OSBE dhe SEEMO: Dënohet sulmi ndaj gazetarit Halil Matoshi

Publikuar: 12.07.2012 - 18:18

Vjenė, 12 korrik - Pėrfaqėsuesja pėr lirinė e mediave e OSBE-sė, Dunja Mijatoviq sot e ka dėnuar sulmin fizik ndaj gazetarit tė Kohės Ditore, Halil Matoshi, njoftoi Zyra e OSBE-sė nė Vjenė.

Matoshi ishte sulmuar nė mbrėmjen e 10 korrikut nga tre persona tė paidentifikuar, kur po largohej nga njė ngjarje kulturore nė Prishtinė.

Matoshi ia doli tė largohet dhe mė vonė ėshtė trajtuar nė spital.

Nė njoftimin e OSBE-sė thuhet se Halil Matoshi ėshtė i njohur pėr raportimin e tij investigues dhe kritikat ndaj politikanėve dhe zyrtarėve publikė.

“Ky sulm ka mundur tė jetė fatal pėr gazetarin. Unė jam e lumtur qė Halil Matoshi ia doli t’iu shmanget sulmuesve tė tij”, tha Mijatoviq, dhe shtoi se “dhuna kundėr gazetarėve ėshtė sulm kundėr shprehjes sė lirė dhe shoqėrisė nė tėrėsi dhe unė fuqishėm i dėnoj tė gjitha aktet e tilla”.

Sumin ndaj Halil Matoshit e ka dėnuar edhe Organizata pėr Media e Evropės Juglindore SEEMO, me seli nė Vjenė, qė ėshtė pjesė pėrbėrėse e Institutit Ndėrkombėtar tė Shtypit.

“I bėjmė thirrje policisė qė t’i gjejė autorėt e sulmit sa mė shpejtė qė tė jetė e mundur dhe t’i vė ata para drejtėsisė”, thuhet nė komunikatėn e SEEMO-s.

pejoni12.07.2012/18:51

I bëjmë thirrje policisë që ti gjejë autorët e sulmit sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe ti vë ata para drejtësisë, thuhet në komunikatën e SEEMOs.... O zotri te Europes ,autoret dihen dhe Ju e dini edhe me mire , me sa e din audienca e gjere, Halili nuk eshte ne hasmeri me kerkend dhe nuk eshte njeri i pasur dhe i bizniseve per te pas ndonje konflikt...etj. por keto sulme vazhdimisht i behen prej atyre autorve qe jane porosites i te keqijave "zotet e mjegulles " e qe Halili me pasuri dhe guxim intelektual qe ka , shkruan dhe i demaskon pa pra . Pra zotni te Europes lexoni artikujt e Halil Matoshit dhe aty do te gjeni autoret e keture veprave te shemtuara.