ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Greqia rikthehet në Ballkan

Publikuar: 18.03.2013 - 20:21

Marrëdhëniet Athinë-Prishtinë nuk rëndohen nga historia. Sinqerisht besoj se nëpërmjet procedurës së njohjes së Kosovës kemi hapësirën, mundësitë dhe dëshirën të risjellim edhe marrëdhëniet Athinë-Tiranë në rrugë zhvillimi dhe bashkëpunimi

Hiperbolë? Ndoshta jo, në qoftë se i vlerëson dikush distancat reale të vizitës që bëri të premten në Athinë ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.Është vizita e parë që bën një ministër i Jashtëm i Kosovës pas Shpalljes së Pavarësisë në vitin 2008. Kosova është shtet i pavarur dhe kjo nuk mund të ndryshojë. Këtë natyrisht e njeh edhe Serbia. E njohin tashmë zyrtarisht edhe liderët e tanishëm, kur kritikojnë paraardhësit e tyre – na kujton diçka kjo taktikë?

Ministri i Punëve të Jashtme, Dimitrios Avramopulos, dhe kuadrot e Ministrisë bënë kapërcimin e nevojshëm.

Çlirojnë kështu përsëri aftësitë dhe mundësitë e mëdha të Republikës helene të plagosur nga kriza.

Kur Greqia do, ia arrin qëllimit.

Mbyllja në vetvete, mosefikasiteti, njëanshmëria dhe mungesa e ekuilibrit, që karakterizonin politikën ballkanike dhe kontaktet tona zyrtare, kryesisht gjatë dyvjeçarit 2009 – 2011 duket se mënjanohen. Këtë imponon interesi ynë. Të mira janë miqësitë (historikisht të njëanshme), por më i preferueshëm është shërbimi i interesave kombëtare.

Republika helene, të paktën deri tani, nuk  e ka njohur Kosovën. Por jam i sigurt se bisedimet e ministrit të Jashtëm të Kosovës në Athinë, në kombinim me pritjen që i rezervoi ministri i Jashtëm, shënojnë një epokë të re në marrëdhëniet e Republikës helene me Republikën e Kosovës, shtetin më të ri në fqinjësinë tonë ballkanike.

Por rëndësia e marrëdhënieve Athinë-Prishtinë kapërcejnë kuadrin dypalësh.

Sa më shumë e pranishme të jetë Greqia në Kosovë, aq më shumë e vlefshme është edhe në rolin e “ndërmjetësit të ndershëm” midis Beogradit dhe Prishtinës. Mungesa jonë me dashje dhe e gabuar gjatë viteve të fundit na privoi një rol që herë e kishim dhe herë e rivendikonim. Greqia mungonte, ishte e dhënë, por e pafuqishme. Pa prestigj dhe pa besueshmëri.

Edhe diçka tjetër. Marrëdhëniet Athinë-Prishtinë nuk rëndohen nga historia.

Sinqerisht besoj se nëpërmjet procedurës së njohjes së Kosovës kemi hapësirën, mundësitë dhe dëshirën të risjellim edhe marrëdhëniet Athinë-Tiranë në rrugë zhvillimi dhe bashkëpunimi.

Mjafton të përgjigjet edhe Tirana.

Besoj se të paktën disa forca politike në Tiranë do ta kuptojnë se parullat e së kaluarës nuk përbëjnë alternativën e maturisë ose alternativën më të mirë.

Veç të tjerash, rëndojnë edhe atmosferën e marrëdhënieve Athinë-Prishtinë. Ose, në qoftë se preferoni, minojnë krijimin e një klime të domosdoshme predispozitash për një konsensus më të gjerë në Athinë, që përbën kusht të nevojshëm dhe të domosdoshëm për njohjen.

Marrëdhëniet Beograd-Prishtinë zhvillohen në mënyrë të kujdesshme, por me shpejtësi. Pragmatizmi dhe guximi politik, që tregon qeveria e re e Serbisë, nuk përjashtojnë mundësinë që të drejtohemi në qershor në nënshkrimin e një teksti të rëndësishëm dypalësh me Kosovën.

Greqia mund të jetë e pranishme.

Ja, pse besoj se rezultatet e bisedimeve të Dimitrios Avramopulos me Enver Hoxhaj në Athinë i kapërcejnë kufijtë e marrëdhënieve bilaterale dhe shënojnë rikthimin e Greqisë në Ballkan.



(Autori, ambasador nderi i Greqisë që ka shërbyer si përfaqësues i shtetit të tij në disa vende, përfshirë Shqipërinë, është këshilltar për çështje ballkanike në Institutin ELIAMEP. Ai e ka dërguar këtë vështrim për publikim ekskluziv në “Koha Ditore”)

 

Komente (1)

nou 18.03.2013/20:51

zoti Aliksanderlexova shkrimin tuaju gezova shum per origjinalitetin e mendimeve larg pamse per afrimin e popujve te ballkanit nderime e rrespek per Ju.

1000  Karaktere
Prishtinė 18°CI kthjellėt
Tiranė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell