Kancelarja Merkel veproi, radhën e keni ju kryeministër Thaçi të veproni
Ymer HalimiArtikujt tjerė
- Kosova shënon javën e tolerancës
- A jemi ne me ne?
- 23 qershori: Heroik apo erotik?
- Rrugëtimi nëpër mjegull i shqiptarëve në Malësi
- Normalitet apo ekstremizëm paszgjedhor në Shqipëri
- Pse të paguajmë më shumë?
- Problemi me GDP-në e shteteve të varfra
- Funksioni? Analfabet me diplomë!
- Vizioni dhe fantazia
- Rruga e Arbrit duhet të përfundohet
Kancelarja Merkel shkarkoi dy ministra, shkaku i shkeljes së moralit akademik. Universitetet ua morën gradimet. Ndërsa ne bashkëjetojmë me njerëz të krimit akademik, falsifikatorë, e udhëhiqemi në shumë institucione me njerëz që kanë problem me personalitetin e vet akademik e moral.
Vlerësimi është metodë e të gjitha shkencave, kategorizohet sipas kriterit profesional mbi metodat shkencore. Në jetën shoqërore, në të përditshmen tonë, ku më shumë e ku më pak, ekzistojnë vlerësimet për çdo proces. Por kategorinë e vlerësimeve, te ne, e mbisundon diç tjetër, jashtë metodave shkencore: bindja. Bindja personale si anë emocionale e vlerësimit që ka arritur edhe në nivel akademik, duke i mohuar metodat shkencore të vlerësimeve. Me këtë produkt bindjeje personale sot vlerësohet: politika, individi, grupe, patriotizmi, tradhtia, besueshmëria, njohuria shkencore, morali, amoraliteti, partia e djathtë apo e majtë, rajoni e fshati.
Ndonëse bindja si koncept është e pashmangshme nga këndvështrimi i individit te vlerësimi, megjithatë vlerësimi duhet të bëhet me njësitë matëse, me forcën e argumenteve, bazën e krahasimeve. Po e ricitoj atë që dihet: Bindja është burg që verbon ata që i nënshtrohen e nuk shohin dot mendim tjetër, realitet tjetër. Ky burg, vërtet, ka përfshirë segmente të jetës institucionale, akademike të çdo niveli, në vertikale e horizontale. Kështu mbretëron bindja se akademikët, profesorët e Universitetit dhe institucionet e tyre përkatëse janë kulmi i dijes e nderit te ne?! Po ashtu, edhe ata që sakrifikuan për liri janë të çiltër. Kështu do të duhej të ishte, po qe se do të ishim shoqëri normale. Por në mungesë të disiplinës demokratike e shtetërore, mund të themi se janë degraduar vlerat, e morali akademik në veçanti.
Është shfaqur edhe vlerësimi narcizoid, mbivlerësim i vetvetes, që ka atakuar personalitete politike, akademike, udhëheqës vendimmarrës të institucioneve, që çdo gjë e shohin në veten e parë, jashtë norme, pa e prekur dot kufirin e institucionit të arsyes. Shumë institucione janë populluar me individë të këtillë: mashtrues, përfitues,kuazishkencëtarë, kuaziatdhetarë, dhe të gjithë me bindjen se janë më meritorët. Kjo sa shihet, është një çrregullim i virtytit. Çrregullim: i vlerësimit, përgjegjësisë, mosndëshkimit, mospërgatitjes profesionale.
Shkak edhe i kësaj, jemi te proceset shoqërore të komprimuara dhunshëm, me gjithë përpjekjet për procese të natyrshme. Gjendja e krijuar me procese shoqërore të deformuara - ta durojë intelektuali, është lëndimi më i rëndë i kohës në të cilën jeton! Pasojat ndihen sot dhe te brezat që vijnë. Dhe është cinizëm, hipokrizi, që brezave tu themi se nuk mundëm të bënim më shumë, në këtë kohë shtetndërtimi. Mjerisht, spo e bëjmë të duhurën në shumë segmente të jetës, bile po e prishim ekzistuesen. Në këtë do ti veçoj ca zhvillime në UP, aty ku gjërat i prekim me dorë, në përditshmëri.
Në një çast, në kontekst të bisedës, dekani i FSHMN-së, i tanishmi, u shpreh: Do të isha shumë i lumtur po ta kisha atë gjendje të kohës së studimeve të mia, sot në fakultetin tim. Kohë e para tridhjetë vjetësh. Ky është vlerësim i të gjithë atyre që e kanë mundësinë e krahasimit të këtyre kohëve. Kjo nuk është shkak i nostalgjisë a bindjes, por vlerësim objektiv.
