Shpallen rezultatet e provimeve pranuese në UP

Publikuar: 04.08.2012 - 11:52

Prishtinė, 4 gusht - Publikimi i rezultateve tė provimeve pranuese nė Universitetin e Prishtinės (UP), tė premten, edhe nė faqen elektronike tė fakulteteve nuk ka arritur tė zbusė interesimin e konkurrentėve qė pėr rezultat tė vijnė dhe tė njoftohen direkt nė fakultet. Kėto rezultate pėr herė tė parė janė publikuar pėr tė gjitha njėsitė akademike edhe nė faqet elektronike tė fakulteteve.Para njėsive akademike tė UP-sė, gjatė tėrė ditės janė vėrejtur tė rinj qė kanė pritur tė shpallen rezultatet ashtu sikur ka ndodhur njė vit mė parė nė muret, dyert e dritaret me xhama tė fakulteteve.Dėshira pėr tė parė mė shpejt rezultatin e provimit, nuk i ka kėnaqur ta shohin vetėm nė formė elektronike, e cila pėr shkak tė ngarkesės sė madhe nė rrjet nuk ėshtė kompletuar deri nė orėt e vona tė ditės sė djeshme. Por, konkurrentėt janė informuar pėr rezultatet direkt edhe nė fakultete.

Ata nuk kanė duruar qė tė presin publikimin e kėtyre rezultateve nė mėnyrė elektronike qė si proces ka zgjatur dhe nuk ėshtė bėrė publik deri pas orės 17:00 pėr disa fakultete, pėr shkak tė ngarkesės sė madhe nė faqen elektronike tė Universitetit.

Mė tė pakėnaqur me rezultatet kanė mbetur kandidatėt e drejtimeve nė fakultetet mė tė kėrkuara. Nė Fakultetin Juridik, Ekonomik, Mjekėsi, Arkitekturė, Filozofik...disa kandidatė kanė filluar me ankesat, tė cilat me vendim tė Rektoratit do tė kenė afat kohor t’i dorėzojnė brenda 24 orėsh qė nga shpallja e rezultateve.

Sekretari i pėrgjithshėm i UP-sė Milaim Mazreku ka thėnė se tė gjitha fakultetet kanė pasur pėr obligim tė publikojnė rezultatet me 3 gusht. Sipas tij procesi i vlerėsimit ėshtė zhvilluar pa ndonjė raportim pėr shkelje, qė do tė mund tė pengonte publikimin e rezultateve, transmeton gazeta “Zėri”.

Mazreku ka theksuar se nė UP pėr herė tė parė ėshtė shėnuar avancim drejt publikimit tė rezultateve nė faqet elektronike tė fakulteteve, pėr tė njoftuar kandidatėt me rezultatet duke shmangur udhėtimin nga qytete apo vende jashtė Kosovės.

Ai ka thėnė se me momentin e shpalljes sė rezultateve kandidatėt kanė tė drejtė nė qoftė e janė tė pakėnaqur me rezultatin tė dorėzojnė ankesėn, dhe mė pas tė marrin pėrgjigje nga komisioni i fakultetit.

Nė disa fakultete nė UP konkurrenca arriti deri nė 20 veta pėr njė indeks. Nė drejtimet e preferuar nuk kanė mbetur vende tė lira. Numri nė shumė fakultete ėshtė plotėsuar ashtu si janė shpallur vende me konkurs.

Mbi 18 mijė veta kanė konkurruar pėr 9 mijė e 200 vende studimi.