Fol: Korrupsioni në Kosovë përtej perceptimit

Publikuar: 01.07.2012 - 14:25

Prishtinė, 1 korrik - Lėvizja FOL, nė kuadėr tė punės sė sajė kundėr korrupsionit, ka filluar njė sektor tė ri: Statistikat e Korrupsionit nė Kosovė. Kjo ėshtė mundėsuar duke shkrirė punėn dyvjeēare tė ekipit tė FOL nė monitorimin e korrupsionit nė Kosovė.Nė kuadėr tė kėtij sektori tė ri, FOL sot ka bėrė publike statistikat qė tregojnė korrupsionin pėrtej perceptimit publik:

Korrupsioni nė Kosovė, i lidhur ngushtė me krimin e organizuar, ėshtė pengesa kryesore pėr sundim tė ligjit, zhvillim ekonomik si dhe funksionim demokratik tė institucioneve publike tė Kosovės. Efektet e korrupsionit janė gjithėpėrfshirėse dhe ndjehen nė tė gjitha fushat dhe sektorėt e qeverisjes. Shpėrndarja e gjerė e korrupsionit po thellon hapėsirėn ndėrmjet qytetarit dhe institucioneve publike. Kjo gjendje ka ndikuar qė besimi i qytetarėve nė institucionet publike tė jetė shumė i ulėt, diēka qė po manifestohet tashmė pėr vite tė tėra edhe nga shkalla gjithnjė e mė e ulėt e pjesėmarrjes sė qytetarėve nė zgjedhje. Pasoja tė kėsaj gjendjeje janė tė shumta, por ajo qė ėshtė shumė e rėndėsishme nė kėtė kontekst ėshtė hapėsira qė kjo krijon pėr inkurajimin e njė tendence drejt zhvillimit tė njė sistemi paralel tė ofrimit tė shėrbimeve publike. Nė ekonomi, kjo reflektohet me ekzistimin e tregut tė zi qė dėmton drejtpėrdrejt buxhetin publik tė Kosovės dhe shkel tė drejtat e njeriut.

Duke shkrirė punėn dyvjeēare tė ekipit tė FOL nė monitorimin e korrupsionit nė Kosovė, organizata po bėn njė hap tjetėr mė tė avancuar nė pėrmbushjen e misionit tė saj pėr tė kontribuar nė luftėn kundėr korrupsionit duke krijuar njė sistem tė Statistikave tė Korrupsionit nė Kosovė. Ky sistem do tė mundėsojė publikimin e rregullt tė statistikave tregojnė korrupsionin pėrtej perceptimit publik, duke i mundėsuar kėshtu opinionit tė gjerė publik, si individėve ashtu edhe institucioneve publike, qė t’i lexojnė nė mėnyrėn e tyre kėto tė dhėna, dhe qė tė mund ta bėjnė kėtė duke u bazuar nė tė dhėna tė matshme. Mė tej, kjo do t’u ndihmonte pėr tė kuptuar dhe analizuar mė mirė punėn dhe kontributin e tyre dhe hapėsirat ku nevojiten pėrmirėsime. 

FOL po krijon njė sistem qė ėshtė i ri jo vetėm nė Kosovė por mbase edhe nė nivel rajoni, dhe mėton tė avancoj kėtė praktike tė Statistikave tė Korrupsionit. Kėto tė dhėna do tė freskohen nė vazhdimėsi dhe kategori tė reja do tė krijohen pėr tė zhvilluar mė tej kėtė qasje tė re, e cila ėshtė kyce nė veēanti pėr matjen e ndikimit tė zbatimit tė ligjeve dhe politikave anti-korrupsion nė vendi. Qėllimi i kėtij sistemi nuk ėshtė qė ne si organizatė tė dalim me konkluzione pėr kėto statistika, por ato do t’ia lėmė secilit personalisht qė t’i nxjerr. Ne presim qė kėto tė dhėna tė jenė tė dobishme pėr institucionet tona, sidomos Gjyqėsorin, qė tė reflektojnė dhe tė rrisin efektivitetin e luftės kundėr korrupsionit, i cili faktikisht po mban peng tė ardhmen tonė evropiane.



Pse statistikat e korrupsionit? 



Sa i pėrket korrupsionit nė Kosovė, ka njė debat shpeshherė tė ashpėr, ndėrmjet perceptimit dhe realitetit. Disa argumentojnė se korrupsioni ėshtė i ekzagjeruar nga perceptimi publik i tij, dhe se kjo ushqehet nga deklarime tė shpeshta publike tė pabazuara nė fakte. Sipas barometrit tė perceptimit tė korrupsionit pėr vitin 2011, tė realizuar nga organizata Transparency International, perceptimi pėr korrupsionin nė Kosovė ėshtė shumė i lartė. Nė njė shkallė nga 0 - 10, ku 0 do tė thotė qė vendi perceptohet si shumė i korruptuar dhe 10 qė njė vend ėshtė perceptuar si shumė i pastėr, Kosova ka vlerėsimin 2.9, qė nėnkupton se vendi shihet nga qytetarėt si tejet i korruptuar 

