ec me kohën
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Urime Hashim!

Publikuar: 28.02.2013 - 20:01



Kryeministri kosovar e ka lumturuar tërë Kosovën, madje edhe miqtë amerikanë dhe evropianë!? Ai ka marrë Çmimin e Sun Moon University, universitetit kishtar (evangjelist) të themeluar nga magnati kontrovers, që veten e vlerësonte të jetë “Mesia”!? I dënuar në Amerikë për fshehje taksash dhe konspiracion, Moon ishte dekoruar edhe nga Koreja Veriore!!!
Urime për çmimin “Doctor Honoris Causa” kryeministër!

Po të vinte lajmi në Prishtinë se kryeministri i Kosovës është laureuar me çmimin “Doctor Honoris Causa” në Harvard ose Columbia University, ose në Cambridge a Yale, sigurisht se kosovarët do të ndiheshin krenarë dhe do të kishin arsye për të festuar.

Po ashtu, po të kishte vetëm pak dinjitet në vendin në të cilin Hashim Thaçi është kryeministër, ai do të merrte sigurisht duartrokitje, sepse çmimi “Doctor Honoris Causa” u jepet personaliteteve të ndryshme për veprimtari humane, që kanë arritur të zbusin varfërinë dhe ta zvogëlojnë dhunën, të rrisin mirëqenien dhe demokracinë, të luftojnë për të drejtat e njeriut dhe liritë civile...

Sidoqoftë, do të ishte ky një lajm i mirë për Kosovën madje dhe një nder për qytetarët e saj, sikur në vendin e origjinës së laureatit të mos ndodhte një degjenerim total i pushtetit deri në përmasat e dhunës shtetërore…

Por jo, faktet janë të zymta, kryeministri i Kosovës ka marrë një çmim nga një universitet privat që lidhet me emrin e një njeriu kontrovers. Sun Moon University është një universitet i periferisë së Seulit, Cheonan, në Korenë e Jugut (dhe jo i Seulit, qysh u raportua në mediat e Prishtinës) i lidhur me Kishën e Bashkuar Evangjeliste të themeluar nga vetë Sun Moon.

Pra kjo shkollë është pronë e një njeriu konspirativ nën imazhin e një antikomunisti, magnatit medial Sun Moon, i dënuar në SHBA në vitin 1982, për paraqitje të rreme para organeve federale të tatimit mbi të ardhurat dhe hiç më pak se për komplot!?

Dënimi i tij u konfirmua në apel në një vendim të ndarë.

Moonit i ishte dhënë një dënim 18 muajsh dhe një gjobë prej 15.000 $. Ai shërbeu 13 muaj të dënimit në Institucionin Federal Korrektues, Danbury, para se të lirohej për sjellje të mirë!

Sipas të dhënave “Sun Moon University” është pjesë e një konglomerati të dyshimtë.

Motoja e këtij universiteti është “Dashuria për Zotin, njerëzit dhe kombin”, që dëshmon se është një shkollë kryesisht e lidhur me “fenë e re” të Sun Moonit, që llogaritet t’i ketë 5-7 milionë ndjekës nëpër botë.

Së paku, sipas “The Washington Post” të datës 16 shtator 2008, Moon akuzohet se kishte tradhtuar pasuesit e tij, duke abuzuar me qëllimet e larta të kishës dhe duke e kthyer lëvizjen e tij në një makinë të madhe të parasë, përmes zhvatjes.

"Deri në fund të vitit 1975, aktiviteti kryesor i kishës ishte mbledhja e parave, për të blerë shumë pasuri të patundshme në Kore dhe Shtetet e Bashkuara dhe fillimin e shumë bizneseve", ka thënë Soejima, një anëtar i Kishës së Unifikuar Evangjeliste në Japoni, i cili e kishte denoncuar Moonin se në emër të kësaj kishe nga Japonia në SHBA ishin transferuar 800 milionë US$.

“Moon nuk është duke punuar për botën, por për vete", ka thënë ai.

Pas kësaj deklarate, Soejima ishte sulmuar me thika në Japoni dhe mezi kishte shpëtuar.

Soejima ishte pushuar nga Moon për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi pavarësinë editoriale, si redaktor i “Sekai Nippo”.

Rreth 100 njerëz - duke përfshirë rreth 30 karateistë - kishin zbarkuar në zyrën e gazetës. Ata ishin të udhëhequr nga anëtarët e Shekyo Rengo, një grup politik antikomunist të lidhur me kishën e Moonit. Sipas Soejimas, ata përmbysën tavolinat, vodhën dokumentet dhe rrahën disa prej të punësuarve.

Po kush ishte Moon?

Sun Myung Moon është lindur me 1920, në provincën e Pjonjangut në Korenë e Veriut. Ai vdiq më 2012 në moshën 92 vjeçe.

