'EULEX-i nuk është duke bërë asgjë'

Publikuar: 12.06.2012 - 18:27

Prishtinė, 12 qershor  - “EULEX-i nuk ėshtė duke bėrė asgjė nė luftėn kundėr korrupsionit nė nivele tė larta” ėshtė slogani i fushatės sė re e cila sapo ka filluar tė emetohet nė stacionet televizive nė Kosovė. Spoti i kėsaj fushate ėshtė duke u transmetuar nė tė gjitha televizionet kryesore, kurse nė tėrė Kosovėn janė duke u shpėrndarė mė shumė se 35,000 fletushka me tė njėjtėn porosi si dhe fanella dhe freskues ajri pėr makina nė mbėshtetje tė Agjencisė Kosovare Kundėr korrupsionit. Spotin televiziv mund ta shikoni kėtu: http://www.eulex-kosovo.eu/al/videos/anticorruption.php

 Kjo fushatė ėshtė iniciativė e Zyrės pėr Shtyp dhe Informim Publik tė EULEX-it (ZSHIP).

 “Fushata i ka dy qėllime kryesore,” tha Nicholas Hawton, udhėheqės i ZSHIP, “Sė pari, ne duam ta demantojmė mendimin se asgjė nuk ėshtė duke u bėrė nė luftimin e korrupsionit. Pėrderisa korrupsioni kurrė nuk do tė eliminohet nė tėrėsi dhe mbetet edhe shumė pėr tė bėrė, nė anėn tjetėr ėshtė duke u bėrė progres. Pėr shembull, janė nxjerrė tridhjetė e tri aktvendime pėr raste tė mėdha tė korrupsionit nė nivele tė larta; gjashtėdhjetė hetime janė nė vijim e sipėr. Ndėr tė shpallurit fajtorė ka gjykatės, policė, zyrtarė qeveritarė dhe politikanė. Kėto nuk janė fakte tė parėndėsishme,” tha Hawton.

 “Sė dyti, ne duam ta theksojmė faktin se EULEX-i nuk mund tė bėjė mė shumė. Nė luftimin e korrupsionit duhet tė angazhohemi tė gjithė ne. EULEX-i merret me rastet e nivelit tė lartė, tė ndėrlikuara dhe qė marrin kohė. Por, pjesa dėrmuese e punės nė luftimin e korrupsionit ėshtė duke u bėrė nga autoritetet vendase. EULEX-i mund tė merret vetėm me njė pjesė tė kėtij problemi. Prandaj, ne kėtė po e bėjmė bashkėrisht dhe nė mbėshtetje tė autoriteteve vendase. Kjo ėshtė arsyeja pse ne po e pėrkrahim agjencinė vendase kundėr korrupsionit dhe po e reklamojmė linjėn e tyre telefonike pa pagesė,” tha Hawton.

I ftojmė tė gjithė qytetarėt nė Kosovė qė t’i raportojnė pėrvojat e tyre personale me korrupsionin tek autoritetet pėrkatėse. Gjatė ditėve nė vijim, Zyra e EULEX-it pėr Shtyp dhe Informim Publik do tė ndėrmerr hapa konkret nė mbėshtetje tė Kėshillit Kundėr Korrupsionit, Agjencisė Kundėr Korrupsionit dhe Inspektoratit tė Policisė tė Kosovės.

 

Gazi.pr13.06.2012/09:02

A po mendoni ju Eulex qe ne populli jemi krejt budallenj dhe ju besojm vetem fjaleve ku jan veprat. Qka do te ndoshte ne vendin tuaj sikur nje rektor te fallsifikonte qmimin per cilesi, te blente nje qmim me para te universitetit, ne cilin vend te juajin njerzit behen milionera brenda nates, ne cilin vend te juajin vidhet ari, droga etj neper stacione te policis dhe nuk je pergjegjsi askush, ne cilin vend te juajin akuzohen njerzit per ... sje e tentim ... sje dhe ende ushtrojn detyren ne parlament. Flej EULEX flej. Kjo eshte ofendim edhe per popullin hajt se ky popull eshte i dores se dyteketa nuk meritojn me shume apo sigurisht keshtu mendoni dhe vidhni edhe ju sa te mundni.

fllaza.pr13.06.2012/08:52

I paskeni qellimet e mira ju ne EULEX po veprime konkrete nuk ka.Cilat jane rastet serioze qe duhet hetuar e denuar sipas jush? Krimi i organizuar dhe kriminelet ne veri nuk jane raste serioze sipas jush, ... sjet politike pasluftes nuk jan raste serioze sipas jush, rasti i Adem Grabovcit me arme ne gjysme te nates nuk eshte serioz sipas jush, pasurimi i paligjshem milionesh i jashtligjshem i shum zyrtareve dhe politikajve nuk eshte rast serioz sipas jush, pislleqet e SHIKUT dhe njerzve ne te nuk jan raste serioze sipas jush, Azem Syla, Shaip Muja, Kadri Veseli, Kamishi, Grabovci, Sami Lushtaku e shum e shum te tjere qe e perbejne kupollen e krimit nuk qenkan asgje per ju e per qfar suksesi po flitni tjeter kur neper stacione te policis vidhen ari e droge. Kta njerez ia kan nxene frymen Kosoves nese nuk qiten para drejtesis keta njerezateher edhe ju jeni bashkepjesmarres ne krim. Turp per ju.

agimi13.06.2012/01:56

Eulexi ka ardhe per pushime vjetore dhe rroga te majme e ishalla na e zgat zoti po ju luteshin dhe mos na e prishin terezin dhe lenani ne qetsi se dhe UNMIK e ka hanger qyl dhe ska ba asgje