Gjatė vitit 2010 Lėvizja FOL ka bėrė njė pėrpjekje qė tė ndajė perceptimin nga realiteti duke publikuar nė mėnyrė tė rregullt raportin “Monitoruesi i Korrupsionit”. Kur kemi filluar punėn me kėtė raport, shumė institucione janė gjetur tė papėrgatitura, dhe si rezultat ato nuk kanė mundur tė pėrgjigjen nė pyetjet tona pėr statistikat e korrupsionit. Sot, pas njė pune dyvjeēare, disa institucione kanė krijuar sisteme tė mira tė bazės sė tė dhėnave pėr korrupsionin. Ky projekt gjithashtu ka kontribuar nė themelimin e grupit tė veēantė tė prokurorėve qė do tė merren ekskluzivisht me zgjidhjen e lėndėve me natyrė korruptive. Kjo tregon se veprat penale tė keqpėrdorimit tė detyrės zyrtare janė duke u bėrė prioritet i prokurorive tė rregullta publike.  

Monitoruesi i Korrupsionit gjatė vitit 2010 ėshtė publikuar ēdo muaj, dhe pėrmes tij janė publikuar rregullisht statistika, pra numra konkretė, sa i pėrket gjendjes sė korrupsionit nė Kosovė dhe pėrgjigjes sė institucioneve publike ndaj korrupsionit. Monitoruesi i Korrupsionit ėshtė i vetmi matės i progresit nė fushėn e politikave kundėr korrupsionit nė Kosovė i cili shkon pėrtej perceptimit.

Qėllimet e projektit tė Monitoruesit tė Korrupsionit janė tė shumėfishta, duke filluar nga krijim i njė pasqyre tė bazuar nė fakte rreth gjendjes sė korrupsionit dhe aktiviteteve tė institucioneve publike nė luftimin e tij,e deri te ushtrimi i presionit ndaj tyre pėr tė pėrmirėsuar punėn e tyre nė kėtė derjtim. Te dhėnat statistikore tė mbledhura pėrmes tij tregojnė se pėrderisa korrupsioni ėshtė nė nivel tė lartė reagimi i institucioneve, si Prokuroritė, gjykatat e institucioneve tė tjera, lė shumė pėr tė dėshiruar.



Pėrmbledhje ekzekutive:



Statistikat e korrupsionit tregojnė se nė Kosovė gjatė vitit 2010 pothuajse ēdo ditė ka pasur njė vepėr korrupsioni, pėrderisa nė vitin 2011 kjo pothuajse ėshtė dyfishuar nė dy vepra apo akte tė korrupsionit nė ditė, sipas tė dhėnave nga Policia e Kosovės. Nė anėn tjetėr, prokuroritė publike kanė bėrė gjithsej 1273 kallėzime penale pėr korrupsion gjatė vitit 2010 dhe 2011. Kjo tregon se pothuajse ēdo ditė janė ushtruar nga 4 kallėzime penale. Kostoja e supozuar e korrupsionit nė Kosovė gjatė vitit 2011 ishte mbi 11 milionė euro. Gjatė vitit 2010 janė arrestuar gjithsej 50 persona pėr korrupsion, gjė qė i bie qė pothuajse ēdo muaj janė arrestuar 5 persona nėn dyshime pėr pėrfshirje nė akte tė korrupsionit. Statistikat tregojnė edhe pėr natyrėn e korrupsionit nė Kosovė.

Shpėrdorimi i detyrės zyrtare ėshtė forma mė e pėrhapur e korrupsionit nė Kosovė. Sipas Kodit tė Pėrkohshėm Penal,   kjo vepėr pėrkufizohet nė kėtė mėnyrė:  “Personi zyrtar i cili, me qėllim tė pėrfitimit tė kundėrligjshėm tė dobisė pasurore, pėr vete ose pėr tjetrin, ose pėr organizatėn e biznesit, apo tė shkaktimit tė dėmit pėr personin tjetėr ose pėr atė organizatė tė biznesit, shpėrdoron pozitėn e tij zyrtare, tejkalon kompetencat ose nuk i pėrmbush detyrat zyrtare, dėnohet me burgim deri nė njė vit.”  

Sa i pėrket shtrirjes gjeografike tė korrupsionit nė Kosovė, listės i prijnė Prishtina, Prizreni dhe Mitrovica. Rajoni i Prishtinės prin me numrin mė tė lartė tė lėndėve gjyqėsore pėr korrupsion, kjo mbase pėr shkak se tė gjitha institucionet kryesore qeveritare janė nė Prishtinė.

Gjykata kryesisht japin dėnime shumė  tė buta pėr raste tė korrupsionit. Gjatė vitit 2011 gjykatat kanė shqiptuar dėnim me burg vetėm pėr 20 persona nga gjithsej 135 sa janė dėnuar pėr korrupsion deri mė tani. Efektiviteti i gjykatave nė luftėn e korrupsionit ėshtė rreth 50%, pra po aq lėndė sa kanė trajtuar pėr korrupsion po aq mbetet tė pazgjidhura.