Zjarret bëjnë kërdi, Qeveria s’e thërret Këshillin për Siguri

Publikuar: 27.08.2012 - 13:11

Prishtinė, 27 gusht - Javėt e fundit, zjarret kanė shkatėrruar qindra hektarė pyje nė vise tė ndryshme tė vendit, thuhet nė njė komunikatė LDK-sė. Vazhdimi i kėsaj katastrofe tregon paaftėsinė e Qeverisė sė Kosovės pėr t’u pėrballur me kėtė gjendje tė rendė dhe neglizhencėn institucionale pėr tė mbrojtur pasurinė kombėtare tė Kosovės.

Deri tani, kryeministri dhe Qeveria e Kosovės nuk ka qenė nė gjendje qė tė thėrrasin Kėshillin pėr Siguri tė Kosovės nė mėnyrė qė tė koordinojnė aktivitetet e parandalimit, shuarjes dhe shpėtimit nga zjarri tė zonave malore.

Agjencioni pėr Menaxhimin e Emergjencave nė kuadėr tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme deri tani shihet qė nuk posedon kapacitetet elementare tė bėjė koordinimin dhe punėn e saj pėr tė ndalur kėtė katastrofė.

Shumė zjarrfikės po mundohen me tė gjitha mjetet tė kryejnė punėn e tyre, por ata janė lėnė nė mėshirėn e fatit nė terrene tė rrezikshme pėr jetėn e tyre. LDK vlerėson lartė angazhimin e gjithė atyre zjarrfikėsve qė nuk po e kursejnė veten e tyre pėr tė pėrmbushur detyrat qė kanė.

LDK ėshtė e vetėdijshme pėr kapacitetet modeste teknike tė institucioneve profesionale pasi qė mungojnė edhe pajisjet mė elementare tė duhura si: bombolat pėr shuarjen e zjarrit, hidrantėt, kamionėt apo edhe helikopterėt. Sidoqoftė, mosinteresimi total i ministrave tė linjės dhe qeverisė nė pėrgjithėsi flet pėr njė realitet tė hidhur ku nuk ekziston as edhe njė deklaratė e vetme qė tregon shqetėsimin e kėtyre zyrtarėve tė shtetit apo edhe njė thirrje pėr ndihmė  nga KFOR-i apo shtetet fqinje.