Banorët e Zhilivodës pas gërmimeve të pronave kërkojnë kompensimin e dëmeve

Publikuar: 20.08.2012 - 10:17

Vushtrri, 20 gusht- Qeveria e Kosovės pėrmes pėrfaqėsuesve tė saj ka premtuar kompensimin e dėmeve tė shkaktuara banorėve tė fshatit Zhilivodė tė Vushtrrisė, ku nė tokat e shumė prej tyre pėr rreth katėr vjet me radhė ėshtė gėrmuar nė njė lokacion me dyshimin se aty mund tė gjenden mbetje mortore tė 25 personave tė nacionalitetit serb, tė cilėt konsiderohen se janė tė zhdukur nė luftėn e fundit tė Kosovės.

“Nė prani tė kryetarit tė komunės, Bajram Mulaku, kryetarit tė Komisionit qeveritar pėr tė pagjeturit, Prenk Gjetaj, drejtorit tė Zyrės pėr vlerėsim tė pronave tė paluajtshme nė Ministrinė e Financave, Shkėlzen Morina, ėshtė arritur ujdia pėr fillim tė procedurave nė lidhje me verifikimin dhe vlerėsimin e dėmeve tė shkaktuara gjatė punimeve nė lokacionin e dyshuar pėr varrezat masive nė fshatin Zhilivodė”, thuhet nė njė njoftim tė zyrės pėr informim tė Komunės sė Vushtrrisė.

Aty thuhet se marrėveshja ėshtė arritur me 11 fshatarėt nė pronat e tė cilėve ėshtė gėrmuar apo u janė dėmtuar nė forma tė ndryshme gjatė kryerjes sė punėve brenda tre vjetėve sa kanė zgjatur gėrmimet. Pas pėrfundimit tė punimeve, gropa e madhe dhe e gjerė ka mbetur e tillė dhe se pėr rikthim nė gjendje tė mėparshme, zyrtarėt qeveritarė synonin tė dakordoheshin me fshatarėt pronarė tė tokave. “Nga zhvillimet e punimeve nė atė lokacion nuk do tė dėmtohet asnjė qytetar, ėshtė bėrė inspektimi pėr numrin e parcelave tė shfrytėzuara dhe dėmi i shkaktuar pėr tre vjet do t’u paguhet konform vendimit tė Qeverisė sė Kosovės ”, citohet tė ketė thėnė gjatė kėtij takimi Shkėlzen Morina, nga Ministria e Financave, shkruan gjerėsisht sot “Koha Ditore”.