Si Qirkuzi, si shteti
Flaka SurroiKuvendi sërish dëshmoi se përse punët i kemi kaq keq. Manipulimi me agjendën dhe mospasja e bile një grimë brejtje ndërgjegjeje për veprime përherë të papërgjegjshme përsëri e vërtetojnë se këtu pushteti shërben për interesat personale të anëtarëve të klaneve që funksionojnë si familje
U hoq një lapidar, i cili ishte vendosur me leje të Bajram Begut, meqë Kuvendit të Preshevës iu desh ta mbante një mbledhje për legalizimin e tij. U thënë shumë fjalë të mëdha, safi patriotizëm gati-gati sa nuk u nisëm në luftë. Xhandarmëria serbe e vendosur prej dy ditësh në qytet, i zuri shqiptarët në gjumin e thellë, të ilustruar me ëndrrën e shijimit të një somune me suxhuk dhe një çaji rusi me nja pesë lugë sheqer një ditë të diel. Prishtina akuzoi Luginën se nuk e mbrojti lapidarin, Presheva i tha Kosovës se askush nuk bëri asgjë për ta përkrahur, kurse Sali Berisha e shfrytëzoi situatën për tia fut edhe një herë, kësaj radhe për domosdoshmërinë e bashkimit kombëtar që do ti zgjidhte krejt këto probleme karshi Serbisë... e edhe çfarëdo problemi tjetër që lidhet për zgjedhjet e verës në Shqipëri, në një fushatë që ka nisur madje para Vitit të Ri. Vetë ideja se bashkimi i trojeve shqiptare do të na sillte një shtet të udhëhequr nga Berisha e Thaçi bashkë, me gjithë bagazhin e korrupsionit qeveritar që do të duhej ta kishin në ndërgjegje, më bën të frikësohem tej mase: tash në vend të një kiameti jo fort të vogël, do të duhej përjetuar një të dyfishtë. Apo dopio, siç do ta thoshin në Tiranë. Ose paramendojeni situatën e Shqipërisë së bashkuar në një shtet unitar dhe shpërthimin e luftës për pushtet nga të gjitha anët... po i paramendoj kumandantat nga kjo anë, në luftë me hajnat e gjuhës së sofistikuar nga ajo anë... do heqje flamash, e do shpërthime nëpër ashensorë... përderisa numri i të papunëve do të rritej proporcionalisht me krimin... ah, edhe natyrisht, e shoh edhe si ndërtohen edhe nja dy rrugë kombi në drejtim të Prishtinës, sepse me siguri ndonjë ministër andej, e besa edhe këndej ka mbetur pa e marrë hisenë e vet, si shpërblim për qepumjen patriotike që ia bën parasë publike në emër të popullit e në interes të vetin, e besa edhe të Partisë...
Sido qo të jetë, reagimi ndaj rrëzimit të lapidarit këndej, na ishte më primitivi i mundshëm hajde të rrëzojmë përmendore e të thyejmë varreza për shkak se në to shkruan me qirilicë, e që për këtë, natyrisht, ti fajësojmë shërbimet sekrete serbe. Përderisa nuk e përjashtoj mundësinë që ndonjëri nga varret të jetë prishur për motive politike nga serbët që nuk kanë ndonjë sentiment personal ndaj mermerit, megjithatë jam e prirë të besoj se ato nuk janë thyer vetë dhe se me gjasë ndonjë shqiptar kokëbosh do ti ketë rrënuar, duke treguar gjithë dimensionin e një qyqari të atij që tregon fuqinë ndaj gurëvarreve të njerëzve të vdekur që nuk mund të mbrohen dhe që e bën veprën e shëmtuar fshehtazi e mundësisht pa dëshmitarë...
