Arbëri

10 mijë klientë u kompensuan për mashtrim nga bankat

Descriptive Text

20:51 - 10 mijë klientë janë kompensuar për mashtrime të ndryshme nga bankat, në një periudhë trivjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur Fehmi Mehmeti, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës.

Ai ka thënë se BQK ka dënuar bankat në vend edhe me shifra të majme prej më shumë se 500 mijë eurosh për “shkelje të rregullave”.


Mehmeti thotë se investitorë shumë seriozë përfshihen në Bankën e Diasporës

Fehmi Mehmeti, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, ka thënë se investitorët e Bankës së Diasporës janë biznesmenë shumë seriozë dhe me pasqyra financiare shumë stabile.

Sipas tij, një nga biznesmenët që do të qëndrojnë prapa kësaj banke mund të jetë miliarder.

Në Puls të KTV-së, Mehmeti ka thënë se ka marrë garanci që zyra qendrore e kësaj banke do të jetë në Prishtinë, ndërsa do të kenë zyre edhe në Evropë e Amerikë.

Sa i përket fitimeve nga bankat, Mehmeti ka thënë se bankat më 2017 kanë fituar 85.5 milionë euro. Kjo sipas tij ka ardhur si rezultat i uljes së kredive performuese dhe rënies së normës së interesit.

Në anën tjetër, ai ka bërë të ditur se për herë të parë tregu i sigurimeve ka dalë pozitiv, me 6.4 milionë euro.