Një shtatore për Fadil Hoxhën
Dr. Hysni BytyçiArtikujt tjerė
- Rrugëtimi nëpër mjegull i shqiptarëve në Malësi
- Normalitet apo ekstremizëm paszgjedhor në Shqipëri
- Pse të paguajmë më shumë?
- Problemi me GDP-në e shteteve të varfra
- Funksioni? Analfabet me diplomë!
- Vizioni dhe fantazia
- Rruga e Arbrit duhet të përfundohet
- Jeta kundrejt përfitimeve
- Drejtësia si themel i pasurisë së shtetit shqiptar
- Siria nuk është kos
Letër e hapur kryetarit të Prishtinës, z. Isa Mustafa, dhe atij të Gjakovës, z. Pal Leka
Të nderuar kryetarë, ditëlindja e heroit të popullit Fadil Hoxha po afrohet, kaloi më shumë se një dekadë prej vdekjes së tij, a për fat të keq kombëtar, ky vigan jo që vetëm nuk e zë vendin që i takon në historinë kosovare, por kohë pas kohe kritikohet, shahet, ofendohet me fjalë të ndyta, si të kishte qenë armiku më i madh. Akuzat kundër tij shkojnë aq larg saqë edhe është dorëzuar kallëzimi penal në Prokurorin përkatëse në Kosovë, gjë që kjo mund të ndodhë vetëm në Kosovë. Të kërkohet që njeriun e vdekur me e nxjerrë para gjyqit, kjo nuk do asnjë koment.
Fadil Hoxha jo vetëm që nuk i ka sjellë asnjë të keqe kombit shqiptar-popullit të Kosovës, por ka merita aq të mëdha saqë nuk mund të maten me kurrfarë njësie matëse. Fadil Hoxha në momentin e duhur, menjëherë pas pushtimit të Jugosllavisë, Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Evropës nga forcat fashiste, u rreshtua në anën e koalicionit antifashist (Mbretërisë së Bashkuar, Francës, SHBA-së dhe BRSS-së). Kështu që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore edhe ne kosovarët hymë në koalicionin e fitimtarëve.
Po të ishte radhitur edhe Fadil Hoxha në anën e fashistëve, çka dhe si të kishte ndodhur me neve, mundemi vetëm ta paramendojmë, por një është më se e sigurt, jo vetëm që nuk do të ndodhte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, por nuk do të kishim pasur as autonomi territoriale.
Nuk po e them këtë me hamendje, por ky është realitet. Si produkt i fashizmit u shpallën dy shtete të reja në Evropë. Kroacia (NDH - Shteti i Pavarur Kroat), dhe Sllovakia u nda nga shteti i deriatëhershëm Çekosllovakia, kurse krahinën e Sudenit, territor i Çekisë, e aneksoi Gjermania si territor të vetin... Shtetet që u rreshtuan në anën e fashizmit edhe sot e kësaj dite mbajnë hipotekën e krimeve naziste.
Dihet ose duhet të dihet se në Konferencën e Jaltës së vitit 1943, tre liderët e fuqive të mëdha, Ruzvelti SHBA, Çerçili - Mbretëria e Bashkuar dhe Stalini - BRSS, kishin vendosur që pas mbarimit të luftës kufijtë të ktheheshin aty ku kishin qenë përpara. Pra kufijtë e ndryshuar në bashkëpunim me fashizmin kurrsesi të mos pranoheshin. Dihet mirë ose duhet të dihet se partizanët e Jugosllavisë ishin aleatë me forcat antifashiste. Ishte fat që me forcat antifashiste ishin dhe partizanët kosovarë, nën udhëheqjen e Fadil Hoxhës.
Pra të gjithë ata që mendojnë se bashkimi Kosovë-Shqipëri do të kishte vazhduar pas luftës mos të ishte ngritur Fadil Hoxha kundër fashizmit, tregojnë mosnjohje të realitetit historik. Po të mos ishte Fadili me shokë të vet e me partizanë shqiptarë-kosovarë në anën e aleatëve, do të kishim pasur në Kosovë vetëm shumë e më shumë viktima. Krijesa e tillë do të trajtohej si krijesë fashiste, siç u trajtuan NDH, dhe disa krijesa të tilla fashiste.
