Mbreti kthehet në shtëpi
Halil MatoshiArtikujt tjerė
- Hysteria vazhdon
- Hysteria: Mirë se erdhët në orën e biologjisë!
- Vitet e sfidës së madhe: Të kalohet Rubikoni
- Deutschland Uber Alles!
- Tentim dhunimi në Kuvendin e Kosovës!
- Kompromis mbi kompromisin
- Mitrovica kundër qytetarit Spahiu
- Urime Hashim!
- Kryeministri po i armiqëson kosovarët me Perëndimin
- Tregtarë flamujsh, kontrabandistë pasaportash...
Nga këndvështrimi i kundërshtarit politik edhe Gjergj Kastrioti është tradhtar.
Nga ky prizëm, Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Fatos Nano, Sali Berisha dhe Edi Rama janë tradhtarë. Por historia nuk funksionon sipas këtij këndvështrimi. Jo sidomos me britma e pështyma: Rroftë mbreti! Poshtë mbreti!
Një përballje e pakëndshme me masat e zemëruara i përshkruhet Nikolla Pashiqit, shef i të radikalëve serbë dhe kryeministër i Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve në periudhën 1921-1926 me një ndërprerje (1924), derisa po thërrisnin Poshtë Pashiqi.
I përballur me turmën e të pakënaqurve me politikat e tij në një miting ai u ishte drejtuar me fjalët: Populli im - kafshët e mia, por kur turma tërbohet, ndërkohë Pashiqi ndërron deklaratën e tij: Populli im forca ime dhe aty për aty populli sërish e brohoritë dhe e duartroket Rroftë Pashiqi.
Kjo barsoletë politike dëshmon më së miri ndryshueshmërinë, ose më mirë të thuhet paqëndrueshmërinë e masave në të kuptuarit e politikës dhe sidomos diplomacisë shtetërore.
Nëse kombi është një bashkësi intersubjektive njerëzore, e strukturuar mirë, e konsoliduar politikisht dhe e mbështetur në ligj (konstitucion) atëherë Ahmet Zogu është njëri nga baballarët e kombit shqiptar, i cili për herë të parë në historinë e tij njohu Republikën, institucionin e Kryetarit dhe mbi të gjitha shqiptarët nën drejtimin e tij njohën Kushtetutën dhe ligjet, pra edhe Kodin Penal dhe Civil.
Që të gjitha këto pasardhësi i tij Enver Hoxha i suspendoi për gati gjysmëshekulli.
Duke e rritur e jo zvogëluar dhunën politike, duke rritur vrasjet politike në masë, duke ndaluar pluralizmin politik, shtypin e lirë dhe vetë Zotin.
Dallim i madh.
Prandaj, historia nuk është as liri shprehjeje artistike as folklor dhe as emocioni që një bashkësi njerëzish ndien në rrethana të ndryshme, ne dasma e deka, por një përshkrim i saktë analitik i fakteve.
Ajo nuk është pasqyrim bardhezi (i miri dhe i keqi), por një renditje e përballje faktesh, një dije e pandreqshme kryeneçe dhe e papërmirësueshme, një histori përplasjesh e aleancash, një përmbledhje e së shkuarës që të shumtën është e padobishme për ta ndërtuar të sotmen. Por që vlen si dije për të mos mbetur të humbur në interpretim. Historia, ajo mbledh, zbardh e valorizon faktet duke i analizuar ato në mënyrë kritike, varësisht nga kontekstet e brendshme dhe ato ndërkombëtare. Historia që dominohet dhe gjunjëzohet nga fituesi i radhës, në fillim përdoret si monopol i pushtetit për ta ruajtur pushtetin nga kundërrevolucioni, e më pastaj shndërrohet në histeri masave.
A e di dikush thirrjen e plotë të Mbretit të shqiptarëve? Dhe a është marrë dikush seriozisht me zbardhjen e këtij fakti. Si dhe pse u njoh për i tillë nga shumica e kombeve të asaj kohe?
