Qeveria: Ballafaqimi me të kaluarën dhe pajtimin do kohë

Publikuar: 23.07.2012 - 11:05

Prishtinė, 23 korrik - Qeveria e Kosovės nuk e di se kur mund tė fillojė trajtimi i rasteve tė ballafaqimit me tė kaluarėn dhe pajtimin nga ana e Grupit Punues Ndėrministror qė ėshtė themeluar pėr kėtė ēėshtje. Nė ekzekutiv kanė thėnė se nė kėtė fazė, grupi ėshtė nė proces tė  funksionalizimit, ndėrsa kanė paralajmėruar qė ballafaqimi me tė kaluarėn dhe pajtimin do tė jetė njė punė qė do tė marrė kohė, shkruan “Koha Ditore”.

Zėvendėsministri i Drejtėsisė nė Qeverinė e Kosovės, Daut Xhemajli, ka treguar se vendimi pėr themelimin e Grupit tashmė ėshtė marrė dhe se tashmė janė afatet e caktuara pėr formėsimin e tij me pėrfaqėsues nga Qeveria dhe institucione tė tjera.

“Nė kėtė fazė nuk mund tė flitet pėr rastin e parė tė ballafaqimit me tė kaluarėn dhe pajtimin nga ky grup punues ndėrministror, duke pas parasysh se ky ėshtė dhe do tė jetė njė proces shumė i gjatė e kompleks”, ka thėnė ai. “Vendimi pėr themelimin e kėtij grupi ėshtė i datės 4 qershor dhe, sipas kėtij vendimi, institucionet qė do tė pėrfaqėsohen nė kėtė grup, i kanė afatet tė caktuara pėr propozimet e tyre. Qeveria brenda dy muajve duhet t’i propozojė pėrfaqėsuesit e vet, ndėrsa Zyra e kryeministrit, brenda katėr muajve, nga nxjerrja e vendimit, duhet fillojė funksionalizimin e tij”.

Xhemajli e ka arsyetuar vendimin pėr themelimin e Grupit Punues Ndėrministror pėr Ballafaqim me tė Kaluarėn dhe Pajtimin.

“Ballafaqimi me tė kaluarėn ėshtė i domosdoshėm nė Kosovė, sepse familjarėt e viktimave dhe tė personave tė zhdukur, bile edhe qytetarėt e tjerė kanė tė drejtė tė dinė me saktėsi kush dhe pse ka ushtruar dhunė nė familjarėt e tyre dhe ku gjenden varret apo eshtrat e tyre, e pastaj edhe kompensimi financiar lehtėson paksa pasojat dhe dhembjet e familjarėve”, ka thėnė ai. “Sipas meje, ėshtė e domosdoshme qė nė kėtė proces tė gjatė tė pėrfshihen tė gjithė mekanizmat e shtetit tė Kosovės, pavarėsisht sesa i gjatė do tė jetė ai”.

Sipas zėvendėsministrit tė Drejtėsisė, kurrė nuk ėshtė vonė pėr kompensimin e dėmit tė shkaktuar.

“Dua tė rikujtoj diēka shumė me rėndėsi, qė nuk nėnkupton pėrfitime sot pėr sot apo  shpejt e shpejt - Gjermania nė fund tė vitit 2010 ka paguar kėstin e fundit prej 69,9 milionė eurosh tė reparacioneve pėr luftėn e viteve 1914-1918”.

Mė 4 qershor tė kėtij viti, Qeveria e Kosovės nxori njė vendim pėr themelimin e Grupit Punues Ndėrministror pėr Ballafaqim me tė Kaluarėn dhe Pajtimin. Ky Grup qė do tė kryesohet nga pėrfaqėsuesi i Zyrės sė Kryeministrit do tė pėrbėhet nga gjithsej 20 veta - 7 pėrfaqėsues qė vijnė nga ministri tė ndryshme, njė pėrfaqėsues nga Presidenca, njė nga Instituti pėr Hulumtimin e Krimeve tė Luftės, njė nga Komisioni Qeveritar pėr Personat e Pagjetur, njė tjetėr nga Komisioni pėr Gjuhė dhe 8 pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile. Nė cilėsinė e ekspertėve dhe vėzhguesve do tė jenė tė ftuar plot 13 veta tė tjerė qė vijnė nga institucione vendore, sidomos nga ato ndėrkombėtare.