Atyre që mendojnë se veprimtaria e Fadil Hoxhës e ka penguar bashkimin Kosovë-Shqipëri, ua shtroj pyetjen: Pse pra edhe pas 13 vjetësh që janë tërhequr forcat serbe dhe komplet pushteti i Serbisë nga trojet tona në Kosovë, jo vetëm që Kosova nuk u bashkua me Shqipëri, por as që guxojnë pushtetarët ta shtrojnë një problem kësisoj, përpos kur këtë e përmendin për shkaqe elektorale subjektet e caktuara politike në Kosovë e Shqipëri. A është më vështirë për pushtetarët e sotëm kur nuk qëndron asnjë ushtar, asnjë polic serb në Kosovë, kur NATO-ja e mbron integritetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës, apo në kohën e veprimtarisë së Fadil Hoxhës me shokë, kur Kosova nuk e kishte as statusin e Bashkësisë Lokale, kur ishin 40.000 ushtarë jugosllavë në Kosovë, kur popullata mbi 90% ishin alfabete?
Deri në Luftën e Dytë Botërore në Kosovë nuk kishte as shkolla fillore në gjuhën shqipe e të mos flasim për shkolla të mesme, të larta dhe fakultete apo universitet. Ku ka qenë vetëdija kombëtare te masa e gjerë analfabete dhe në çfarë niveli është sot, kur kemi dhe universitete, Akademi të shkencave etj.? Kritikët duhet ti vlerësojnë gjërat nga konteksti i asaj kohe. Lehtë është sot nga fotelja apo kolltuku në Prishtinë, Prizren apo kudo në vende të tjera (jo vetëm në Kosovë) të kritikosh. Është një parim nga romakët e vjetër: DA MIHI FACTA DABO TIBI IUS - më sjell dëshmitë, të ndaj drejtësi.
Pra themeli i Republikës së Kosovës ka filluar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe gradualisht është ndërtuar gjatë periudhës 1941-1974. Gur themelin e parë e ka vënë Fadil Hoxha në Bunjaj, e me vonë me Kushtetutë të vitit 1974, kur është arritur një nivel i lartë me atribut shtetëror, duke vepruar tërë karrierën e tij me parimin gurë-gurë bëhet mur. Fatet historike ishin të tilla. Ne, Kosova dhe Shqipëria, ishim në zonën që i takoi botës komuniste. Fadil Hoxha në rrethana krejtësisht specifike shfrytëzoi koniunkturën e brendshme politike të ish-Jugosllavisë që të avancohet çështja shqiptare, çështja e shqiptarëve në ish- Jugosllavi. Normalisht, ai ishte shtet komunist/socialist. Por, duke shfrytëzuar atmosferën politike të krijuar pas Plenumit të Brioneve, amendamentet kushtetuese, Kushtetutën e vitit 1974, festimin e 500-vjetorit të lindjes së Skënderbeut, themelimin e Universitetit të Kosovës, Akademisë së Arteve dhe të Shkencave, u ngrit ndërgjegjja kombëtare dhe u arrit bashkë me sakrificat e popullit të Kosovës dhe të ndihmës ndërkombëtare çështja jonë të avancohet deri këtu ku jemi, të kemi Kosovën e pavarur dhe në rrugë për ndodhjen e një procesi natyror të bashkimit të një kombi ende të ndarë me kufijtë ku nuk e kanë vendin.
Duke i pasur të gjitha këto të dhëna para sysh, të nderuar zoti Isa Mustafa dhe Pal Leka, e keni për detyrë, keni obligim moral, njerëzor dhe atë zyrtar që sa më shpejt ta caktoni në Prishtinë dhe Gjakovë vendin në qendër të qytetit për shtatoren e viganit-heroit të popullit Fadil Hoxha.


Halili13.02.2013/22:22
E nderoj larte heroin e popullit ,Fadil Hoxha qe i mundesoje te gjithe shqiptareve ,te afte, te disciplinuar,puntore te kene nje jete aq te qete, te paster, njerezore.Kishim nje femijeri aq te shendetshme, nje edukim shkollore aq te paster, nje rini aq te shkelqyer.Sot ne liri keto faza te jetes duken mjeruese nese i krahasojme ato qe na i ofroje I lavdishmi Fadil Hoxha nen armikun serb.Lavdi viganitheroit Fadil Hoxha.Kishim fat qe u lindem dhe u rritem me ju.

Latifi13.02.2013/21:49
Pak durim duhet me bo njehere zoteri.Nga kjo shtatore do te frigohen ... et e Kosoves.Nuk eshte edhe aq leht kjo pune.








bajram beqiri 14.02.2013/20:40
fadli e hapi univerzitetin ne kosov e sod e kemi
FADILI E HAPI UNIVERZITTIN ESOD EKEMI EMRITON NJ SHTATORE