Historia e shtetit shqiptar nuk është ajo që e ka shkruar me zjarr dhe hekur regjimi komunist, por jo as ajo e kohës së diktaturës së Ahmet Zogut.
Historiani normal nuk e merr për të mirëqenë e të palëkundshme këndvështrimin e vetë regjimit të Zogut I, për kundërshtarët e tij politikë, por as atë të komunistëve stalinistë të Enver Hoxhës që për një gjysmë shekulli Ahmet Zogun e trajtuan si mos më zi.
Por historia nuk është as mesi i artë. Është shumë më komplekse.
Historia e shtetit shqiptar është histori përplasjesh perandorake dhe vetë pavarësia e Shqipërisë është fakt që del në skenë nga shtrati perandorak.
Thjesht, lindjen e shtetit shqiptar e influencon shpërbërja e perandorive, Perandorisë Osmane dhe antidotit të saj, Perandorisë dyshe Austro-Hungareze.
Shkurt e shqip, fundi i së parës.
Pas vitit 1912 historia e shtetit shqiptar ndërlidhet me të tjerë faktorë, është më evropiane në tëra zhvillimet dhe pështjellimet, ndonëse në përplasje me të krishterët ortodoksë sllavë dhe grekë, si dhe e ballafaquar me rrethanat e brendshme po aq kontroverse.
Madje shqiptarët u kanë borxh shumë të huajve që ishin me ta në kombkrijim e shtetndërtim, që nga Princi Wied, Presidenti Wilson, jugosllavi me prejardhje hebraike Mosha Pijade.
Nuk mund ta imponojë qasjen e vet historiografike krahu i djathtë, kushtimisht zogist, e edhe më pak krahu i majtë, që për bazë ka interpretimin ideologjik komunist të historisë.
Diçka mund të imponojë vetëm qasja e ftohtë shkencore, analiza kritike e filozofisë së historisë.
Së këndejmi, Zogu ka një karrierë impresive.
Duket se shqiptarët falin gjithçka, madje edhe gjakun, por kurrë sta falin suksesin.
Dhe nga ky fatalitet buron edhe histeria aktuale kundër tij.
Rikthimi i eshtrave të Ahmet Zogut në shtëpi, pas gjysmëshekulli vetmie e syrgjynosjeje, rizgjoi epshin e së majtës revolucionare shqiptare për tia mohuar shtetndërtuesit kontrovers shqiptar prehjen në truallin që e lindi.
Për të gjykuar me neutralitet po sjellim këtu vetëm pak të dhëna biografike.
Ahmet Zogu, formalisht Naltmadhnia e Tij Zog I Skënderbeu III Mbret i Shqiptarëve, lindi më 8 tetor 1895, në Burgajet të Matit, në një kështjellë të ndërtuar rreth shekullit XV dhe vdiq më 9 prill 1961 në Suresnes afër Parisit.
Zemra e krahinës së Matit ka qenë Burgajeti, në lartësinë më dominuese ne të cilën ishte ndërtuar kështjella e Familjes Zogolli, ku u preh përjetësisht shpirti i motrës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Mamica Kastriotit - Zogollit, sipas gojëdhënave, së këndejmi Ahmet Zogu shpalljen e tij Mbret e mbështet mbi këtë fakt të diskutueshëm.
Ministër i Brendshëm 1920, kryeministër 1922 - 1924, president 1925 1928 dhe Mbret i Shqiptarëve, nga 1 shtatori 1928 7 prill 1939 de facto, pas pushtimit italian, ndërsa de jure deri më 2 janar 1946, kur nën drejtimin e komunistëve Shqipëria shpallet Republikë.
Personaliteti historik i Ahmet Zogut po shfaqet në këtë 100-vjetor të shtetit shqiptar i veshur si mos më keq nga oponentët e Sali Berishës, kurse me aurën e personalitetit më të madh pas Skënderbeut sipas dioptrisë së kryeministrit aktual shqiptar dhe partisë që aktualisht është në pushtet në Shqipëri.
