Vëllazëria Pronto
Halil MatoshiArtikujt tjerė
- Hysteria vazhdon
- Hysteria: Mirë se erdhët në orën e biologjisë!
- Vitet e sfidës së madhe: Të kalohet Rubikoni
- Deutschland Uber Alles!
- Tentim dhunimi në Kuvendin e Kosovës!
- Kompromis mbi kompromisin
- Mitrovica kundër qytetarit Spahiu
- Urime Hashim!
- Kryeministri po i armiqëson kosovarët me Perëndimin
- Tregtarë flamujsh, kontrabandistë pasaportash...
Qeverisja e Kosovës nuk buron nga vullneti i popullit, ngase procesi zgjedhor ishte një fabrikim industrial i votës së lirë. Por nga një vëllazëri gjysmë e fshehtë, që nuk zgjedh mjete për ta fuqizuar pushtetin personal. Kjo kleptokraci buron nga një vëllazëri e modelit sicilian, e përbërë nga një rrjet spiunësh, të cilët të veshur me smoking dhe në emër të institucioneve u raportojnë dy vetave që marrin vendime për vendin, njëri nominalisht kryeministër e tjetri nominalisht ish-shef i SHIK-ut
Të tjerët janë duartrokitës të paguar, marioneta të këtyre të dyve
Kjo vëllazëri gjysmësekrete e ka zaptuar shtetin në të gjitha segmentet, derisa shoqëria politike dhe qytetari nuk po ndihen gjallë.
Maskat po bien, në një shthurje dramatike Çehoviane.
Gjithçka nisi me publikimin e përgjimeve në YouTube, nga duar të padukshme, që është një sekret publik tashmë: dhjeta njerëz, hetues policie, prokurorë, gjykatës dhe avokatë kanë qenë të obliguar nga detyra zyrtare që ti dëgjonin materialet inkriminuese (madje në vëllim shumëfish më të madh se kaq), prandaj në këtë rast është fare e qartë se kujt i ka konvenuar publikimi i përgjimeve të autorizuara nga EULEX-i.
Fundja, mirë që janë publikuar. Super, super, super
!
Nisur nga Konventa e Romës, neni 10, edhe publikimi jolegal i fakteve merr karakter legal nëse ky veprim vlerësohet në të mirën publike.
Sepse, personazhet e vëllazërisë Pronto janë që të gjithë persona publikë, bartës të institucioneve shtetërore dhe politike dhe në asnjë sekondë ata nuk po flisnin për turshitë, as për drutë e dimrit dhe as për gratë dhe kalamajtë dhe dertet e gjallnimit.
Ata po flisnin për punë të larta shtetërore!?
Të larta, punë botërore, konform nivelit të tyre arsimor e kulturor; në përputhje me etikën e tyre qytetare e të pushtetit dhe mbi të gjitha konform me rendin e paracaktuar të vëllazërisë: mbifuqi politike me kërcënime e dhunë politike, me vjedhje votash e shantazh politik, me ryshfet e nepotizëm të hapur; përfitime nga zyrat publike, korrupsion deri nasht dhe shndërrimi i sferës publike në nëntokë mafioze.
Një koleg propozoi në rrjetin social Facebook që kosovarët që nga sot ta regjistrojnë kursin për ta mësuar italishten arkaike, se qysh po shkojnë punët, sipas tij, ka me ardhë dita e s'kemi me i marrë vesh çka po thonë qeveritarët kosovarë.
Kjo është, fatkeqësisht, gjuha e ardhmërisë së Kosovës, gjuhë e cila nuk do të mësohet për arsye të rritjes ekonomike në përmasat globale të ekonomisë italiane, siç doli ideja në Shqipëri për të mësuar kinezishten, por kjo italishte do të mësohet për tu kthjelluar se më kë kanë punë qytetarët kosovarë.
Trishtimin që shkaktoi komunikimi i vëllazërisë Pronto tek qytetarët dhe distancën që krijuan mijëra njerëz nga ky fjalor i pështirë, njëri nga raportuesit tek shefat e vëllazërisë e quajti racizëm rajonal.
Nëse është kështu, filmi i Hollywoodit God Father është vepra më raciste në botë.
Por kritika nuk e ka cilësuar për të tillë.
Pra, a po vendoset modeli i vëllazërive siciliane në Kosovë, në këtë rast me ndihmën e turmës?
Se me cytjen, joshjen, por edhe metodat më të dhunshme nga kjo vëllazëri, po krijohet një masë amorfe që bindet e nuk dëshiron të vijë vetë tek e vërteta, tashmë nuk ka asnjë dyshim. Mjafton të dëgjohen qytetarë të thjeshtë në Skënderaj që deklarohen, pas skandalit, për të hetuar se njeriu masiv po rikthehet në historinë më të re të Kosovës!?
Ata, shumica prej tyre, i janë bindur verbërisht vëllazërisë se gjithçka është OK, se këta janë të mirët, porse armiqtë e brendshëm e të jashtëm po i njollosin heronjtë e tyre.
Ka porse sish që duken ashiqare të frikësuar për ta thënë atë që e mendojnë, sepse nëse e parafrazojmë Giovani Sartorin, shumë gjatë ata nuk kanë guxuar ta thonë atë që e kanë menduar dhe tashti, ata nuk e mendojnë më atë që smund ta thonë.
Pra, në këtë pikë ka pushuar të menduarit!
Së dyti, turma ende pa u shkundur nga ethet turbo-folklorike dhe etno-nacionaliste të festimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku erdhi në shprehje truri muskul i njeriut masiv, u përball me një realitet të pabesueshëm për të, për turmën pra!?
