Shqiptarja, studentja më e mirë e arkitekturës në Gjermani

Publikuar: 02.09.2011 - 18:27

Mynih, 2 shtator -  Studentja shqiptare nga Fieri i Shqipėrisė, Senada Limani ėshtė shpallur absolventja mė e mirė nė universitetin elitar tė Mynihut TUM-Technische Universität München, i cili sipas  Shanghai-Ranking 2011 renditet si universiteti mė i mirė i Gjermanisė dhe njė ndėr 50 universitetet mė tė mira tė botės. Ajo ėshtė absolvente nė Fakultetin e Arkitekturės. Gjatė shpėrndarjes sė diplomave duartrokitja arriti maksimumin kur zėvendės-dekani punimin e diplomės sė Senada Limanit e quajti njė diplomė e rrallė me note maksimale 1.0 dhe e nderoi duke iu pėrulur.

Diploma e Absolventes Senada Limani u ekspozua edhe nė Muzeun kombėtar gjerman nė Mynih (Deutsches Museum München).

Sukseset e para nė studimet pasuniversitare nė Universitetin e Mynihut Senada Limani i tregoi gjate vitit 2009, kur nga vetė universiteti u zgjodh e vetmja studente pėr ta pėrfaqėsuar dhe pėr tė konkurruar pėr The President's Medals Student Awards, qė organizohet nga RIBA Royal Institute of British Architects dhe qė shpall punėn mė tė mirė nga gjitha universitetet e botės.





 

lirije haraqija10.09.2011/15:38

te lumt po ndihemi krenar per ju dhe shume te tjer se keshtu i muajm armiqt

qazim shabani08.09.2011/12:28

Kur ndegjon se si Shqiptaret prosperojne ne bote them O zot faliminderit qe jam linde shqiptare por kur shoh shqiptarin e coptuar me njerez te perqare dhe qe interesim materjal e kan para atij kombtare...Zot me fal por...

soki05.09.2011/19:01

brravo te lumt

viola02.09.2011/20:43

Bravo Senada! Urime per suksesin dhe vetem perpara! Kjo vajze e fatmiresisht edhe shume te tjera qe kane arritur ne bote duhet te jene shembull dhe frymezim per femrat e reja shqiptare.

Lorik Kabashi02.09.2011/20:09

mos i zmadhoni gjerat qe nuk duhet te zmadhohen. Une jam absolvent i Kimis ne Universitetin Teknik dhe dua te theksoj se ne universitetin teknik nuk ka Diploma por teza Bachelor, Master ose promovime per doktoratur. Ne faqen zyrtare te Universitetit Teknik tum.de del se per punen master me noten 1,0 jan shperblyer gjithsej 12 absolvent, 1,3 10 absolvent dhe me notat 2,0 dhe 2,7 27 absolventa. Por nota 1,0 e shqipetares eshte per tu pershendetur se ai absolvent qe e merr noten 1,0 per nje titull shkencor ne ket universitet elitar e ka vendin e pare kudo ne bot. Urime nga Munihu

fati02.09.2011/19:28

per kete vlen te shkruhet...komplimente dhe suksese ne te ardhmen.

AlbaniCH02.09.2011/19:20

Urime dhe suksese, kƃto jan vlerat tona kombƃtare!!! ne nƃ R. Kosovƃs po ballafaqohemi tash pe punƃn e kƃtyre shamijave.ja pra ku jemi!Bravo edhe njƃ herƃ dhe tƃ dƃshirojm shƃndet dhe suksese.

Podujeva2002.09.2011/18:54

Te lumtƫ! Ka edhe Shqipe qe na zbardhin fytyren e jo vetem si uka qe na morri ftyren!