Pare pa dhimtë për këshilltarët e huaj për “Kosova e Re”

Publikuar: 28.07.2012 - 11:12

Prishtinė, 28 korrik - Nuk kanė prodhuar akoma njė projekt definitiv dhe as qė ėshtė e sigurt qė puna e tyre do tė ketė ndonjė vlerė, por kėrkojnė mė shumė para. Kėrkojnė jo mė pak se 3.2 milionė euro jashtė kontrate. Tė kontraktuar nga Banka Botėrore pėrmes Projektit tė Asistencės Teknike Energjia nga Linjit PATEL, kompania “Price Waterhouese Cooper” janė paguar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik 3 milionė e 200 mijė euro edhe pse kjo sipas ish-drejtuesve tė Ministrisė sė Energjisė dhe Minierave nuk ishte e paraparė nė kontratė.Kėrkesėn pėr kėtė pagesė e ka bėrė drejtori i zyrės PATEL, Lorik Haxhiu. Ai nė kėrkesėn drejtuar ministrit tė atėhershėm tė Ekonomisė dhe Financave, Ahmet Shala, ministres sė Energjisė dhe Minierave, Justina Pula-Shiroka, dhe ministrit tė Administratės Publike, Mahir Yagcilar, thotė se iu kanė dalė edhe disa punė shtesė pėr t’i bėrė dhe fillimisht pėrllogaritjet pėr punėt shtesė i dalin 3.2  milionė dollarė, por siē duket kur e ka parė sinjalin e gjelbėr se kėto para do tė jepen pa asnjė hezitim, ai paraqet njė kosto tė re prej 5.3 milionė dollarė, qė konvertuar nė valutėn euro bėjnė 3.2 milionė euro.

Kjo pagesė shtesė ishte parė e paarsyeshme nga ish-ministrja Shiroka-Pula, meqė kjo kompani ishte paguar nga Banka Botėrore pėr punėt qė ka pasur pėr t’i kryer. Duke marrė parasysh kėtė, ish-ministrja Shiroka-Pula i kishte kthyer mbrapshtė. Por pagesa do tė shtyhej dhe realizohej pasi Besim Beqaj erdhi nė krye tė MZHE-sė, shkruan Preportr.

Fillimisht Beqajt i ishte dukur e paarsyeshme pagimi i kėtyre parave shtesė, dhe pėr kėtė arsye ai ka kėrkuar opinionin e auditorit  pėr kėtė kompani nė lidhje me procedurat. Ai gjithashtu ka marrė edhe “aminin” e Bankės Botėrore pėr ta bėrė kėtė pagesė.

“Preportr” pėrmes tri kėrkesave pėr qasje nė dokumente publike ka kėrkuar qė ta shohė dokumentin e ekzekutimit tė kėtyre mjeteve, por ky dokument nuk ėshtė dhėnė nga MZHE-ja. Kjo ministri fsheh gjithashtu edhe personin qė nėnshkroi ekzekutimin e 3.2 milionė eurove.

Price Waterhouese Cooper ėshtė kompani qė nė vitin 2004 ėshtė angazhuar nga kompania tjetėr qė ka njė ndikim dominues nė KEK, Tetra Tech. Pėrfaqėsuesi i kėsaj kompanie nė KEK, Masoud Keyan, sipas njė hulumtimi tė Preportr del si drejtori i vėrtet i kėsaj kompanie.

Nė lidhje me kėtė ēėshtje, “Preportr” ka kontaktuar edhe ish-ministren Shiroka-Pula. Ajo thotė se e ka marrė kėrkesėn pėr pagesė shtesė pėr kėshilltarėt e transaksionit, por edhe pėrkundėr faktit se i janė alokuar mjetet nga Ministria e Ekonomisė dhe Financave, nuk i ka ekzekutuar kėto para, “pasi qė kėta kėshilltarė ishin kontraktuar dhe paguar nga Banka Botėrore pėr analizat dhe rekomandimet qė kanė pasur pėr t’i bėrė pėr projektin nė fjalė”.

“Preportr” ka siguruar edhe letrėn (kėrkesėn) qė Lorik Haxhiu ia ka dėrguar tre ish-ministrave pėrmes sė cilės kėrkohen 3.5 milionė dollarė shtesė, dhe pėrgjigjen qė Shiroka- Pula ia shkruan Ahmet Shalės, si ministėr i Financave nė atė kohė, dhe pėrfaqėsuesit tė Bankės Botėrore pėr Kosovė Ranjit Nayak. Nė kėtė letėr  ajo cek disa arsye pse nuk duhet bėrė pagesa shtesė  pėr kompaninė “Price Waterhouese Cooper”. Pėrmes letrės nė fjalė, ajo shpreh pakėnaqėsinė e saj me punėn e kėtyre kėshilltarėve, duke shtuar se ata ishin tė kontraktuar nga Banka Botėrore e jo nga qeveria.

Ajo i ėshtė referuar disa citimeve prej letrės sė Lorik Haxhiut qė i ėshtė drejtuar edhe asaj.

“Sa i pėrket ‘…angazhimit konstruktiv tė kėshilltarėve…’, unė mendoj se roli dhe qasja e deritashme e kėshilltarėve tė Bankės Botėrore nė projektin PATEL nuk ka qenė ajo qė unė dhe Komiteti Drejtues kemi pritur’, thuhet nė kėtė letėr e cila vinte si pėrgjigje ndaj kėrkesės sė Lorik Haxhiut, tė shkruar nė tė njėjtėn ditė mė 4 nėntor 2010.

Kurse nė njė paragraf  tjetėr ajo i bėn fajtorė pikėrisht kėshilltarėt pėr vonesė tė ndėrtimit tė termocentralit “Kosova e Re”.

Nėse kėshilltarėt do tė kishin marrė nė konsiderim dhe do tė respektonin vizionin e institucioneve vendore (tė paraqitur qartė nė Strategjinė e Energjisė 2009-2018, tė miratuar nga Qeveria, por qė u ndryshua nė Kuvend) dhe kėrkesat tona, mendoj se sot do tė kishte filluar ndėrtimi i termocentralit tė ri.

Por, megjithė kėtė pėrgjigje, Ahmet Shala pa asnjė hezitim kishte bėrė kėrkesėn pėr ekzekutimin e kėtyre mjeteve dhe i kishte alokuar ato nė Ministrinė e Energjisė dhe Minierave.

Ministria e Financave jep tjetėr interpretim nė lidhje me shumėn e pagesės qė i ėshtė dhėnė kėsaj kompanie. Edhe pse Qeveria ka miratuar kėrkesėn e kėsaj ministrie pėr aprovimin e 3.2 milionė eurove, zėdhėnėsi i kėsaj ministrie Muharrem Shahini thotė se janė paguar vetėm 1 milion e 914 mijė e 614 euro. 

“Edhe pse kėtė kompani e ka kontraktuar ish-Ministria e Energjisė dhe Minierave, ne ju siguruam tė dhėnat si vijon. Nė  bazė tė tė gjitha tė dhėnave qė posedojmė nė Ministrinė e Financave pėr pagesat pėr Kompaninė “Price Waterhouse Cooper” rezulton se mė  23.12.2011 janė paguar 1,908,492.33 euro, si dhe mė 06.04.2012 janė paguar 6,122.13 euro. Pagesa tė tjera nuk figurojnė tė jenė paguar pėr kėtė kompani, kėshtu qė ju lutem qė pėr tė dhėna tė tjera tė interesoheni nė Ministrinė e Zhvillimit Ekonomik dhe ju njoftojnė se pėr ēka janė bėre kėto pagesa”, thotė Shahini.