Sun Moon ka themeluar Kishën e Bashkuar Evangjeliste në Korenë e Jugut në vitin 1954, e cila është rritur në një konglomerat shumëkombësh të biznesit, organizatave politike dhe kulturore. Me një fjalë “kisha e Moon” është grup politik i kryesuar nga zëvendësi i tij Pak Bo Hi, dhe ndër të tjera ka shpenzuar miliona dollarë në vitet e fundit në lobime antikomuniste në Amerikën Latine dhe në Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 1982 u themelua “The Washington Times” nga World News Communications, një konglomerat ndërkombëtar medial i lidhur me Moonin, cili gjithashtu zotëron gazeta në Korenë e Jugut, Japoni dhe Amerikën e Jugut, si dhe agjencinë e lajmeve United Press International.

“The Washington Times” ishte gazetë e preferuar për presidentin Ronald Reagan.

"Tani duke krijuar ‘Washington Times’ ne arritëm sukses edhe në gazetari. Ne tani kemi një ndikim të drejtpërdrejtë në Reaganin përmes gazetës”, kishte thënë Moon.

Më parë Moon kishte sponsorizuar fushatën e presidentit Nixon.

Moon ishte arrestuar në vitin 1946 nga zyrtarët e Koresë së Veriut nën akuzat për spiunazh për Korenë e Jugut. Iu dha një dënim prej pesë vjetësh në kampin e punës Hŭngnam. Pasi mbajti 34 muaj të dënimit të tij, Moon u arratis në vitin 1950, gjatë Luftës së Koresë, kur trupat e Kombeve të Bashkuara avancuan në kamp dhe rojat u larguan.

Në vitin 1994, Moon u ftua zyrtarisht në varrimin e Kim Il Sung, pavarësisht mungesës së marrëdhënieve diplomatike midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut.

Në vitin 2004, në një ceremoni më 23 mars në ndërtesën e Senatit, në Washington, DC, Moon e kurorëzoi veten me atë që ai e quajti "Princ i Paqes", në praninë e përfaqësuesve të shumtë të SHBA-së. Disa ligjvënës që ndoqën ceremoninë më pas thanë se ata kishin qenë të mashtruar sa i përket natyrës së ngjarjes.

Moonit iu dha Çmimi Kombëtar i Koresë së Veriut pas vdekjes!?

Kosova tashti edhe vetë është e prekur nga sindroma e koreanizimit, komb i ndarë në jugun neoliberal dhe veriun e pabindur neokomunist!

Kosova, një vend me institucione të kapura nga klani mafioz që e lajketon Thaçin, e ai e pranon përqafimin me ta duke vallëzuar me ujq që po i hanë dhe kockat vendit të tyre duke i shndërruar qytetarët në të mjerë fabulativë.

Së këndejmi urime për moskokëçarjen ndaj të mjerëve (Les Miserables) Kryeministër!

Të mjerët, nuk është fjala për filmin e Hollywoodit, që mori “Oscar”, por realiteti i vendit tuaj Kryeministër!

Të mjerët kasta juaj i konsideron të mundur në luftë dhe në paqe, prandaj ua zhvoshni lëkurat!

I kërcënoni, i shantazhoni dhe i rrihni jo vetëm qytetarët, por edhe zyrtarët, madje edhe reprezentët e shtetit, policët!

Urime Kryeministër që pas shkatërrimit të opozitës ua dole spastrimeve edhe në partinë tuaj…

Kështu e do puna, laureohet me “Doctor Honoris Causa” kryeministri i një vendi i cili është zhytur në krim të organizuar, korrupsion dhe ku nuk sundon drejtësia, por ligji i të fortit.

Kryeministri që akuzohet nga opozita dhe shoqëria civile për afërsi me “vëllazërinë” që bashkëpunon me krimin e organizuar dhe është e përfshirë në korrupsion dhe shantazhim të gjyqësorit, laureohet nga një universitet i një “vëllazërie” që në emër të “shpëtimit të njerëzimit” zhvat miliona dhe investon edhe në armatim!?

Pas skandalit “Grand” dhe atij rreth pasaportave biometrike, djemtë e Grabovcit terrorizojnë reprezentin e shtetit, kurse incizimet nga kamera e sigurisë i shkatërron policia e PDK-së, vijnë lajme për hajdutëri, gangsterizëm, gjithandej Kosovës; madje ndodh të përfshihet edhe garanti i sigurisë së shtetit, zyrtari i AKI-së…

Kosova e tillë po i plotëson rrufeshëm kriteret për liberalizim vizash dhe integrim në BE!

Ǒpamje brilante!!!

