Realiteti mbi identitetin egjiptian
Tarek Osman Artikujt tjerė
Islamikët mund ta kenë rrëmbyer avantazhin nga fluksi i revolucionit, por herët apo vonë e vërteta për trashëgiminë e kamotshme të shoqërisë së Egjiptit do të dalë në sipërfaqe
Në një taksi në qendër të Kajros, gjatë kësaj jave, një mik imi komentoi rreth aprovimit të kushtetutës së re të Egjiptit, duke thënë: Tanimë është përcaktuar; Egjipti është bërë një shtet islamik, koment ky që e nxiti shoferin e taksisë që të kundërpërgjigjet: Egjipti gjithnjë ka qenë një shtet islamik.
Deri nga mesi i shekullit 11, përafërsisht 400 vjet pasi islami hyri në Egjipt, shumica e egjiptianëve u konvertuan në islam; besim ky që u shndërrua në bazën e legjitimitetit të prijësve të dinastive dhe sunduesve që e kanë kontrolluar shtetin ndërsa islami në manifestimet e veta të ndryshme shoqërore u bë forca më e spikatur e shtetit.
Sidoqoftë, një ndryshim ndodhi në gjysmën e parë të shekullit 19-të, kur reformat e Mohamed Ali dhe më vonë të nipit të tij Khedive Ismail e hapi shtetin kah arsimimi, administrimi, strukturat ekonomike perëndimore dhe gradualisht ndërmori një valë madhore të perëndimizimit social.
Epoka liberale e Egjiptit, në periudhën ndërmjet mesit të shekullit 19 dhe mesit të shekullit 20, dhe e cila nxiti një valë dramatike të kreativitetit kulturor të paparë në historinë e Egjiptit, kulmoi me hapjen e Egjiptit ndaj ndodhive të ndryshme ndërkombëtare. Mbi një milion të huaj, kryesisht emigrantë ekonomikë nga Armenia, hebraikë, italianë, levantinë dhe grekë u vendosën në këtë shtet.
Kajro dhe Aleksandria u bënë qendrat komerciale, financiare dhe më pas edhe arsimore, kulturore dhe të argëtimit në Lindjen e Mesme. Në filmin e vitit 1960 Doktor Dolittle, aktorja amerikane Samantha Eggar këndoi Fabulous Places, (Vendet e mrekullueshme), një këngë kjo për dëshirën e një amerikaneje të re për ti vizituar qytetet joshëse të botës.
Ajo dëshironte ta shihte Londrën, Parisin, Romën, Vjenën dhe Kajron.
Suksesi i Egjiptit në atë epokë ishte arritur nëpërmjet simboleve të kulturave të ndryshme islamike, e krishterë, hebraike, levantine, mesdhetare, afrikane, turke, evropiane. Islami ishte pa konkurrencë dhe komponenti më i spikatur e përzierjes kombëtare, po jo domosdoshmërish edhe më dominuesja apo autoritarja. Rezultati i kësaj përzierje ishte një shoqëri progresive, e talentuar, e hapur dhe gjithnjë e më demokratike.
Sikur ajo këngë të ripërpunohej sot, 50 vjet pas, Kajro nuk do ti përshtatej fare asaj. Kryeqyteti i njohur botërisht i viteve 1940 dhe 1950 sot e ka humbur shkëlqimin e vet. Prejardhja e Kajros pasqyron regresin që aspektet e ndryshme të Egjiptit modern kanë përjetuar. Mirëpo një pjesë e rëndësishme e këtij regresi ishte bartja e atij petku pasurie. Në 50 vjetët e fundit, gradualisht dhe dalëngadalë, simbolet e ndryshme komponentët e egjiptianizmit të pasur të shekullit të fundit janë rrëzuar, apo janë lënë të thahen dhe të vyshken. Egjipti, si shtet dhe shoqëri, u bë më i varfër si në aspektin kulturor ashtu edhe në atë intelektual.
Kriza aktuale dhe e zgjatur në Egjipt vështirë se ndodh për shkak të neneve të caktuara të kushtetutës së re; është më shumë për shkak të këndvështrimeve të ndryshme të formës së shoqërisë dhe të ardhmes së shtetit. Në qendër të saj, kriza ka të bëjë me një debat urrejtjeje dhe herë pas here dhune rreth identitetit të Egjiptit.
Shumica në elitën e re politike të Egjiptit, e veçanërisht ata brenda lëvizjes islamike, e theksojnë mandatin e dhënë nga votat e elektoratit dhe referendumet: legjitimitet ky i pakontestueshëm i botëkuptimeve të shumicës. Mirëpo këndvështrimet e shumicës sot janë të kufizuara në kohë dhe shtrirje: ata do të ndryshojnë, sidomos në një shtet ku mbi 45 milion e banorëve janë nën moshën 35 vjeçare; ky segment i madh shoqëror do të bëhet më i vjetër ndërsa botëkuptimet e shumicës në mesin e atyre do të ndryshojnë.
Dhe çështë më e rëndësishmja identiteti kombëtar kurrë nuk ka të bëjë me shumicën në një moment të transformimit të pafund shoqëror. Identiteti ka të bëjë me ndjenjat më të gjera dhe të ndara kombëtare dhe kornizat e referencës. Dhe në Egjiptin modern, gjatë të paktën 150 vjetëve, ato kanë qenë gjithnjë të shumta. Kurrë gjatë këtyre 150 vjetëve, shumica e egjiptianëve, e lëne më një pjesë e tyre, nuk ka margjinalizuar pjesët e tjera të shoqërisë.
Egjipti ka kaluar nëpër sfida të rënda disfata ushtarake, fatkeqësi ekonomike dhe një valë serioze e terrorit të brendshëm duke e ruajtur një pjesë të rëndësishme të traditës së saj të pasur.
Një lëvizje politike e mbështetur nga shumica sot mund të ketë sukses në imponimin e këndvështrimeve të veta mbi politikat aktuale. Kjo është një natyrë e qeverisë reprezentative. Mirëpo një numër i kufizuar i fitoreve elektorale, të ardhura pas dekadave të letargjisë, kanë mungesë të projektit kombëtar, në një moment të kushteve të turbullta ekonomike dhe në një shoqëri dramatikisht të re, nuk do të ndryshojnë kornizat thelbësore të referencës dhe trashëgiminë e një shoqërie të vjetër si ajo e Egjiptit.
Derisa energjia potenciale e përmbajtur për një kohë të gjatë e shoqërisë po shteret, ajo po shndërrohet në valë kinetike të pafund, të cilat krijojnë një periudhë polarizimi, konfrontimesh dhe kaosi. Herë pas here, shpërthimi i shpejt i një energjie të tillë dhe kanalizimi i saj në shtigje të shumëfishta mund të duket gjë e rrezikshme. Mirëpo ajo energji gradualisht do të shuhet dhe shoqëria do të kthehet në normat e veta të ngulitura. Diversiteti, toleranca dhe bashkekzistenca e mënyrave krejtësisht të ndryshme të jetesës, të cilat gjithnjë kanë karakterizuar Egjiptin modern do tu vënë hije këndvështrimeve të çdo lëvizjeje politike. Siç gjeografi i shquar i Egjiptit, Gamal Hemdan, kishte thënë dikur: Në thelb, Egjipti ka shumë hije.
(Tarek Osman është një shkrimtar dhe ekonomist politik nga Egjipti. Ai ka studiuar në Universitetin amerikan të Kajros dhe Universitetin Bocconi në Itali. Ai është autori i librit Egjipti në teh: Nga Nasseri deri te Mubaraku)