Qysh të jetë e vërtetë ajo që flasin tipat që janë ngjitur aq lartë në hierarkinë shoqërore, sipas spirales së paaftësisë, kur shumë nga ta janë shpallur institucionalisht heronj e qytetarë nderi që nga Vlora e deri nkufijtë e skajshëm të gjeografisë shqiptare!?
Në rrjetet sociale me tu bërë publike përgjimet, fillimisht turmën e vërshoi dyshimi se është një inskenim i Serbisë, (pothuajse i njëjtë ishte edhe reagimi i parë i Qeverisë kosovare: montime, shantazhe, të pavërteta etj.) pra thjesht njollosje armiqësore, por kur EULEX-i e vërtetoi autorësinë e përgjimeve, turma u shkreh në vaj: Hakmarrje e EULEX-it për deklaratat e këtyre burrave e grave pas arrestimit të Fatmir Limajt!
E dikur, kur së vërtetës nuk i ikej dot, disa të mençur të kombit, që nga Zelanda e Re e deri n Prishtinë, nisën të besonin se ka diçka, por nuk i akuzuan direkt personazhet e vëllazërisë Pronto, por gazetarët, që nuk paskëshin hulumtuar, paralajmëruar e shkruar për profilet e këtyre liderëve politikë!? Por paskan filozofuar!?
Sa për ilustrim po e sjell vetëm një koment, për tia njohur mendësinë një njeriu masiv: I nderuar, ju gazetarët e keni ditur shumë më heret për nivelin e këtyre njerzëve të përgjuar. Pse s'keni treguar o burra? Ju gazetarët jeni hulumtus të profesionalizuar, dhe këto gjëra është dashur të paralajmërohen më heret se tani nga EULEX-i.
Njerëz që shtiren se janë lexues të mëdhenj dhe kurrë nuk marrin mundin ti lexojnë përmbi tre rreshta të modelit kili-mili në rrjetet sociale i akuzojnë gazetarët, madje ata profesionistë. Po a nuk kanë paralajmëruar gazetarët me vite të tëra për nivelin dhe modelin e qeverisjes nga këta njerëz, a nuk kanë hulumtuar, kujdestaruar e shkruar 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, 12 muaj në vit?
Të vetmen përgjigje që mund ta japë një gazetar, kritik i shoqërisë apo thjesht një njeri racional në këso paragjykimesh është se mund të vërë bast me këdo, se për profilet e këtyre tipave dhe lëngatën që i kanë sjellë vendit, për këto 13 vjet nga çlirimi i Kosovës dhe për këto gjashtë vjet në pushtet edhe de jure, janë shkruar e botuar nja 1.5 tonë artikuj e komente, nëse e marrim letrën si etalon matës për sasinë e alarmeve, paralajmërimeve dhe bërtimave!?
Sepse të flasësh e të shkruash në këso situatash nuk mjafton, duhet bërtitur
Por njeriu masiv është i verbëruar, fillimisht nga propaganda, e pastaj edhe nga joshja dhe interesat meskine. Njeriu masiv është rëndom nacionalist i paarsimuar dhe pa edukim qytetar, ai është i frikësuar deri në paranojë, saqë vetëm në turmë ndihet se ekziston, ndien se është i fuqishëm dhe i dobishëm.
Nacionalizmi së këndejmi është patologji shoqërore, pra sëmundje.
Kështu që në këtë derexhe, në këtë gjendje të mjeruar, njeriu masiv ka ra falë nacionalizmit deklarativ dhe joracional të elitave kinse politike dhe kinse kulturore të pasluftës në Kosovë.
Por, në këtë mendësi totalitare ndërhyn sindromi i fajtorit kujdestar që rëndom u lihet gazetarëve!?
E, megjithatë, gazetarët, shumë nga ta, dhe më të ndërgjegjshmit, nuk u përshtatën me vëllazërinë Pronto, por rezistuan dhe kundërshtuan.
Gjatë kohë ia kanë gjigavë kryeministrit, si ata zagarët e Malishevës
Kundërshtoni shumë, binduni pak; se bindja e verbër të shpie në skllavëri të plotë; prej skllavërisë së plotë asnjë popull i botës nuk e fitoi dot përsëri lirinë, janë vargje të poetit amerikan Walt Whitman, e të sjellë në shqip nga Enver Robelli.
Çka pas aferës së përgjimeve? Asgjë!
Sepse shumë nga shqiptarët e Kosovës votojnë e zgjedhin në pushtet njerëz mujshor e t'pa dije themelore, e mbi të gjitha të pakulturë, parakë deri në palcë...
E të shumëve u vidhet vota, sepse më të shumtë janë ata që heshtin.
Pushteti mujshor i vëllazërisë Pronto ka krijuar favore nga zyrat publike, ka prodhuar korrupsion dhe skema piramidë, ka instaluar spiunim e frikë.
Sharjet e zyrtarëve të lartë shtetërorë me nanë janë vetëm maja e Icebergut në këtë det krimesh.
A ndalet kush të reflektojë vetëm dy minuta?
Nga këto personazhe, të presësh siguri e liri, shkollë më të mirë dhe shëndetësi më efektive, shtet ligjor, zhvillim ekonomik dhe vende pune, madje edhe integrime, është injorancë e përmasave kombëtare!?
Jo, kurrë nuk do ti kenë këto shërbime pa u trandur nga ethet që e kanë kapluar njeriun masiv.
Pa u kthjellue
Shoqëria kosovare e ka humbur lirinë brenda Kosovës në liri, e kjo është për tu indinjuar dhe për të vajtuar, për ti shkulur flokët e kresë...
Askujt më nuk duhet ti interesojë nëse vëllazëria Pronto do ti lypin të falur kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Ata duhet të kërkojnë falje nga populli i Kosovës dhe të ikin me turpin e botës mbi supe
Të marrosur!