Nga rrjedh kjo keqardhje në kohën që po jetojmë?! Së pari, nga puna spekulative e një pjese të personelit akademik, vetëmjaftueshmëria personale. Mjerisht në UP, si të jetë koha e inkubacioneve të virusit Krime Kongo, të një hemorragjie. Koha e transformimeve nuk duhet të jetë kohë e shkatërrimeve, por e kundërta. Një krahasim. Instituti që dikur e udhëhoqi prof.dr. M. Haxhiu, jepte 27 lloje rezultatesh; e vinin edhe prej jashtë Kosove për analiza. E sot, kur e udhëheqin këta prof. dr. e sotshëm, as shtatë analiza. Krejt ngjashëm është në të gjitha institutet dhe laboratorët që lidhen me UP (përjashtim bëjnë një apo dy institute). Kot shteti derdh mjete financiare në to. Shih funksionimin e QKU-së dhe Fakultetit të Mjekësisë, që është ndryshe nga dje, e është krejt i dështuar. Katër herë në vazhdimësi kthehet konkursi për drejtor të njësive në QKU, shkak i pjesëmarrjes së intelektualëve në politika spekulative. Shih, Laboratori qendror në UP, në Fakultetin Teknik, para se ti kthehej shpina në ditën e inaugurimit, u paralizua! Pse...? Fajtor askush tjetër: intelektualët, prof. dr e sotshëm. Ku nuk ka kontroll, disiplinë e përgjegjësi, sistemet dështojnë. Weberi e thotë.
Në anën tjetër, njësitë akademike përcjellin në Rektorat kërkesën për pranimin i studentëve sipas mundësisë që kanë: staf akademik, salla ligjëratash, laboratorë, mundësi materiale, planifikim shoqëror. Për ta vlerësuar, si mostër po e sjell Fakultetin e Mjekësisë (shih tabelën).
Drejtimi Planifikimi i
FM 2010/11 Të regjistruar
2010/11 Planifikimi i FM 2011/12 Të regjistruar
2011/12 Planifikimi
FM 2012/13 Të regjistruar
2012/13
Mjekësi e përgjithshme 150 230 150 305 150 416
Stomatologji 50 119 50 134 70 244
Farmaci 40 158 40 87 50 132
Fizioterapi 40 97 50 157 50 139
Mami 30 64 40 61 50 61
Infermieri 30 71 40 102 50 94
Ky lloj regjistrimi filloi me ish-rektorin M. Rugova. Numri i të regjistruarve, nga të planifikuarit, dikur pësonte ndryshim 3%, ku më pak e ku më shumë. Konkurrenca për regjistrim në Universitet në gjithë cepat e globit është ajo ana e mirë e saj. Por, sa shihet, tejkalimi i të regjistruarve deri mbi trefishin e të planifikuarve, pa vlerësim - është tmerri. Saktë se në UP regjistrohen studentë: që nuk dinë drejtshkrimin e gjuhës amtare, tabelën e shumëzimit, kuptimin e atomit, strukturën e qelizës, nuk dinë ti numërojnë as shtetet e Evropës. Megjithatë, brenda kësaj ndodhet një elitë studentore që do tia ketë lakmi çdo universitet në Evropë, se fakultetet i zgjedhin vetë në kohën e regjistrimit normal me vlerësim.
Universiteti është për nxënës elitarë. Nuk është obligues. Universiteti nuk mund të jetë vendstrehim i politikave të dështuara, të arsimit fillor e të mesëm, as i politikave sociale e ekonomike, as çerdhe humanitare!? Universiteti është vendi i vlerësimit të dijes. Kështu e bën gjithë bota e ngritur. Fakulteti i Mjekësisë, i Arkitekturës e ca të tjerë, nuk zgjidhen rastet sociale.
Ky regjistrim i llojit M. Rugova, është denatyralizim i universitetit; minifabrikë që gjeneron euro për grup a klan e individë. Jo vlerësim bindjeje, por saktësi krahasimi: Ku ka tym, ka zjarr! Rektori Rugova e përfundoi mandatin me kesh në konto bankare të mbushur, 20 arë truall me dy shtëpi, e mbi një hektar tokë. Të gjitha në Çagllavicë.
Regjistrim i studentëve, i kësaj forme, së paku për Fakultetin e Mjekësisë, është i dëmshëm. Ka dikush që mund ti kuptojë shprehjet: mundësi, laborator, hapësirë, sallë kirurgjike, planifikim, interval kohe, kapacitete akademike. Këto nuk janë kuptime abstrakte. Konkretisht, në Statut të UP-së janë precizuar: 70 studentë në grup ligjërate, e janë deri 210 studentë. Ska sallë qe i zë këta studentë. Salla për dyzet veta u destinohet 140 studentëve. Numri i studentëve në grupe është shtuar jashtë norme. Merreni me mend, 660 studentë punojnë në 8 mikroskopë. Studentëve u mohohet e drejta e pjesëmarrjes në ligjërata. Studentët regjistrohen në vazhdimësi deri në mbyllje të semestrit, dhe sipas Statutit, e kanë të humbur vitin, në ditën që regjistrohen. Janë vonuar në proces. Pastaj, si do tia dalë me vlerësim një profesor në UP me mbi 700 studentë apo edhe 1500?! (!!!). Apo, si do tia dalë një profesor që punon deri në gjashtë vende pune me honorar, e mbanë disa lëndë dhe mban post?! Ka dikush në glob që mund të na kuptojë?! Dy gjëra në të njëjtën kohë nuk mund të përcaktohen; natyra kështu e ka përcaktuar. Hazenbergu e tha dhe mori çmimin Nobel.
