim edhe bile per 1 euro metren katrore. Te tregohen se pari ku kane shkuar parat e qiras qe jane marr deri me sot...

dreni.Skandinavi15.09.2012/12:21

Sot ne Kosova vetem gazetaret punojn per ket shtet.Ata qe jan kompetent si po duket jan te korruptuar te gjith.Koha ditore kryen punen e inspektorit,policit ,prokurorit...Bravo ju qoft se per ndryshe Kosova mjaft esht ne gjendje te keqe por do ishte edhe ma keq.E keqja nuk ka fund.Pa kohen ditore shumqka kishte kalue ne tepih.