VV: Qeveria dhe Komunat tolerojnë shkatërrimin e pyjeve

Publikuar: 01.09.2012 - 15:00

Prishtinė, 1 shtator – Lėvizja “Vetėvendosje” ka reaguar sot me njė komunikatė kundėr, si vlerėson ajo, mosveprimit tė Qeverisė e ministrive pėrgjegjėse tė saj, por edhe komunat pėr djegien e pyjeve nė vend. Sipas informacioneve nga terreni, VV vlerėson se nga zjarret janė dėmtuar mbi 3 000 hektarė pyje, nga tė cilat mbi 1 300 hektarė pyje cilėsore. Zjarret janė evidencuar nė komunėn e Deēanit, nė atė Sharrit, tė Ferizajt, Lipjanit, Gjilanit, Dardanės, Besianės, e sė fundi edhe nė atė tė Pejės dhe Prishtinė.

“Pėrderisa shkatėrrimi i pyjeve pėrmes tenderėve, nė emėr tė pastrimeve nga zjarret, ishte prezent mė tepėr nė komunėn e Deēanit, tani, pas dėmeve nga zjarri, edhe pyjeve nė Koritnik i kėrcėnohet shkatėrrimi i parė nė pjesėt e tjera, e kjo pėrmes tenderėve pėr prerje”, vlerėson VV-ja.

Sipas saj, fakti qė ka pasur keqpėrdorime dhe shkatėrrim nė emėr tė pastrimit, dhe kjo vit pas viti nė mėnyrė ciklike, lė dyshime nė tėrė zinxhirin e menaxhimit dhe, kur kėsaj ia shton neglizhencėn e kėsaj vere, dyshimi merr trajtėn e pėrgjegjėsisė qeveritare dhe komunale.

“Deklarimi i ministrit Rexhepi se ‘nuk po ndodh katastrofa’, pėrkundėr deklarimit tė KFOR-it se nuk ka pasur asnjė kėrkesė nga Qeveria ė Kosovės pėr ndihmė, mosdėrgimi i kurrfarė kėrkese pėr ndihmė nga Qeveria e Kosovės pėr Komisionin Evropian, kur dihet se ekziston Mekanizmi i Komunitetit pėr Mbrojtje Civile dhe qė ai intervenon edhe nė vendet qė nuk janė anėtare tė BE-sė, dhe nga viti 2007 kanė intervenuar nė mė shumė se 150 raste nė botė, kryesisht nė shuarje tė zjarreve, mospėrmendja nga Kryeministri nė asnjė nga kėta tre muaj e ēėshtjes sė shkatėrrimit tė pyjeve, mungesa e vizitave nė terren tė ministrave pėrgjegjės, mungesa e thirrjes dhe e mobilizimit masiv tė qytetarėve apo kompanive qė mund tė ndihmonin vullnetarisht, lė tė kuptohet qė Qeveria ka toleruar shkatėrrimin e njė pjesė tė pyjeve tė rėndėsishme tė Kosovės”, thuhet nė kumtesėn e VV-sė. 

Nė fund, ky subjekt politik thotė se pėr kėto dėme secila prej ministrive pėrgjegjėse duhet tė japė llogari dhe pėr pėrgjegjėsit duhet tė merren masa. E njėjta vlen edhe pėr Agjencinė e Pyjeve, atė tė Emergjencave civile dhe komunat pėrkatėse.