Artisti 3410.12.2012/13:20
Shkrimi i Juaj Z. Matoshi eshte shume domethenes, flet per momente te rendesishme te politikes kosovare , per njerezit ne te dhe mbi te gjitha per friken e "mases". Aty e verejm pezmin me te cilin Ju shkruani, shkruani se duhet bertitur e shkulur floket e kokes , Ju kuptoj plotesisht dhe keni te drejte por.......
Zoti. Matoshi , nese dikush prej qytetarve te Kosoves ka pritur me mire prej kesaj kaste te tille politike eshte e drejte e sejcilit, por edhe me i vogli njeri i ndergjegjeshem ne Kosove, ai i cili mbaroi 4 vite shkolle fillore qe heret e ka kuptuar se te tillet nuk do sjellin asgje te mire, asgje te vlefshme per Kosoven dhe qytetarin e saj. Te tillen abuzuan me luften e Kosoves, abuzuan me lirine , me te drejtat e njeriut , me te drejtat e te gjitheve. Te drejtat e tyre nuk perfundojn aty ku fillojn tuajat , te drejtat e tyre perfundojne ne gjepat tuaj. Ne Kosove nuk ka as edhe nje mase e vogel e njerezve te sojit tuaj, po te ishin Kosova do ishte me ndryshe. Frikesohem edhe per JU, te lutem bene kujdes, keta jane te prirur per gjthqka. Une per vete e kam friken , ajo eshte autonome , nuk po mundem te dal nga ky rreth vicoz dhe te shkruaj dhe flase si Ti, por prapa perdeve te duartrokas , prapa kutive te votimit nuk e bej kurre ate qe nuk duhet.

