Arbëri

Selim Krasniqi është i ftuari i radhës nga Specialja

Selim Krasniqi ish-pjesëtar i UÇK-së është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook.

Selimi ka shkruar se vendimi i është komunikuar gojarisht, por se ai ka kërkuar që një vendim i tillë të jetë zyrtarë.

Ai tutje ka shkruar se ka qenë i dënuar për 7 vjet nga Gjykata e UNMIK dhe EULEX-it.

Ai përmes këtij statusi thotë se ndihet krenar që ishte pjesë aktive e UÇK-së, që nga fillimi.

“Jam shumë krenar që isha pjesë aktive që nga fillimi, duke derdhur gjak e djersë e duke mos kursyer as jetën për lirinë dhe dinjitetin e vendit dhe qytetarëve tanë. Kam qenë i dënuar 7 vite nga gjykatat e UNMIK-ut dhe EULEX-it dhe këtë jo pse patën fakte por vetëm se edhe pas lufte veprova e punova drejtë dhe në shërbim të qytetarëve tanë, duke e ndjekur shembullin e heronjve dhe heroinave tona që derdhen gjakun për liri. Kisha nderin të isha bashkëluftëtar i Fehmiut e Xhevës, Mujës e Ganiut, ilazit e Abedinit, Tahir Sinanit e Kumanovës, Luanit e Ilirit e shumë e shumë të rënëve për liri, të cilët ishin shembull i atdhedashurisë e i sakrificës, i idealeve dhe dinjitetit njerëzor. Do jem deri në vdekje luftëtar i kombit tim e në asnjë moment nuk hezitoj që edhe të sakrifikohem po të jetë nevoja, duke mos lejuar me asnjë çmim të shkelim gjakun me të pastër të derdhur për liri. Turpi do bie mbi ata që formuan këtë gjykatë të padrejtë e këtë vetëm për dënimin e UÇK-së duke harruar kështu qindra e qindra masakra të bëra nga falangat serbe, me mijëra e mijëra të masakruar, pleq e plaka, gra e fëmijë, të rijnë e të reja e duke shkatërruar çdo gjë Shqiptare”, ka shkruar ai.