Gjatë javës, kur kryeministri i Kosovës mbante fjalim për paqe e mirëqenie globale në Seul, (madje i mbetej zhigu që t’ia blinte të birit një ‘Galaxy’) në shtëpi, këtu në Kosovë, raportet e agjencive botërore thonë se vendi i tij është i nënti në botë për nga varfëria!

Gjithandej lajme të zymta, neveritëse...

Që ta gërditin jetën!

Më 22 shkurt, në afërsi të Mensës së Studentëve në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë.

Më 23 shkurt, ministri i Rendit, Bajram Rexhepi, i pyetur nga gazetarët, nuk e ka dënuar rrahjen e policit Avni Selaci, nga djemtë e kolegut të tij të partisë, Adem Grabovci.

“Realisht në ato gjëra që u takojnë hetimeve dhe drejtësisë nuk kam çka të deklarohem”, ka thënë ai.

Më 23 shkurt në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në parkingun komercial të aeroportit pati të shtëna me armë të zjarrit gjatë të cilave ishin plagosur dy veta.

Më 24 shkurt vëllai i kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, nga PDK-ja, Fatmir Kilaj, ka detyruar një polic që ta nxjerrë revolen dhe t’ia drejtojë në ballë për ta mbrojtur kolegen e tij, Elviren. Fatmir Kilaj ishte duke vozitur veturën zyrtare të vëllait të tij dhe ishte duke shkuar për ta marrë atë në një dasmë.

Kilaj pasi e ka sharë policen e ka mësyrë edhe fizikisht. “Ti me guxu me ma shkru dënimin, mori vegë, shurrë…”. Por ka ndërhyrë polici Misin Krasniqi, duke e nxjerrë revolen dhe duke e arrestuar atë përkohësisht.”

Në veri sërish shpërthime bombash...

Në jug mjerim, hajni e banditizëm...

Në qendër rri e bën sehir, i palëkunduri “Doctor Honoris Causa”!?

Komente (21)

xheki02.03.2013/00:45

Qka bone ohhh Halil ti per ket tok te Kosoves per ket popull ky popull u ngop me prralla por don veprim konkret e vepro .

xheki02.03.2013/00:34

hajt Matosh flej rahat se Hashimi gjithat i drejton.

fitim veliqi01.03.2013/21:16

Halil po mundohesh kimet mi drejtu me qekiq 12kg.

aqa01.03.2013/14:15

Kjo eshte KULTURA NE DUD.

Dr.Horz Causa01.03.2013/13:13

Shkrim i mire po ju kan ba kallabllak e nuk ka kohe me i lexue.

doni01.03.2013/11:48

Vete e kemi lypun, vete e votuam. nese nuk e kemi lypun ose nese nuk e kemi votuar, pse nuk qohemi ne kam e me rrezu ket mbetje te fundit te ... sis se shoqertis sone, ose te gjithe me arme e te mbrojme kutit apo votat tona, ska o vlla tjeter.. idiotizem mmmmmm

arbeni 01.03.2013/09:45



o per zotin nuk e ka dit hasha as prej kujt pe merr ket qmim .pos ja ka ni eren honoris causa .ka than tshkoj te marr po pom dhimen lekt qe i ka hargjue te qeveris ,,tonat ,, he mo zot ma keq kush ulet ne karigen e kryeministrit.mjer kosova kan e ka ne krye e mjer skenderaj e mjer prizreni e mjer shum qytete ,clan mafioz po dhasht zoti sa ma par jau nderprejn kto masakra qe po jau bajn popullit te shnosh kosovar

sala01.03.2013/09:41

Te pergezoj per kete shkrim i nderuari z.Matoshi me te vertet je shume shume i madh .Sikur ti lexonte zoteriu keto fakte se paku do te skuqej ne fytyre,po ja qe populli fle e ai rritet cdo dite e me shume me kompanine e tij qe e rrethon.Ismail Qemali ka thenenje femij qe flen rritet,kurse nje popull qe flen ai vdes.dhe ne perderisa sa ne bejme gjume ne vdesim kurse te tjeret rriten mga dembelia jone.

arben ibrahimi01.03.2013/08:14

Me respekt te veqante redaksise dhe njohesit mjaft te mire te rrethanave politike njeri i shkolluar e din se si shkojen gjerat ne nje shtet te krimit dhe banditeve te etur per te qene ne nje post te ndyte,plangprishesit dhe batakqinjet sundojne vendin dhe e dergojne ne mjerim te thelle,e ky honoris causa eshte turpi dhe djalli i Kosoves, flm edhe njehere per kete shkrim shume te drejte z.Halil Matoshi,ti je njeri qe sheh gjerat ndryshe ndersa keta banditet qeveritar jane te verber dhe mbesin te tille deri ne fund turpi i vendit te mjeret ne per ta....

