Arbëri

Haradinaj u premton mbështetje bizneseve në Ferizaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të shtunën është takuar me përfaqësues të bizneseve në komunën e Ferizajt.

Një takim të tillë, Haradinaj e ka quajtur të frytshëm derisa ka thënë se kjo komunë ka shënuar sukses të madh në ekonomi e sidomos në sektorin e prodhimit.

Ai ndër të tjera është zotuar se Qeveria do t’u qëndrojë në krah duke u bërë thirrje që të përfitojnë nga reformat e fundit fiskale.

“Takim i frytshëm me përfaqësuesit e bizneseve nga Ferizaj. Ky qytet, i dyti me radhë për nga numri i bizneseve, ka shënuar sukses të madh në ekonomi, veçmas në disa sektorë të prodhimit, si industria e drurit dhe metalit. Theksova se Qeveria do t’u qëndrojë në krah, në përpjekjet për avancim dhe se reformat fiskale të ndërmarra së fundmi, janë veprim i duhur për zhvillim dhe se secili nga ta duhet të përfitojë nga to”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.