Po cilat janë anët e ndritshme të këtij burrë shteti?
Në moshën 13-vjeçare ai bëhet shef i Matit!?
Në moshën 17-vjeçare Zogu rrok armët dhe në krye të 2000 matjanëve shkon në luftë për të mbrojtur Shkodrën e rrethuar nga serbët e malazezët.
Megjithëse në moshë të re, si 18-vjeçar, Zogu ishte ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë.
Në gjysmën e dytë të dekadës së dytë të shekullit të 20-të Zogu merr pjesë në luftimet kundër serbëve në Krujë dhe arrin fitore me njerëzit e tij, duke refuzuar ndihmën e austro-hungarezeve.
Në 1917 një komision imperial i drejtuar nga Princi Windischgraetz dërgohet në Mat dhe i ofron Zogut gradën e kolonelit të ushtrisë imperiale dhe e fton që të lidhet me forcat austriake. Zogu refuzon: Austria ka ardhur në Shqipëri si mike për të zmbrapsur ushtrinë serbe. Në të njëjtën kohë po si mike jona ajo nuk ka të drejtën të ndërhyjë në problemet tona të brendshme. Shqipëria është një vend neutral dhe neutraliteti i saj duhet respektuar.
Zogu, në qershor 1924 për të mos i hapur udhë luftës qytetare dhe gjakderdhjes ndërshqiptare, largohet në Jugosllavi.
Një gjykatë politike që e kishin instaluar kundërshtarët e tij politikë e dënon me vdekje në mungesë.
Në dhjetor 1924 me vendim të qeverisë Vrioni dhe me përkrahjen e fuqive të mëdha, e jo të Jugosllavisë, siç po pretendohet sot nga komunistët shqiptarë, ai rikthen legjitimitetin e rrëzuar në qershor 1924. Më 6 janar 1925 Këshilli i Naltë e dekreton kryeministër dhe ministër të Brendshëm.
Më 25 janar 1925 Kuvendit Kushtetues shpalli Republikën Shqiptare.
Dhjetë ditë më vonë, Ahmet Zogu u zgjodh nga Kuvendi Kushtetues, kryetar i Republikës, duke qenë në të njëjtën kohë edhe kryeministër. Gjatë kësaj kohe, Ahmet Zogu riktheu stabilitetin në vend, ndërmori reforma të rëndësishme, si dhe arriti marrëveshje të rëndësishme ekonomike, politike e ushtarake që forcuan pozitën shtetërore të Shqipërisë.
Kishte lindur Presidenti i parë i shqiptarëve.
Në fund të janarit të 1925-s, me iniciativën e Zogut, u mblodh Asambleja Kushtetuese.
Kushtetuta e re u miratua në mars të 1925-s.
Ishte ajo Republika e Dytë, (pas asaj të Ismail Qemalit) që u krijua më 1925.
Nga njëra anë, Shqipëria ishte republikë parlamentare, nga ana tjetër, presidenti, pra Zogu kishte dhe atributet e kreut të Qeverisë, pra kishte vendosur një sistem presidencial-parlamentar të ngjashëm me atë amerikan, ku parashikohej ekzistenca e Senatit dhe e Dhomës së Deputetëve.
Po cilat ishin fajet dhe gabimet e Zogut?
Zogut i bihet në qafë rreth një Marrëveshjeje shumë të diskutueshme (e dëshmuar nga disa historianë vetëm në një version në italisht!?) me Nikolla Pashiqin, nga gushti i vitit 1924, kur Pashiqi realisht nuk ka qenë në pushtet fare!?
Marrëveshja ishte nënshkruar kinse në këmbim të ndihmës që serbët do ti kishin dhënë Zogut për tu rikthyer në Shqipëri duke e rrëzuar Qeverinë e Fan S. Nolit. Kjo marrëveshje parashihte, në këtë aranzhman, dhënien e Shën Naumit Mbretërisë SKS.
E vërteta në fakt është se në gjatë vitit 1924, kryeministër i Serbisë nuk ishte Nikolla Pashiqi, por ishte Lubomir Davidoviqi nga Partia e Pavarur Radikale Serbe.
(vijon nesër)


Gazi23.11.2012/19:00
Halil te Pershendes kam ndenjat te perziera reth Mbretit mirpo te faleminderoj per mendimin ndryshe nga te tjeret e sa per do Komentues ketu mos baj dert se e kane te pjekur historin e shkollave fillore nga ish YU badihave disa nuk ndryshojn kurre me Injorant nuk bane te dialogosh se gjithmon del i Humbur te pergezoj.

b . idrizi23.11.2012/17:59
po edhe rugoven ken ka e lan trathtar disa qarqe dhe ia ndalojshin kthimin nga italia por me von ne zgjedje ju tregoj se kush ishte rugova shkurt te lumt halil matoshi se dikush hala fjet esht se din historin dhe kurr sun e msojn

herodot23.11.2012/16:06
shum komentues i lexoj dhe e kuptoj te qarte se pse shqipatret kane aq shume averzion komplex ndaj mbretit
1. gjakun ja fal po suksesin kurre
2. jane mesu me "pogllavica" sepse prap kane mentalitet te mesjetes e me heret,
3. e di qe ne ish YU u thojshin iredentista po nuk e paskna dite qe paskan qene e jane prap komunista te bekuar.
4 historine e mesojne duke ber bised me qaj rus e cingare me kamish
5 "patriotizmi" bukur shume identifikohet me ate serb pra me mitologji, te thashe e theme e kush jepe ja fute me shum.
6 etj etj secili kur te lexon do te identifikon vetem me vazhdim i domethenjes.
deshira ime e madhe do ishte qe te jemi populli me izhvilluari intelektual social ekonomikisht etje etj por per fat te keq nuk jemi dhe ne duhet shume koheshekuj qe te behem.
zoti i bekofte shqyptaret inklusive edhe keta te dezorjetuarit e shumicen me frustracion e deskruktivitet negativ, amin

Temp Ore 23.11.2012/15:53
Halil, mire ke nje kendeveshtrim te veqant per keto ngjarje, pamarre parasysh qe nuk pajtohemi te gjith.

Temp Ore 23.11.2012/15:53
Halil, mire ke nje kendeveshtrim te veqant per keto ngjarje, pamarre parasysh qe nuk pajtohemi te gjith.

besiana 23.11.2012/15:31
Ti zotni,sa ashte per tu quditur qe edhe shembull kur merr, merr per shembull serbet
Mjafton kjo me e pa se si mendon e si ashte formu mendja jote
E me se miri e deshmon ket edhe qendrimi i yt per kombin tone .
E ter analiza qe bani ju ktu sikur te ishe shkru ne beograd .
Veq nja dihet mire se .BAJRAM CURRIHasan Prishtina AvniRRustemi jan ... r me urdher te ketij mbreti.
Per mua kjo mjafton me tregu se kush ishte ahmet zogu

mujo haxhiaj23.11.2012/14:51
Zoti Matoshi!Nuk jam historian,jam shqiptar i thjeshte.Me veshtiresi kam mesuar hymnin e flamurit.Asdreni qe e ka shkruar,ka nje vargcitoj"Ai qe vec nga lufta largohet...eshte tradhetor..."!Ky zogu i Madh qe u largua nga lufta,sipas jush ,cfare eshte?trahdetar apo atdhetar?Sipas jush,"ti sygjerohet Asdrenit te korigjoje vargun...ai qe nga lufta largohet eshte atdhetar."!Halil,mos u tut ore burre Mos di ndonje gje se kae dale qe edhe ti i ke shrbeyer Serbise dhe do te quajne tradhetar?JO, po ke bere kete qe ka bere zogu,je atdhetar.Te ted kemi me jete te gjate e te gezojme ,ketu ne arnaustistan,e jo si zogu qe i la pendet ne ekzil.

Nexhmedin Gerguri23.11.2012/14:45
Ahmet Zogu futi formalisht një ligj modern për kohën, por në sendërtimin e tij ishte me milje larg për të mos thënë se nuk i interesoi kurrëë jetësimi i tij në praktikë. Si pasojë krahinat e vendit kontrolloheshin nga bejlerë e agallarë, të cilët edhe i mbledhnin tatimet nga fshatarët. Si pasojë shteti s'mund ta pasuronte arkën e tij nga tatimet e vjelura brendpërbrend vendit, por varej ekskluzivisht nga kreditë e huaja. Kjo varshmëri bëri që Shqipëria të bie nën kthetrat e fashizmit pa bërë gëk as mëk.
Me Ahmet Zogun e pa lëvizjen antifashiste, shqiptarët do të radhiteshin në mesin e popujve pro nazifashistë.Se çfarë pasojash do të kishte kjo në tërë historinë tonë, nuk është e vështirë të paramendohet.

mezesi23.11.2012/14:24
Edhe pas shumë vitesh e edhe sot si në Shqiperi po edhe në Kosovë ka shpifje, kercnime , ... sje, burgosje etj. në mesin e kundërshtarve politik e ne po përpiqem me i gjyku parregullsitë në kohen e Mbretit Zog kur jo vetem në Shqiperi por në mbarë boten ka qenë prezent kaosi ekonomik e politik.Mbreti Zog deshem apo jo është personi i parë i jetësisë së Shtetit Shqiptar.

