Për Kosovën nuk mjafton vetëm bashkëpunimi rajonal
Augustin PalokajArtikujt tjerė
- Pamundësitë, kriter i zgjidhjeve në dialog
- BE-ja dhe rivaliteti serbo-kroat
- Papa Frana që do ta njohë Kosovën
- A na duhen çipa kundër korrupsionit dhe vjedhjes
- Për Kosovën nuk mjafton vetëm bashkëpunimi rajonal
- Turqia është e vetmja urë mes Lindjes dhe Perëndimit
- BE-ja vërtet nuk është fer ndaj kosovarëve rreth liberalizimit
- Paradoksi i nacionalizmit të Sali Berishës
- Pse BE-ja inkuadron edhe Nikoliqin në dialog me Kosovën
- Hashim Thaçi zgjohet në krahun e djathtë!
Në rastin e Kosovës nuk është Kosova ajo që do të duhej të kishte problem me këtë kushtëzim për integrime në BE, por Serbia. Kosova nuk pengon Serbinë, e njeh atë dhe nuk e kundërshton pjesëmarrjen e saj në këto nisma. Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj Serbisë dhe as që refuzon të ketë bashkëpunim të mirë fqinjësor me këtë shtet. Prandaj, sipas vullnetit politik, Kosova këtë kusht e ka plotësuar qëmoti dhe nuk ka pasur nevojë që të bëhen kushtëzime të tilla.
Në mesin e shumë manipulimeve të cilat i bëjnë ministrat e ndryshëm të Qeverisë së Kosovës këto ditë dëgjuam edhe një të radhës: atë se Kosova si e barabartë, si Republika e Kosovës, është anëtarësuar në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC).
Do të ishte e mirë sikur që kjo thënie, më duket e ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, të ishte e vërtetë sikur të ishte edhe e vërtetë edhe thënia tjetër e tij se si Republika e Kosovës vendi ynë është anëtarësuar edhe në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
E vërtetë është se Kosova është anëtare e këtyre dy organizmave, një i kotë siç është RCC-ja dhe një shumë më i rëndësishëm siç është BERZH-i(EBRD). Por problemi është se në të dy këto organizata Kosova është pranuar me fusnotë, pra ajo fjolla e borës e cila e bën Kosovën të dallohet nga anëtarët e tjerë.
Pra, e vërteta është, derisa të mos dëshmohet e kundërta, se Kosova në RCC është pranuar sipas kushteve të Serbisë, pra me fjollën e borës dhe me fusnotën e cila përmend radhazi nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së deri te Mendimi i GJND-së.
Ajo që ka ndodhur me pjesëmarrjen e Kosovës në RCC me seli në Sarajevë është realizimi i marrëveshjes së arritur më shumë se para një viti në dialog me Serbinë rreth fusnotës. Dhe kjo është realizuar falë sqarimit që i ka bërë asaj Marrëveshjeje Serbia dhe gjetjes së formulës
për mënyrën e pjesëmarrjes së Kosovës në takimet në fjalë. Sido që të jetë pjesëmarrja në këtë nismë nuk është e parëndësishme, por nuk ka edhe ndonjë rëndësi të madhe, pakkush në rajon edhe e di se një organizëm i tillë ende ekziston dhe atë si pasardhës i një projekti po ashtu të dështuar siç ishte Pakti i Stabilitetit i Evropës Juglindore.
Këto nisma më së shumti kanë shpenzuar para për vetveten, por pak kanë lënë gjurmë të sukseseve në realizimin e pritjeve të tyre.
Kosova, në mënyra të ndryshme, ka qenë gjithmonë pjesëmarrëse në Pakt të Stabilitetit dhe të RCC-së, por asnjëherë si e barabartë. Herë si UNMIK e herë me Rezolutë 1244 e tash me fusnotë, por kurrë e barabartë me të tjerët të cilët nuk kanë fusnotë nën emrin e tyre.
Madje në pjesëmarrjen në këto nisma rajonale Kosova ka hasur shpesh edhe në pengesa fizike. Përfaqësuesit e Kosovës, për shkak se Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk e kishin njohur pavarësinë e Kosovës dhe nuk njihnin pasaportat e këtij shteti, ata nuk kishin mundësi as të merrnin pjesë në mbledhje.
Kështu Kosova tash është bërë anëtare e një nisme rajonale e cila është në shuarje e sipër sipas kushteve, të cilat janë përmbushur në bashkëpunim me Serbinë. Dhe kështu Kosova vetë ka pranuar që jo vetëm në nismat rajonale, por edhe në procesin e mëtejmë të integrimeve në BE
të varet nga marrëveshjet me Serbinë.