kukuqyqe01.03.2013/05:35

ketij Hashim Kaqit i ka humbe udha ne oborr,tamamsjelljet e tij jon te njejta me ato te gusave ne mjegull...

adem01.03.2013/01:43

O bajrami si o vlla mundesh me e marr me men kur ty ato tshkreta pot mungojkan

astrit bajraktari01.03.2013/00:31

me shum keqardhje ti je nje njeri i deshtuar!
por populli thot
''u bofsh met kerku hallku e mos u bofsh ti mi kerku ata''
e ti ke mbet zemer e vetmuar se nuk ta dhan asnje post me naj parti politike e ke mbet ketu vetem ti mbushesh popullin me urrejtje.
vetem edhe kjo te ka mbet se perndryshe nuk po merret askush me ty.
thot nje fjal e urt popullore
''mos pyet qfar beri shteti per mua por qfar bera un per shtetin,,

Dardani28.02.2013/22:55

Respekt Respekt Respekt z.Matoshi duhet me qen shum krenar me shkrimet e juaja,me te vertet nuk mundem te pres deri sa ti lexoj shkrimet e juaja shum te qelluara. E tregon te verteten e shpreh te verteten nuk mshef asgj kjo na duhet. Bravo edhe shum Respekt i nderuar z.Matoshi

Linda28.02.2013/20:54

Waoo cfare artikulli.. Respekt z. Matoshi. Shyqyr qe kemi ende njerez te forte e po guxojne me thone te verteten cka po ndodhe ne kete Kosoven tone. Keto cka ju i permendet jane vetem 1 qka ndodhe ne ks. Deri tani qajta prind e smut, provimete fakultetit ne anen tjeter,pare jo, shtetit si intereson, ''vetem nese kane naj interes prej teje''. Veq mu tranu. Äshalla zoti na ndihmon!

mergimi28.02.2013/20:44

OOOOOOOOOOOO plsna zemren plasna matoshi nuk po muj me besu se kaq qeveri te ... kem edhe kaq komandnta te kqi paskem pas se na e pinen gjakun me pamuk

burimi28.02.2013/20:33

Mendje e ndritur Halil Matoshi. Shkrim shumè i qèlluar, pèrshkrim i realitetit tè zymt qè ka kaplu Kosovèn nga kjo qeveri e e paaftè dhe e korruptuar. Tani na dual edhe njè aferè nè Prizren. Para disa dièsh isha ne njè Spital rajonal tè Kosovès. Spitali qè qè ka disa qindra mija banorè kishte vetèm njè aparat pèr EKG. Tè smurèt luftonin me jetè a vdekje tu pritè pèr njè EKG. I Dashuni Halil tu kisha lutè ta shkruash edhe njè shkrim rreth spitaleve tè Kosovès derisa ministri i shèndetsisè bèn sehirè Me nderime.

GJIANI28.02.2013/20:23

a ti halil matoshi ja shurdhovsh njerit ai shoqi e mur qmimin me 4 a5 te tjer edhe ai esht nji respekt po edhe nji lule te kish qen e ty tash nuk pot vjen taman po kjo asht xhelozi o sen qka ka kalu thaqi dyr ti matosh uj ske pipse nuk te thirren ty meta dhan

Samia28.02.2013/20:22

Oooo Halil mire boll,fort mire ke shkru,ke demasku mener me thon "Doctor Honoris Causa" apo Doctor Hashim bom horja e per faqe te zeze po pytja a po ja nin kujna aaaa? Bash kujt spo ja nin, jen bo imun keta horra,keta pa krime dhe pishane as qe mund te jetojn, sepse rrojt i kan prej pishanes dhe krimit,mos prot kurgjo prej tyre, veq kur nje dite te mushet dhe qohet ky popull i fjetur e i terhjek zvarr neper rrugt e Ptishtines atehere marrin vesh kta Horra te Causes Kosova per faqe te zeze.

besi28.02.2013/20:19

Haj bre zoteri Matoshi kujt je ka ju shkruan ,paj popull me trullan nuk mundesh me gjet me lyp ne krejt rruzullin toksore .

Arsim Ajeti28.02.2013/20:16

Te lumt o zotëri Halil Matoshi!

bajrami28.02.2013/20:09

o Halil o Matoshshshsh po shko mesohu mi shqiptu fjalet Shqip Z.THAQI per ty edhe shum si ju esht doktorredhe. Ma merr mendja per krejt Evropen eshte doktorr

1000  Karaktere
Prishtinë 32°CMe vranësira të pjesshme
Tiranë 32°CI kthjellët
Shkup 36°CMe vranësira të pjesshme
Prishtinë33°CMe diell
Tiranë35°CMe diell
Shkup36°CMe diell