Mjerisht, asnjë këshill i fakulteteve, ku kanë invazion nga regjistrimi i studentëve jashtëligjshëm, nuk mbajti mbledhje për një rirregullim urgjent të brendshëm, as nuk iu drejtuan Rektoratit për vështirësinë. Së paku kjo do të duhej, meqë spo mund të parandalohen këto regjistrime?! Megjithatë, për ironi, (jo i vetmi) FM reagoi shumë fuqishëm: mbajti mbledhje KMSH me urgjencë, shkurtoi kohë të procedurave, për të pranuar staf akademik, farë e fis e të klaneve, krejt kundërligjshëm, duke u mbështetur në vlerësim mbi bindjen e jo mbi faktet, e jo të reagojë për interesin e studentëve, e cilësi pune!
Ja vlerësimi që bën stafi akademik, por jo vetëm në Fakultetin e Mjekësisë; shih, prej datës 9.7 deri 29.12.2008, studenti i jep 16 provime të vitit të pestë dhe të gjashtë, me notë mesatare 9.18 (dhjetëra vlerësime të këtilla janë).. Inteligjenca e Ajnshtajnit këtë sdo ta përballonte. Thashë, ky nuk është rast i izoluar. Bile ka edhe më drastikë. Ka në kohështrirje më të gjatë, me vlerësim po kaq të pavlerë. Isha në mbikëqyrjen e një salle ku mbahej provimi. Një studente e dorëzoi testin pas 17 minutash. E shikova: njëmbëdhjetë pyetje të paprekura fare nga dyzet sa ishin. Pas një kohe erdhi radha ta kem atë indeksin në dorë dhe pashë notën 10 (dhjetë). E qortova një profesor të asaj lënde. U zotua se do ta përcjellë këtë problematikë. Pas ca provimesh vërteton se si një koleg i tij i falsifikon testet për fëmijë të elitës. Apo rasti kur një koleg ishte i shqetësuar se do të angazhohet në cilësi të asistentit një ish-student. Vikati: Po nuk di ore! I thashë: Sigurisht ti ia ke dhënë dhjetë. Në rrëmujë të shqetësimit u shpreh: Po, por as gjashtë nuk e ka merituar! Sot dhjetëra të këtillë janë staf akademik në UP. Ja edhe raste për kureshtje. Një rrëfim i një kolegu nga Juridiku (profesor). Një studente kulmore me dije, shpallet e vlerësuar në Rektorat. Kur thirren emrat, ajo ishte e dyta. Ndihet e fyer kur sheh para vetes studentin virtual që i prin. Por virtuali kryen dy fakultete: një te babi e një te mami. Pa shqetësim, fëmijët e VIP-ave, me dije virtuale, sot janë staf akademik në UP. Lë të kuptohet, ka disa që janë elitë nga ky grup, por edhe ata kanë telashe të depërtojnë në nivele meritore, shkak i këtyre matrapazëve. A është kjo rrjedhojë e kësaj në vazhdim.
Sipas një vlerësimi të nxjerrë nga monografia e FM-së, del se 2/3 e profesorëve në Fakultetin e Mjekësisë janë me notë mesatare prej 6.20 deri në 8.00. Në anën tjetër, 3/4 që kanë diplomuar me notë mesatare mbi 9.00 nuk kanë arritur të inkuadrohen në FM, edhe pse disa ishin e janë dr.të shkencave mjekësore. Ca ikën, e lanë Kosovën. Megjithatë FM-ja ka elitë intelektuale e profesionale, por është margjinalizuar. Kjo reflekton mbi proceset akademike.
Se veprohet në vazhdimësi kështu e dëshmon vendimi i Rektoratit (M. Rugova), kur 16 vetave u është lejuar doktoratura kundërligjshëm,e që në mënyrë automatike iu është mohuar 16 të tjerëve me notë mesatare mbi 9.00. Mjerisht sot me dokumentacion fals, me moshë të tejkaluar, me notë mesatare të ulët, nën apo afër tetës; recensentë, këshilli mësimor, komisioni në Rektorat dhe Senati, krejt rresht, shkelën (deri tash) çdo ligj dhe pranojnë në staf akademik të tillët; nën ndikimin e interesit dhe klaneve. Ngrenë thirrje jomeritore. E dëshmoi edhe një ish-rektor kur kërkoi falje publike për lëshimet e bëra, që e kishte dëmtuar UP-në, por nën trysninë e politikave konspirative.
Koha e transformimeve nuk duhet të jetë kohë e shkatërrimeve, por e kundërta! Universiteti është vend i vlerësimit të dijes e profesionalizmit, me njerëz të dijes.
Kancelarja Merkel veproi...! Kryeministër Thaçi: radhën e keni Ju të veproni! Besoni të vërtetës.