eliot09.12.2012/22:36
Sidromi FRIKA
Njeriu normal apo masa me e madhe ne Kosove"turma masive" siq e quan ti i nderuari Halil, eshte e frikesur deri ne palz te ashtit. Kete fakt akoma nuk jeni duke e kuptuar apo spo doni ta kuptoni?! Frika eshte paraelementi i nenshtrimit total para atij,asaj qe i neshtrohesh. Duhet ta dini qe njerzit,populli jan duke u frikuar pa mas para ketyre barbarve,riokupusve te vendit! do ta humb punen,tenderin apo edhe jeten nese kundershton banden.Ky sindrom duhet te studijohet me shume. Sindroma FRIKA dhe nenshtrimi para saj eshte "diagnoza" e ketij nenshtrimi,toleromi para tutarve,shefave te bandes riokupuse...Per kete sindrom duhet te hulumtoni dhe te gjeni "terapin" e duhur nese mundeni... FRIKOHEM qe e keni veshtire te eleminoni FRIKEN qe eshte duke dominuar tek ne.....

Nehat mani09.12.2012/12:09
pershendetje

fiona kresniq07.12.2012/15:45
Halil,pa komentuar fare te lumte. HALLAL TE KJOFTE SE JE ME TE VERTETE NJE ANALIST GUXIMTARE.
Shendet e suksese.

Liridon Rama07.12.2012/14:15
Shume shkrime i qelluar zotni Halil.
Ju pergzoj per kete permbledhje kaq te sakt, dhe te dhimbshme.
Populli po flen, kurse ata "Pronto" po e shfrytzojn deri ne maksimum kete qetesi.
Nuk e di qka pres une si nje student , te shoh ne te ardhmen ne Kosove !

Mototovi07.12.2012/13:56
O Rini e Kosovës, a po e shihni ku na quan gjeneratat pseudo patriote, ka ardhur koha ta rrëzojmë këtë qeveri! Mësoni nëpërmes youtube se si bëhet Koktejli Molotov, të fillojmë ti djegim të gjitha që squhen të qeverisë! 2 makina me targa "Z" zyrtare u dogjen të marten 04.12.'12 në Prishtinë", ne po organizohemi, bashkangjituni edhe ju, ndihmoje edhe ti si din ti vet Kosovën! Këta njerz, sa më gjatë që do të rrinë në pushtet, gjeneratave të reja ju kërcënohet ardhmëria, pra të ngrihemi për hir tč fëmijëve tanë, për hir të nipave e mesave tona! Është koha e fundit ta nisim revolucionin e vonuar, t'ju tregojmë këtyre të pashkollëve se nuk janë këta meritoret që gjoja paskan ndihmuar çlirimin tonë nga serbia!, por se këta janë. Fundrrina e kombit tonë dhe t'ja lëmë historisë le ti degradoj këta njerz të pamoralshëm!