Kulminacioni erdhi me rrënimin e përmendores së Luftës së Dytë Botërore në Viti, në prezencën e zyrtarëve të uniformuar të policisë që shikonin seri (në xhirim nuk shihen nëse kanë brohoritur edhe ata në shenjë përkrahjeje) nga një bagerist. Më neveritëset ishin komentet që po vinin gjithandej mirë ia kanë bërë, duhet rrënuar gjithçka që është komuniste, hajde ta shembim trekëndëshin etj., etj... duke mos kuptuar se me këtë logjikë, këta njerëz vetes dhe popullit të vet ia mohojnë historinë dhe se ajo nuk mund të shlyhet me rrënimin e objekteve që e simbolizojnë të kaluarën, ngase gjurmët megjithatë mbesin. Me logjikën e tyre, ne do të duhej rrënuar edhe të gjitha monumentet otomane, e besa edhe këto të luftës së fundit, ngase tash ka nisur historia e re, me njerëzit që i kemi në pushtet, të cilët me çdo kusht do të donin që të mos flitej për të kaluarën e tyre.
Logjika e tyre e cektë nuk e kupton se pa atë fazë, atë të socializmit, që aq shumë e shajnë, nuk do të kishim mbërritur në pikën ku jemi sot, sepse epokat historike, natyrshëm, nuk mund të kapërcehen. Primitivizmi i tyre nuk e kupton se si është e mundur që italianët ta ruajnë të paprekur për më se 80 vjet monumentin dedikuar Mussolinit te Foro Italico para Stadiumit Olimpik ani që ai ua imponoi fashizmin dhe gati sa nuk e shkatërroi shtetin për ambicien e vet personale. Nuk e kuptojnë se obelisku rri aty, ani që simbolet e fashizmit atje janë të ndaluar me ligj, pikërisht për të rikujtuar historinë dhe për të nxjerrë mësime nga ajo.
Por, e mira e gjithë kësaj ishte se vandalizmi u ndal relativisht shpejt (ani që tash buxheti ynë duhet të përdoret për të sanuar dëme që kot u shkaktuan, sërish) dhe se si kurrë më parë, reagimi i njerëzve kundër veprimeve të këtilla ishte më i zëshëm. Mbase edhe një shenjë nga populli i shtypur se do që të marrë frymë më lirshëm.
Më lirshëm nga ngufatja që ia shkaktojnë anëtarët e Qirkuzit, të cilët përsëri na e mbushën javën me budallallëqet e tyre dhe me ngulitjen përherë e më të dhimbshme të bindjes se papërgjegjësia e tyre nuk ka skaj. Le ta marrim një shembull, mbase banal: veturat zyrtare. Javën e shkuar, nga Ministria e Administratës Publike na u bë me dije se ekzekutivi numëron 3151 vetura zyrtare (ani që nuk e kam të qartë a janë përfshirë këtu edhe komunat. Për hir të ruajtjes së shëndetit tonë mendor, të supozojmë se po). Pra, nëse secila veturë zyrtare i harxhon 40 litra benzinë në muaj, kjo neve, qytetarëve, na kushton rreth 2 milionë euro në vit (këtë kalkulim e bëra me shifra minimale për çdo rast, për tia parandaluar vetes një sulm zemre). Në këto shpenzime nuk janë përfshirë ato të mirëmbajtjes, të sigurimit, të regjistrimit, të garazhimit dhe të amortizimit të veturave nëpër dasma e ahengje. Në kushtet kur rritja ekonomike është substancialisht më e ulët seç planifikohet rregullisht, një qeveri normale me një kuvend përnjëmend, kishin miratuar masa të kursimit, ashtu që sektorët e tjerë të mos pësojnë. Po as Kosova, e as Qeveria e vet nuk janë normale, prandaj kemi një trup, që lirshëm do të mund të quhej turp, që është, gjithnjë e më bindshëm antivlera e demokracisë.
Qirkuzi (Kuvendi, për konstitucionalistët) u mblodh gjatë javës fillimisht për të debatuar për Strategjinë kundërkorrupsion (që më duket se miratohet për çdo vit, varësisht se sa na kritikon BE-ja në raportin e progresit apo studimin e fizibilitetit), dhe atë e bëri kryesisht në mungesën e të gjithë anëtarëve të kabinetit qeveritar. Natyrisht, po e kuptoni psenë e këtij veprimi: sepse të gjithë pos Qeverisë në Kosovë janë të korruptuar... apo del se është e kundërta... spo di më kush nuk është i korruptuar këtu... po ska lidhje fundja, ngase kësaj