Gjakova23.11.2012/10:49
Je njesh Zoti Halil M

Arben KADRIU23.11.2012/10:41
Si qenkesh kthyer me ndihmen e te huajve kur ne asnje arkive te shteteve qe e paskan sponzoruar kthimin e tij nuk ka te dhena per kete fakt... ne wikipedia ka me vite qe qendron hapun kjo ceshtje ... aty thuhet qe ay eshte kthyer me ndihmen e Gjeneralit te Ushtrise se Barshe Ruse Wrangelit, ... nuk kom pa qe asht kundershtue diku ky konstatim?! Nje ceshtje tjeter eshte qe vertet e ka kthyer Shqiperine ne Republike te dyte me 1 janar 1925 por pjesa me e madhe e Shqiperise eshte kontrolluar nga feudete dhe bejleret ose pasaniket e kohes dhe jo nga strukturat e shtetit, edhe disa ceshtje te tjera disputabile ne qnedrimet e tua por qe thjeshte po pritoj me ti numerue...

platon23.11.2012/10:38
artikel interesant te lexosh , te ananlizosh, dhe te mendon pak! keta qe shkrujne ne kontext negativ per Zogun, per zotni matoshin jane vetem do tipa qe nuk kane kapacitet mental per nje kuptim nje analize dhe relacion tek faktet, kta pak a shum jane njerz qe kur ne jete nuk e kan lexu nje liber, njerz qe intelegjenca e tyre eshte kriju me te thash e theme, neper "odat e burrave", neper kafeneja me qaj rusi e cingare me kamish, duke be gara se cili eshte me i "menqur" e di me shum!.
jam i rritur ne nje fryme patriotike ndaj gjithe popullit im te dashur shqiptareinklusiv keta te pa gdhenur ne nji familje intelektuale perparimtare plot intelektual qysh para luftes se dyte botrore por kur nuk kam ndegju dicka negativ per mbretin Zogun, nje gje me kujtojet bukur pleqte thojshin"Zogu me shpirt i ka dasht kosovaret, por kosvaret i kan kushtu shume shtrejt Zogut"
sa me shum fakte e argumente ndegjoj e lexoj une e ndie veten me mire dhe me i gezuar dhe aty e gje plotmendimin e nje te kalueres.
historija nuk eshte vetem nje e shkruar nga ata qe paten apo jo interes nga e kaluarja, historija nuk eshte vetem bardh e zi, sidomos jo per ne shqyptaret qe kurnjehere nuk patem mundesi te shkrujme apo rishikojme nje te vertet pa ngjyra te kohes .

katundari me dyzen23.11.2012/10:27
kur isha i vogel mendojsha se gjakovaret kane pak me mentalitet "rasist" kur thojshin se "katunari me pasport duhet te hyj ne qytet"
tash kur lexoje komente alla katundari i kuptoj plotsisht gjakovaret, e kuptoj thelbin e mendimit per katundaret.

Plisi23.11.2012/10:05
O njerez, leni hesapet se se dini ju historine mire, veq po ja futim kot, a nje e di qe tash Rugova prej disave po quhet tradhtar, ma vone edhe keta kane me i quajt tradhtar e tjetrin e tjetrin, goja jone nuk din tjeter veq me fol keq per dikend e vet jemi ma te keqinj.

