Në Prishtinë u inaugurua objekti i Agjencionit për Regjistrim Civil

Publikuar: 27.06.2012 - 14:04

Prishtinė, 27 qershor - Nė Prishtinė ėshtė inauguruar objekti i ri i Agjencionit pėr Regjistrim Civil (ARC), i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Nė ceremoninė e inaugurimit morėn pjesė, ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, zėvendėsministri, Ismet Ibishi, Sekretari i Pėrgjithshėm, Ilhami Gashi, kyreshefi Ekzekutiv i ARC-sė, Blerim Camaj dhe zyrtarė tė tjerė tė lartė vendas dhe ndėrkombėtarė.

Ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, theksoi se jemi krenarė qė po inaugurohet ky objekt, i cili ėshtė i pėrgatitur shumė mirė teknikisht dhe qė do tė jetė nė shėrbim tė qytetarėve tė Prishtinės dhe nė pėrgjithėsi tė Agjencionit pėr Regjistrim Civil.

“Kėtu do tė vendosen Qendra Komunale pėr Regjistrim Civil dhe Qendra Komunale pėr Regjistrim tė Automjeteve dhe pjesa e gjendjes civile pėr vulat apostile. Po ashtu do tė vendosen pjesa mė e madhe e Agjencionit tė Regjistrimit Civil, pėrveē pjesės sė prodhimit tė dokumenteve pėr tė cilin do tė ndėrtojmė njė objekt tjetėr, qė do tė ketė kushte tė posaēme”, theksoi ministri Rexhepi.

Ministri Rexhepi theksoi se objekti do tė krijoj kushte optimale pėr tė punėsuarit, ku do tė jenė diku rreth 150 zyrtarė qė do tė punojnė, nė tė njėjtėn kohė edhe pėr qytetarėt e Prishtinės, qė deri mė tash ėshtė dashur nė shumė vende tė shkapėrderdhura pėr tė marrė dokumentet dhe pėr tė bėrė aplikimet dhe tash tė gjitha janė tė koncentruar nė njė vend. Pra do tė ketė shėrbime mė tė mira, mė tė shpejta dhe vetė objekti i ėshtė pėrshtatur planit hapėsinor dhe urbanistik dhe ėshtė punuar nė mėnyrėn mė tė mirė.

“Ky objekt ka mbi 4 mijė e 500 metra katrorė hapėsirė, ėshtė gjashtė kate dhe ka kushtuar mė shumė se 2 milion e 500 mijė euro. Pra njė objekt qė ka marrė njė kosto solide, janė shumė tė shtrenjtė, por janė reprezentativė”, tha ministri Rexhepi.