radhe Strategjia nuk kaloi. E nuk kaloi përkundër lutjeve që i bënte Zenun Pajaziti, ish-ministri i Brendshëm nga koha kur është vjedhur dhoma e dëshmive në Polici, i cili insistonte se po të kalohej dokumenti, menjëherë do të na përmirësohej imazhi në sytë e evropianëve. Herët a vonë, Strategjia do të kalojë dhe efekti i saj do të jetë po ai që rrjedh nga vendimet epokale të Këshillit Kombëtar kundër Korrupsionit nën menaxhimin e padiskutueshëm dhe të efektshëm së ish-polices kryetare Jahjaga kurrfare...
Dhe porsa menduam se kishim parë mjaft, dolën në votim kandidatët për dy borde të rëndësishme (Këshilli i Pavarur i Mediave dhe Bordi i RTK-së) dhe se u bë një ngatërrim kaotik që kush nuk e mori vesh nëse ishte zgjedhur dikush apo jo, për ndonjërën pozitë. Për të na e sqaruar, na doli Pronto Jr. (sipas hierarkisë në parti, kuptohet. Përndryshe veten e quan shefi i shefave), i cili kërkoi që hem të shtyhej seanca e djeshme për një javë, e hem të anulohej votimi i ditës paraprake. Votimi, rastësisht, kishte shkaktuar efekt juridik, me zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, përderisa Bordi nuk ishte konstituuar plotësisht, ngase kishte të tillë që nuk e kishin kaluar votimin (apo kështu diçka, është paksa e turbullt, por po e kuptoni se ky është stili i ngatërrimeve të cilat i krijon Qirkuzi për të na e bërë jetën më interesant)... Dhe, kur propozimi i Grabovcit nuk kaloi, ky, me piskamë autoritare, i tha kryesuesit se diçka sistemi elektronik nuk kish bâ dhe se votat sishin numëruar mirë. Dhe derisa e thoshte këtë, opozita nisi ta kundërshtonte zhurmshëm, dhe, me edukatën që tashmë e ka dëshmuar, iu kthye të gjithëve dhe u tha: Mos u çaraveshni pa lidhje për tua dedikuar më pas një përshëndetje nënave të opozitarëve. Sa për sqarim, çaravesh, sipas Fjalorit të gjuhës shqipe ka këto kuptime: 1. Çjerr thellë, çaj përgjysmë. 2. fig shthur. Atë që e pamë në ekranet televizive ishte se çjerrja më e fuqishme në fakt erdhi nga vetë ai dhe kësaj radhe lemza i nguci nënat e, kryesisht, parlamentarëve të LDK-së, të ulur nga e majta e Grabovcit.
E kur kryesuesi tha se votimi kishte qenë në rregull, iu qas taktikës që vetëm kjo parti që ka shumicën në këtë vend të dreqit të mallkuar dhe, açik të gjithë të tjerëve në rajon e më gjerë, e zbaton sa herë që diçka nuk i shkon për shtati prishja e kuorumit. Grabovci kërkoi një orë pauzë dhe pa iu miratuar nga kolegu partiak, u çua, duke marrë me vete gjithë grupin e tij për tu mos u kthyer në seancë. E duke e parë tek dilte nga Kuvendi thuajse e dëgjoja tek me vete e këndonte Ça po dojmë, na po bojmë.
E bojnë çka të dojnë për shkak se ne i tolerojmë dhe i lejojmë që me vota të vjedhura të vijnë në pushtet e të na e nxjerrin shpirtin ashtu siç ua ka ënda. Bëjnë, për shkak se kanë ditur ta ndërtojnë rrjetin e merimangës nëpër të gjitha institucionet, posaçërisht në ato ku ka para, dhe vendosin sistemin e vlerave: sa më shumë ryshfet që të marrësh, aq më i dobishëm je për sistemin. Bëjnë, për shkak se sillen thuajse ne u kemi borxh gjë, thuajse duhet tu jemi përjetë falënderues që na i përshëndesin nënat për çdo ditë dhe bëjnë qejf nëpër vende ekzotike me paratë tona, sepse janë sortë e veçantë.
Pra, ska përse befasohemi që shtetin e kemi si Qirkuzin tragjik për ne, qesharak për të tjerët.
flaka@koha.net