Xhevat Berisha Jaanjevë07.12.2012/12:45
Populli i Kosoves ka nevoj per burra të tillë, siq ësht Halil Matoshi, por ka nevoj edhe per nji popull tjeter, e jo sikur ky i sodit që perulet ndai ktyre udhëheqsave që tani më e tër bota e din se kta jan turpi ma i madh i vendit që jan duke na derguar drej humneres.

platon07.12.2012/10:34
kam frike se afera"pronto" eshte vetem nje yvertyre e kontinuitetit ne dem te kosovarve. cdo her kur eshte koha e bisedimeve me serbet vjen nga ndonje afere nga jashte dick marti apo nga mbrenda EULEX, a mos eshte kja valle leshime te reja ndaj serbis se EU eshte lodh me ta dhe zakonisht kerkojne nga "qeveria pronto" leshime te reja ose!!!! vazhdimi vazhdon me tema me interesante se "pronto".
moment interesant per ne kosovaret.
ju lutem jam shqyptare por nuke kuptoj domethanjen e fjales "GJIGAV" a ka mundesi dikush te me spjegon ket?.
sikurse edhe heren e kaluar thashe nje artikull per te menduar dhe i lehte per te lexuar pa barbarizmet gjyhesore te perdorur nga "qeveritaret pronto"

suisse07.12.2012/10:25
Ju pergezoj per komentin zonti Matoshi.Une i kisha propozu ata qe e kann publiku inqizimin te lajmrohen dhe ai APO ajo e meriton nje shperblim te madh nga Populli i sakatosur nga kjo Mafi e Thaqiqit.
Tash edhe ata PDKista qe e votoni kete Qeveri me kta 23 Bosa do te mendohen mire se kujt do tja japin Voten.
Ata qe e publikuan kete inqizim BRAVO e madhe.A keta AAKista qe minxi po presin me hy ne Koalicion me Ramushin nuk jeni hiq ma te mir se keta Bosat Mafioz,sosht koha me lidh koalicion me hajnat.E ramushi me gjithe meritat e luftes edhe ate qka ka dhon per Liri pom doket Lakmija e karikes po ia humb vleren e populli din me denu me VOTA ne zgjedhjet e ardhshme.

Shpresa Gjermani07.12.2012/08:41
Ne udheheqesine aktuale te Kosoves, kam qene shume e pa kenaqur me punet e tyre rreth zhvillimit ekonomik, kulturor dhe politik, kurse tani pas ndegjimit te atyre bisedave me vjen per te vjellur kur i shoh ne televizion, sa poshte ka ra shoqeria kosovare, kur i lejon keta te pacipe te udheheqin shtetin.
Ju z. Matoshi, respekt per shkrimin.

populli i zhgenjyr07.12.2012/08:23
Te lumte penda OO HALIL MATOSHI.Dhashte Zoti dora e juaj gjithemone te shkruaj ralitetin qe ne po jetojme.Shkrim realist dhe po aq i paster pa shtu as mungu as gje qe eshte reale ne kete vend qe e udheheqin nje grup banditesh te marrosur

veterani07.12.2012/08:13
Sakt o Halil, shum sakt me vend e ke, po na kan mberthyer njesoj si Millosheviqi me aparat shtetror dhe spo ka kush tja veje kambanen maqokut por nje dit te lumme shpresojm dhasht zoti...