Kjo është një e padrejtë ndaj Kosovës, një keqpërdorim dhe shtrembërim i kushtëzimit të integrimeve në BE me bashkëpunimin rajonal. Është e vërtetë se ky kusht, që nga samiti i Zagrebit para 13 vitesh ishte futur si pjesë përbërëse e procesit të stabilizim asocimit dhe ecjes drejt BE-së. Por në rastin e Kosovës nuk është Kosova ajo që do të duhej të kishte problem me këtë kushtëzim por Serbia. Kosova nuk e pengon Serbinë, e njeh atë dhe nuk e kundërshton pjesëmarrjen e saj në këto nisma. Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj Serbisë dhe as që refuzon të ketë bashkëpunim të mirë fqinjësorë me këtë shtet.
Prandaj, sipas vullnetit politik, Kosova këtë kusht e ka plotësuar qëmoti dhe nuk ka pasur nevojë që të bëhen kushtëzime të tillë. Sikur Kosova të refuzonte bashkëpunimin me Serbinë, sikur të kishte aspirata territoriale ndaj Serbisë dhe të pengonte zhvillimin e tregtisë, sikur të mos donte që çështjet e hapura të zgjidhen përmes dialogut, atëherë Kosovës do të mund ti përmendej ky kusht. Në këtë moment është Serbia ajo e cila do të duhej të kishte problem me mospërmbushjen e këtij kushti e jo Kosova. Sepse BE-ja, së paku me kushtet ekzistuese, nuk kërkon nga shtetet e rajonit që të pranojnë ndërhyrjen e një shteti fqinj në çështjet e tyre të brendshme si kusht për integrime në BE.
Problemi i Kosovës është se BE-ja tash e ka bërë këtë si kusht dhe Kosova e ka pranuar.
Ka shumë çështje të pazgjidhura mes shteteve të rajonit. Kroacia dhe Serbia i kanë dhjetëra pika në kufi të pademarkuara. Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina po ashtu kanë disa mospajtime, edhe Mali i Zi me Serbinë. Por në asnjë rast nuk është kërkuar nga ndonjë prej këtyre shteteve që të pranojnë ndërhyrjen e shtetit tjetër në zgjidhjen e çështjeve të brendshme si kusht për të avancuar drejt BE-së. Ka mjaftuar që të shprehet gatishmëria politike që këto të zgjidhen përmes dialogut që të konstatohet se ky kusht po përmbushet. Në këtë mënyrë të gjitha vendet edhe kanë avancuar shumë krahasuar me Kosovën.
Duke folur aq shumë për përmbushjet e obligimeve për bashkëpunim rajonal Kosova ka injoruar kushtet e tjera që për integrime në BE janë shumë më të rëndësishme si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sundimi i ligjit dhe reforma e gjyqësorit. Prandaj, udhëheqësit tanë politikë nuk duhet të habiten kur, me gjithë komplimentet për kompromise me Serbinë, të konstatohet se Kosova nuk e meriton të lëvizë drejt BE-së më shumë sepse nuk i ka përmbushur kushtet.


I informuari06.03.2013/02:52
g. Paljokaj, ia paske futur kot per EBRD. Kosova eshte pranuar si shtet aty, PA fusnote. Shikoje sajtin e EBRD e pastaj kthehu e kerkoju falje lexuesve, ua ke borxh nje demant te vetevetes.
Ne RCC eshte e vertete qe em fusnote, po fusnota perdoret vetem ne ato organizata ku punohet me koncenzus te shteteve anetare, dmth ku nje shtet qe nuk pajtohet me dicka cdo shtet ka te drejte te vetos. Fusnota aty e ka funksionin vetem ta tejkaloje kete veto ne aspektin simbolik vizuel. Kosova eshte anetare me te drejta te plota ne RCC, si Serbia si cdo shtet tjeter anetar aty. Si propozon ti ndryshe ta tejkalosh bllokaden e shteteve mosnjohese ne BE dhe ne rajon? Provo me ndonje shkrim ti










agoni06.03.2013/09:44
mir zoti palokaj pajtohem me kto opinjonet e tua.mir por ne shqiptaret jemi te njohur se te vonuar,kur te dalim jasht gjygjit na bin ne mend fjalt qka asht dashtur me i than .ne vend se ne ta padisim serbin ne GJND.per krime ekonomike,e gjrnocid ndaj shqiptarve.e tash do te ishte tem e bisedimeve sa miljard me jau marr serbis.ne tash bejm pazarloqe me teritor tonin e fusnota.sepse neve na mashtruan me pak ndihma e unmika e euleksa qe na e veshtirsuan jeten mezi se vet serbija ,na sollen korrupcionin e krimin e organizuar te gjitha flliqsirat e munshme gje qe gati krejt kosova i peqafoj kto dukuri e tash po lujn me ne si te dojn,per shkak se kemi njerz ne kryje te vendit njrz te korruptuar.erdhi dita qe serbet te jan ata te miret e evropes kurse ne si gjithmon kujdestar te te kqijqve.....nuk ja kena zanat politikes si gjithmon