Sipas njė burimi tė “Preportr”, ka pasur shumė hezitime pėr nėnshkrimin e vendimit pėr ekzekutimin e kėtyre parave, dhe ato mjetet janė ekzekutuar me nėnshkrim tė Lorik Haxhiut, pėrgjegjėsi e tė cilit nuk janė vendimet e tilla. Edhe pse Preportr ka kėrkuar decidivisht  tė marrė informacione nga MZHE-ja se kush e ka nėnshkruar vendimin pėr ekzekutimin e kėtyre parave, nuk ėshtė dhėnė ky informacion e as dokumenti i vendimit.

“Ekzekutimi i pagesės pėr shėrbimet shtesė pėr kompaninė “Price Waterhouese Cooper” ėshtė bazuar nė vendimin e qeverisė nr. 05/148 tė datės 05.11.2010, Ligjin pėr Buxhetin 2011, pėlqimin nga Banka Botėrore dhe opinionin e Auditorit Gjeneral. Kemi mirėkuptim pėr kėrkesėn tuaj tė pėrsėritur, por duhet tė ju informojmė se urdhėresėn pėr pagesėn e faturės e ka nėnshkruar personi i autorizuar me ligj dhe me aktet e brendshme tė MZHE-sė. Kjo ėshtė pėrgjigja e vetme tė cilėn mund tė merrni nga ne”, thotė Diana Krasniqi, zyrtare pėr pranimin e kėrkesave pėr qasje nė dokumente publike. 

Sipas saj, MZHE-ja pėr kėtė punė e ka pyetur edhe Bankėn Botėrore dhe pagesa ėshtė realizuar vetėm pasi BB kishte dhėnė pėlqimin qė tė paguhen ekstra kėshilltarėt.

“Duke marrė parasysh faktin se kėshilltarėt janė angazhuar si rezultat i marrėveshjes pėr Financim pėr Bankėn Botėrore, ekzekutimi i pagesės ėshtė bėrė nė momentin e marrjes sė pėlqimit (no objection) nga Banka Botėrore pėr kėtė ēėshtje”, shton Krasniqi nė pėrgjigjen zyrtare tė MZHE-sė.

”Preportr” ka kontaktuar edhe Lorik Haxhiun, por ai aq mė pak ka shprehur bashkėpunim pėr kėtė ēėshtje, e qė nė fakt ėshtė personi mė kryesor, pasi qė ai e ka bėrė kėrkesėn pėr pagesė shtesė. Haxhiu  ka refuzuar t’i pėrgjigjet pyetjes konkrete se a ka nėnshkruar ose jo vendimin pėr ekzekutimin e mjeteve”.

“Nuk dua tė flas pėr kėtė, mė mirė folni me zyrėn pėr media tė ministrisė, siē keni bėrė deri mė tani”. Kaq kanė qenė fjalėt e vetme Haxhiut.

“Preportr” ka kontaktuar dhe me Bankėn Botėrore, pėr tė marrė sqarime nė lidhje me kėtė ēėshtje. Drejtori i Bankės Botėrore nė Kosovė, Jan-Peter Olters, ka thėnė se “Price Waterhouse Coopers” kanė qenė tė angazhuar nga Qeveria e Kosovės dhe kontrata ėshtė nėnshkruar ndėrmjet Qeverisė sė Kosovės dhe PWC-sė. Sipas tij, konsulentėt kanė qenė tė financuar nėpėrmjet grantit pėr PATEL dhe buxhetit tė konsoliduar tė Kosovės dhe se Banka Botėrore nuk ka bėrė vėrejtje ndaj kontratės, ndėrsa thotė se administrimi i kontratės ėshtė pėrgjegjėsi e agjencisė implementuese.

 

Albert Syla28.07.2012/13:01

Armiqtë më mëdhenj të shtetit tonë jemi vet ne. Ishalla don zoti e behemi ndonjeherë shtet prej se verteti e i vejmë para drejtesise keta pakurrizor dhe armiq te shtetit.

E kyfar Masoudi hiqet si me qenë zot në KEK, pasiqë e ka kuptuar qartë se nuk ka ndonjë rrezik nga njerëz të korruptuar të politikës dhe menaxherë poashtu të korruptuar të KEKut