Qėllimi i kėtij Grupi thuhet tė jetė “ballafaqimi me shkeljet masive tė tė drejtave tė njeriut dhe shkeljet e rėnda tė sė drejtės humanitare ndėrkombėtare nė tė kaluarėn nė Kosovė, qė pėrfshin luftėn e fundit dhe periudhėn e transicionit, duke marrė parasysh pikėpamjet e tė gjitha komuniteteve nė Kosovė, me qėllim qė tė promovohen pajtimi dhe paqja e qėndrueshme, nė mes tjerash, duke siguruar pėrgjegjshmėrinė, arritjen e drejtėsisė, ofrimin e kompensimit pėr viktimat, lehtėsimin e kėrkimit tė sė vėrtetės, promovimin e shėrimit, marrjen e tė gjitha masave tė nevojshme pėr tė rikthyer besimin nė institucionet e shtetit dhe zbatimin e sundimit tė ligjit nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut dhe standardet e drejtėsisė transicionale”.

Vendimin pėr themelimin e Grupit Punues Ndėrministror pėr Ballafaqim me tė Kaluarėn dhe Pajtimin e ka kundėrshtuar lideri i forcės sė dytė mė tė madhe opozitare, lėvizjes “Vetėvendosje”, Albin Kurti.

Nė njė prononcim publik, Kurti ka thėnė se krimet e Serbisė nė Kosovė janė tė gjata nė kohė dhe tė mėdha nė pėrmasa.

“Kush ėshtė kjo Qeveri qė nė emėr tė shekullit XIX, XX po edhe XXI dhe pėr tė gjithė kėta shekuj dėshiron tė pajtohet me Serbinė nė atė qė po e quajnė pajtim historik. Pse ky rol dhe pse kjo nguti. Ēka fitojmė me kėtė pajtim e pas kėtij pajtimi”, ka pyetur ai. 

Lideri i “Vetėvendosjes” ėshtė shprehur se pajtimi i propozuar nga ky Grup ofron opinionet e palėve para fakteve tė krimeve dhe dialog gjithėpėrfshirės para drejtėsisė gjyqėsore.

“Ky Grup ėshtė zėvendėsimi i shkencės me letėrsinė. Ne kemi nevojė pėr fakticitet dhe gjyqėsi. Pėr hetime serioze pėr krimet e luftės e tė pasluftės dhe pėr njė rrėfim tė vetėm – pėr rrėfimin e gjykatave tė drejta e tė paanshme teksa ndajnė drejtėsi. Nė kushtet kur s’kemi drejtėsi gjykatash, drejtėsia transicionale do tė jetė padrejtėsi pa transicion”, ka thėnė ai.

Sipas Kurtit, gjatė kėtyre 13 vjetėve tė pasluftės janė organizuar pafund konferenca e seminare ndėrkombėtare e vendore me viktimat e tė gjitha palėve.

“Kemi qenė dėshmitarė se si pajtimi qė synohet nuk ėshtė pajtimi midis palėve, por pajtimi i tė gjitha palėve me ‘faktin’ se kriminelė e viktima paska pasur nga tė gjitha palėt. Efekti dihet: dekurajimi i tė gjithėve nga tė gjitha palėt pėr kėrkim tė drejtėsisė”, ka thėnė ai.

Sipas Kurtit, nuk mund tė ketė ballafaqim dhe pajtim pėr tė kaluarėn pa njė qasje ndryshe tė Kosovės kundrejt Serbisė.