Kali23.11.2012/09:57
Kete muhabet sa i perket arit ose thesrit te shtetit nuk mund te duroje me! Komunistat e Kosoves me kane bombarduare prej femijeris"...Mbreti, trathetari Zog kur ikte prej Italianeve, ka vjedhe arken e shtetit...!"
E para
Naltmadhenija e tije Zogu i ISkenderbeu i III kurre nuk ka kapituluare!
E dyta
Kujte i eshte dahste me e lane thesarin e shtetit? I eshte dashte me i lane okupatorite, apo?
Me sa din une kurre humbe luften nje shtete dhe pari e saj eshte ne ikje atehere merren te gjitha dokumentet me rendesi por edhe thesari i shtetit.
Shembulli me i mire te njejten gje e ka be edhe fqinjet tane te dashure Serbia. Ku jane certifikatat e lindjes?dhe ate te katastrit?

ilmo23.11.2012/09:32
e me ndihemen e kujt u kthy bre matuf?

drini23.11.2012/08:26
te lumt dora Z.Matoshi

Arber23.11.2012/02:03
Kur lexon një shkrim në fund le të kuptosh diqka ,por ty JO ,skupohesh.
Qysh ne fillim të shkrimit i ke përzi figurat ,qka është më e keqja të vdekurit me të gjallët , Patriot e Tradhtar . Por ka edhe prej atyre që ja vlen ti përmendim dhe atyre që spo themi që jan Tradhtar po sjavlen të mirremi me ta.
Të vdekurit i dëshmon historia e te gjallët nëse bëjn gabime ose tradhtojn kombin i denon ligji po nëse keta e kan edhe ligjin në dor ather i denon historija , por më mir ështe te denohesh me kohë se sa von.
Ju jeni analist apo avokat i historis, i përcepton gjërat sikur tkishe jetu ngjitha kohrat . Krijon bindje sikur se ti e di më së miri.
E ju përshtatju kohes e poullit jo individve e politikav , për momentin mund të përfitosh diqka po jo për tër jetën .

Sadiku22.11.2012/22:53
pas disa prononcimëve të disa të "kuqëve" si ne Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri në lidhje më kthimin e eshtrave të Mbretit Zogu, më sillej në mëndje i madhi Gjergj Fishta, më "lë ta dijë Bota mbarë se Gjergj Fishta......."
por pasi e lexova këtë Kolumne tëndën Zoti Matoshi, unë më mburrje klithi
O sa mirë më qënë Shqipëtarë, O HEJ .

zana zana22.11.2012/22:44
ani kush po flet lejani historianve ket pun o zotri

Melo22.11.2012/21:48
Z.Matoshi,mire e ke ,mbreti Zog lartemadheria e tije kambekryqe eshte kthyer ne shtepin e vete.Shtepi te cilen vete e ka ndertuar.Para tri nete percolla nje emision per rrolin e mbretit zog,panelin e perbenin historian e filozof,q1uditerishte filozofi kategorik ishte kundra mbretit,duke thene se ai ka ... bashkepunetoret,dhe ate Hasan Prishtinen,Luigj Gurakuqin dhe Bajram Currin,dhe ne funde paska vjedhe arken e shtetit.Une nuk jam historian po me krahasu di,interesant pse filozofi nuk tha se edhe udheheqesia e jone aktuale, ka ... shume patriot,madje e ka vjedhur edhe buxhetin e shtetit.

Katundari22.11.2012/21:20
Halil o ,ia paske nise edhe ti me qendise dicka krejt te re.Ruena Zot prej ketyre genjeshtareve e aty po hyne edhe ti si Sali Berisha.Po ai qe dha urdher per te ... re Luigj Gurakuqin,Hasan Prishtinen e Bajram Currin vetem ti e Sali Berisha i ngritni ne piedestal. Turp per Ju!Ai per mendimin tim eshte dhe mbetet TRADHTAR i kombit mos e harroni kete kurre!!!!!

Ramadani22.11.2012/21:13
Ky është më shumë se një shkrim rasti mbi një figurë historike apo mbi diskutimet e zjarrta mbi kete figure. Ky shkrim është një leksion për të gjithë pjesëmarrësit në këtë debat. Eshtë një mësim i vlefshëm për gjithkë që nuk e di se historia nuk është opinion, nuk është interpretim, nuk është as vlerësim, nuk është as rivlerësim. Historia është tërësia e të ndodhurave, ciladoqofshin e çfarëdoqofshin ato. Historia është tërësia e fakteve te dokumentuara.
Faleminderit, zotni Matoshi!








genti23.11.2012/19:16
Ky shkrim eshte prefekt! Historine me nuk mund ta shkruajne vetem fitimtaret!