Arbëri

Panairi i universiteteve amerikane në Kosovë

Përfaqësues nga trembëdhjetë universitete amerikane po prezantojnë për të rinjtë e interesuar në Kosovë mundësitë që ata ofrojnë për arsim të lartë në Shtetet e Bashkuara në kuadër të panairit të përvitshëm “Education USA”, i cili po mbahet për herë të katërt në Prishtinë.

Organizatorët, siç raporton “Zëri i Amerikës” nga Prishtina, thonë se ky panair po rritet nga viti në vit, bashkë me interesimin e universiteteve për t'u përfshirë në të dhe dëshirën e të rinjve për të studiuar në Amerikë.