Kola 29.01.2013/13:33
Shume Analize e reale nga Zonja Surroi. po kjo i bjen. sikur ti thuash Djallit, se po ben pune te keqija. e ai vazhdon edhe tutje edhe me shume te bej pune te liga. keshtu i kemi ne keta udheheqs. Fatkeqsisht as qe pritet qe keta te ndalen me keto ... sira.

yzil prizren28.01.2013/22:38
Nuk egzistojn dallimet e mëdha Në Dardani Perandoria e Romës si dhe në Vilajetin e Kosovës Perandoria Osmane,për sigurinë publike angazhonin plackitësit si policë, ushtarak apo administrues.Tani aleatët tonë nderkombëtarë këtë strategji dhe metodë e përdorin pa asnjë ndërgjegje...

Driton Bakija Gjakove 28.01.2013/11:32
Shume i mire e ke ,Flaka Surroi.Shkrimi eshte reale dhe ti me te drjete krtikone ,Qeverine e ,Tiranes dhe Prishtines se nuk bejne gje per ,Luginen e Presheves.Krtikon qeverine ,miministrit per korropcjon deputetin ,Adem Grabovoci se eshte i papergjeshem dhe disa gjera te .Rspekte per ju ,Flaka Surroi.

TRUNGU28.01.2013/11:09
Flaka shkrimimi i juaj eshte real si gjithmone por cka te i beshe qe ne si popull nuk punojm per ta ndryshuar gjendjen prandaj edhe punet i kemi ashtu si jemi qirkuz e perte bile ne kuvend qohet PRONTO hunguron edhe shan ngapak nanat e krahut tjeter dhe ik jasht me grupin e tij dhe nuk ndodhe asgje ku po don qikuz me te madh.Mendja ma merre aty ka qene dasht te nderpritet mbledhja e kuvendit dhe te kerkohet largimi i tij nga kuvendi nese jo ne ket menyre ateher populli eshte dasht te ngrihet para kuvendit per ta krye at pune se per nryshe qirkuzi nuk ka te ndalur kurr.

era28.01.2013/10:09
politikanet lozin me fatin e popullit nen parullen e "bashkimit", shume nga ne e dime se bashkimi jo vetem qe eshte nje iluzion i marre por eshte edhe humnere ne diten e sotme, thjesht nuk qendron! ajo qe me dhemb me se shumti eshte se si shtresat e popullsise qe edhe ato jane ne vuajtje jo me pak se te tjeret akoma pranojne si fakt shpetues bashkimin. Cirkuzi do te vazhdoj perderisa, fatkeqesisht nuk ka parti politike qe del e thot kete troq, dhe e cila do t'i kishte bindur qytetaret se zgjidhja eshte pastrimi i mbeturinave ne oborrin tone e jo bashkimi me mbeturinat e Shiqperise. Mjerim! nuk ka parti politike qe do te mund te votohej, asnje prej tyre nuk eshte bindese, asnje!

Shemsidin Berisha27.01.2013/20:53
Shume e nderuara Z.Flaka Surroi!Jame teper kureshtare dhe mirenjohes i tipit ose llojit te analitikes dhe logjikes se shkrimit tipik popullor dhe shume te qelluar.Ju me keto lloje analizash ma merr mendja ,jo qe nuk jeni vetem por jame i bindur nje shumice e dermuar e popullit te rraskapitur,te manipuluar, te zhgenjyer,te vjedhur,te haruar, te indinjuar,te qnderuar etj...jane te mendimit te njejte.Ne, Popullit tone te lodhur e te indijnuar na duhen kuadro te tilla dhe koka te tilla.Me respekt Shemsidini nga Prizreni perkohsisht ne perendim

Shpresa Gjermani27.01.2013/18:59
Respekt, z. Surroi, por edhe sa do te zgjas ky cirkuz, kjo dhemb shume, sepse te marre malli te lexosh nje artikull per ndonje gje te mire, ne ate Kosove plot me halle, e nje gje te tille nuk e ka merituar as Kosova e as populli.








asman asmani29.01.2013/18:29
Nuk pajtohem me ju motra flaka,ne qirkuz ne vetč e blejmč bileten dhe ata na bčjnč pčr te qeshur,keta me tč včrtet po na bejnč qirkuz ne parlamentORGANI MA I LARTč I çDO SHTETIpo na marrin paret per bilet sa po dojne vetč... pa pagu nuk ka......shnosh