BEDRI RAMADANI07.12.2012/02:43
Z.MATOSHI je shume i mire me keto shkrime por sa vlejn kur ne populli po flejmi nate e dite

profi karadakuhot mail com06.12.2012/21:57
marrja askend nuk eka mbyt.por ka na ne ... adak i kena mlu fmin mi ardh marre kur te rrirtet kta tek kakaN PAMARRE

Fita06.12.2012/21:45
O i respektuari Halil per keta burra te ligj falja nuk ekziston,sepse e kan fytyren nje ekterhektar e jo dy gisht siq thot populli.Truri i tyre eshte i lidhur me zingjire,thoshte Faik Konica.Kjo dhurate eshte vetem nje Hakmarje per drejtesi,pse? sepse ai qe ben padrejtesi vuan me shum se ai qe vuan nga padrejtesia, shkaku i kesaj hakmarje per drejtesi.Vertete eshte çmenduri ne nje shtet ku politika po na behet streh e te paafteve dhe paraziteve politik,e me pastaj paramendo ne trupin e atij shteti çka ndodh.

jeta06.12.2012/21:40
Kallnu prrej inati se skeni qka boni. Pdk nr 1

Dardania06.12.2012/21:32
Gjatë leximit, thashë se do ta bëj namin tue komentue, por sapo i rashë në fund, m,u treten të gjitha fjalët, me të cilat mendova t,ia jipja dikah, jo si kundërshtim, sepse njeriu normal këtë shkrim të mrekullueshëm nuk mund ta kundërshtojë,por njëfarë alternative, mendova ta formuloja, por jo...megjithatë, megjithatë, ndoshta edhe të bërit sehir, e ka njëfarë kuptimi, MPIRJA MASIVE E MASËS,në kontekstin kosovar, del, paradoksalisht, deri diku, i arsyeshëm, sepse para kësaj MPIRJEJE, dihet se shpirti dhe trupi i shqiptarokosovarit kaloi nëpër një KALVAR, nëpër një teh ekzistencial,pastaj, pastaj, dihet PREAMBULA E ÇLIRIMTARODHUNUESVE të ri, duzina e kufomave nëpër të cilat këta u ngjiten, u instaluan, u riinstaluan...Por,nëse në këtë MPIRJE AKTUALE,nuk pritet asgjë nga MASA E GJALLË, nga thellësitë e dheut do të vijnë zërat e të vdekurve tanë. Dhe ata janë shumë, dhe ata kanë përse të flasin...ATA ZËRA, do ta shtyjnë ndërgjegjen tonë të ngrirë hë për hë, të shkrihet, dhe të ringritet...Një vend kaq i vogël me kaq shumë gjak të derdhur me dashje e padashje,është vështirë të besohet, se do të durojë të mbulohet nga llumi, kur nuk ka duruar, të mbulohet nga zullumi...
Z. Matoshi, i uroj rrafsh njëqind e një vjet jetë...dhe kujdes...

SHqiponja06.12.2012/21:31
Jam shum e bindur qe ky popull,qe nuk beri as me te voglin reagim,edhe mbas marris se fundit te pergjimeve,nuk do reagoj me per asgje.

besi06.12.2012/20:56
Z.Halil Matoshi te lumt dora.Njeher ne nje bised me nje plak, fliste se si pensionet jan te vogla une i thash qeveritaret jan ba milionera e nuk interesohen per popull ,ai me tha ndasht more le te vjedhin se krahi i luftes eshte ... Deri sa te mendojn njerzt keshtu kan me na udheheq keta rrugaq .
Ju pershendes.

hashim haredini06.12.2012/20:39
Cfare me teper kesaj radhe ja paske qelluar bash ne pik pikadilli , ti po e merr vesh me te mos shprehem ne gjuhen e ketyre prontove .Na rrofsh ore Halil Tash prite revolucionin pranverordo e zhdukim opangen skemi tjeter zgjidhje .

ermir kumanova06.12.2012/20:38
Kjo eshte plotesisht Permbajtsore dhe aqe e sakt dhe e kuptueshme por ,sic e keni cekur ju Njeriu Masiv POPULLI ka rene ne roberi menjeher pas CLIRIMIT pra ne TransOrgazem te pafund KI popull ? ? ?
Shkrime te tilla cilesore dhe permbajtesore shumdimenzionale ne kto kohra te "PRONTOVE" jan Ilac per ate Njeriun Masiv me siguri ILACI I FUNDIT.

braha06.12.2012/20:20
Secili popull e meriton qeverin e vet










armend29.01.2013/17:51
e verteta del ne shesh no koment