Toleranca fetare gjithnjë ka ekzistuar dhe ekziston në Kosovë

Publikuar: 05.08.2012 - 18:36

Prishtinė, 5 gusht - Shumė tė rinj nė Kosovė mendojnė se rinia ėshtė demokratike dhe tolerante nė shumė aspekte. Sa i pėrket tolerancės fetare, ata mendojnė se ajo gjithmonė ka ekzistuar dhe se Kosova ka qenė shembull i mirė nė kėtė drejtim. Nė rubrikėn e pėrjavshme VOX tė Radios Evropa e Lirė janė marrtė mendimet e disa tė rinjve lidhur me atė se ēka mendojnė ata pėr tolerancėn ndėrfetare nė Kosovė.

Vlora Haxhiu, studente e Fakultetit Filozofik nė UP tha se mendon qė ka dhe se gjithnjė ka pasur tolerancė ndėrfetare nė Kosovė. “Pėr shembull, mund ta vėreni qė nė Kosovė, ku 95 pėr qind e popullatės janė myslimanė, nė mes tė kryeqytetit ėshtė katedralja e cila mund tė shihet nga tė gjitha anėt e qytetit dhe askujt s’i bėn pėrshtypje. Ky ėshtė njė fakt se ekziston toleranca ndėrfetare nė Kosovė”, tha ajo.

Ndėrkaq, Genci nga Prishtina, pohon se ka tolerancė fetare nga shumica e popullsisė nė vend, duke e dalluar njė pjesė tė vogėl tė popullsisė.

“Mendoj qė njė grup i madh ka tolerancė, por kemi njė grup tė vogėl qė ka shpėrfillje fetare. Mendoj qė disa njerėz janė rritur tė ekspozuar ndaj feve tė ndryshme, derisa njė pjesė tjetėr ėshtė rritur nė vendet rurale mė tė izoluar, janė mė tė irrituar nga kryqi e simbolet fetare i lidhin me ato nacionale”, shprehet Genci.

Besnik Gashi, ekonomist, 26-vjeēar, jep mendimin e tij duke bėrė njė krahasim mes njerėzve lidhur me atė se sa nė fakt ekziston toleranca ndėrfetare nė Kosovė.

“Ata njerėz qė kanė pasur rastin tė dalin jashtė vendit dhe kanė pasur shoqėri me njerėz tė feve tė ndryshme, ata janė mė tolerantė, derisa tė tjerė qė kanė qenė mė tė izoluar i japin mė shumė rėndėsi fesė dhe mendoj se nuk janė aq tolerantė”, tha Besniku.

Donika Bajgora thotė se vėrehet njė dallim nga koha e pasluftės, kur tė rinjtė kanė qenė edhe mė tolerantė sesa qė janė tani.

“Mendoj qė para luftės ka pasur mė shumė tolerancė fetare, duke u nisur nga fakti se festat fetare janė festuar pavarėsisht se cilės fe i pėrket. Tash po mė duket qė ka mė pak tolerancė”, tha ajo.

Edhe i riu, Arbani nga Prishtina, 20 vjeē, mendon se ka tolerancė ndėrfetare. “Mendoj qė arsye e tolerancės ndėrfetare ėshtė se kemi njė rini demokrate”.

Por, ka edhe tė tillė qė vetes ia shtrojnė disa pyetje lidhur me tolerancėn ndėrfetare. Ai ėshtė Samiu nga Prishtina, student i Fakultetit tė Teologjisė.

“Mendoj se ka tolerancė fetare nė Kosovė. 96 pėr qind e popullatės, sipas statistikave tė fundit, janė deklaruar se i pėrkasin besimit islam. Por, mua mė intereson a do tė ekzistonte njė tolerancė e tillė sikur tė ishte e kundėrta? Po tė ishte Kosova me 96 pėr qind tė besimeve tė tjera e 4 pėr qind myslimanė?”, pėrgjigjet me kundėrpyetje Samiu.

Derisa Nora Kadriu, regjisore, deklaron se besimi te njerėzit ėshtė shumė individual, andaj secili duhet tė jetė tolerant sa i pėrket kėsaj ēėshtjeje.

“Mendoj qė ka tolerancė fetare, sidomos te tė rinjtė. Mė shumė i lidhė shoqėria, nuk bėjnė dallime fetare. Unė kam shumė shoqe katolike dhe kaloj shumė mirė, edhe pse unė i pėrkas fesė islame. Feja ėshtė shumė personale te secili njeri dhe tekefundit ne jemi tė gjithė shqiptarė tė Kosovės”, shprehet Nora.

Edhe arkitektja Vesa Nuhiu shprehet tolerante nė kėtė aspekt, por ja se ēfarė mendon pėr popullin e Kosovės nė pėrgjithėsi:

"Unė jam tolerante, unė e kam besimin tim dhe mendoj qė ėshtė ēėshtje personale. Nuk ka nevojė tė imponohet. Pėrndryshe, sa i pėrket popullatės, nė pėrgjithėsi, mendoj se ne si popull jemi shumė neglizhent ndaj pakėnaqėsive tė jetės, andaj si popull nuk e di a jemi tolerantė”.

Sidoqoftė, Raporti pėr Liritė Fetare nė botė, pėr vitin 2011, i Departamentit Amerikan tė Shtetit, i cili ka analizuar edhe gjendjen nė Kosovė, ka vėnė nė theks edhe ankesat e liderėve fetarė pėr “mungesėn e njė mekanizmi qė grupet fetare tė regjistrohen dhe tė fitojnė njė status legal”.

 

Mejdiu06.08.2012/09:17

Këti Aliut të teologjis dua ti them se së pari duhet të kem kamb e pastaj fe pa shtet dhe kamb nuk ke me pas fe, sa i përket atij përqindshit unë po të garantoj se shkit ta shkollat nuk ti kishin leju se për xhamia shpi e xhami ta kishin ba edhe ramazanin kurr nuk ta kishin marr a po e shef që nuk paskan pas me tu përzi në fe. Ky është fakt i gjall që ka qen shum kohë e afërt, rankoviqi ka than shqiptarët duhet tju ndertohen xhamit ata e kan vendin aty e kur kan leju një shkollë fillore ma shum msusa shkie se shqiptar ka pas than shqiptarve jav dhat pushkë...