Arbëri

Uran Ismaili dhe vajza e gruaja e tij pozitivë me COVID-19

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka konfirmuar se ka rezultuat pozitiv me COVID-19. E gjithashtu edhe gruaja dhe vajza e tij.

“Pas disa simptomave të paraqitura te vajza Uma, dhe pas nënshtrimit të testit për Covid-19, unë, bashkëshortja Arizona dhe vajza Uma rezultuam pozitivë, ndërsa djali Omeri negativ. Normalisht, sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do të qëndrojmë të mbyllur derisa ta kalojmë tërësisht këtë përballje me virusin”, ka shkruar Ismaili në Facebook. “Duke u lutur për të gjithë të infektuarit që ta kalojnë pa probleme të mëdha këtë sfidë, shpresojmë që me ndihmën e Zotit edhe familja jonë ta kalojë lehtë”.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje që të respektohen masat anti-covid.

“Ju lutem, mbani maskat, kujdesuni për higjienën dhe ruajeni distancën, që ta mbroni veten dhe të tjerët”, ka shkruar ai.