Marrëzi patriotike
Enver RobelliBiçimpërmendorja e Adem Jasharit në Radushë të Maqedonisë është vetëm edhe një shembull i mënyrës qesharake të kujtimit të së kaluarës: pa asnjë kriter artistik dhe me improvizime të llahtarshme. Në këtë katrahurë, për fat të keq, po marrin pjesë jo vetëm politikanët, por edhe vetë anëtarët e familjes Jashari
Njëqind kalorës thuhet se po marshojnë nga Kosova drejt Shqipërisë. Nga Durrësi është nisur drejt Kosovës një përmendore e Isa Boletinit. Katër persona nga Anamorava dhe Lugina e Preshevës po shtegtojnë në këmbë drejt Vlorës. Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha së fundi erdhi në Dukagjin, ku me eufori shkumëzuese së pari u shpall qytetar nderi në Deçan, pastaj zbuloi një përmendore të Isa Boletinit në Isniq. Aty afër gjendet varri i Jusuf Gërvallës, por Berisha nuk e pa të arsyeshme ta nderojë këtë intelektual e patriot. Tani është koha e popullizmit, kur puna shkon deri aty sa edhe ndonjë luftëtar i periudhës para një shekulli quhet gjeneral, ndonëse ska ditur as shkrim-lexim. Tash me rëndësi është që në grazhdin e madh të popullizmit të hidhet sa më shumë sanë dhe mileti të kënaqet duke këputur ndonjë fije patriotike dhe duke e përtypur me javë të tëra.
Pamja e llahtarshme
Tani për tani loja qesharake me simbole e motive patriotike e arriti kulmin gjatë fundjavës: në fshatin Radushë afër Shkupit politikanë dhe njerëz të tjerë me profesion shqiptar valëvitën si në trans disa flamuj me shkabën dykrerëshe (prodhim kryesisht kinez), mbajtën ca fjalime patetike dhe në fund ekstaza: shpalosja e përmendores së Adem Jasharit, njërit prej nismëtarëve të aksioneve të armatosura kundër forcave serbe në vitet 90. Nuk duhet të jesh as skulptor, as piktor, as arkitekt për të pasur mendim negativ për këtë përmendore që u zbulua në Radushë: Adem Jashari i ngarkuar me pushkë e allti dhe duke mbajtur drejtpeshimin si valltar baleti mbi një tank, gryka e të cilët na qenkësh e drejtuar nga Shkupi (sipas televizionit publik-poetik RTK).
Një pamje artistikisht e llahtarshme, ku në një grumbull hiçi figura e Adem Jasharit ndërtohet me një kombinim fatal mes egërsisë së realsocializmit, desperadove mendjelehtë meksikanë, Charlie Chaplinit, Super Marios dhe heroit partizan Boshko Buha. Këtu mërzitshëm shkëlqen edhe estetika e pornografisë patriotike: gryka e tankut në formë të fallusit, në prapaskenë dy shtylla prej hekuri në formë të dy këmbëve të ngritura dhe mes tyre natyrisht një shqiponjë dykrerëshe prej teneqeje! Shikuar nga aspekti i psikanalizës kjo përmendore e shoqëruar edhe me simbolin e fallusit përpiqet të tregojë gjigantomaninë patriotike, por rezultati është i mjerueshëm: një komb i tredhur!
Gjuha të tradhton
Në orgjinë patriotike të Radushës foli edhe lideri i shqiptarëve të Maqedonisë Ali Ahmeti. Nuk është fare me rëndësi se çfarë ka thënë aty Ahmeti, por është e pafalshme që ai bëhet pjesë e një katrahure kulturoro-patriotike për qëllime të përfitimit politik. Me një telegram të pranishmit i përshëndeti edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Nuk është fare me rëndësi se çfarë ka shkruar ai në atë copë letër, e neveritshme është që Thaçi bëhet sërish pjesë e një kulture të kujtimit, e cila ska se si të mos duket qesharake përballë botës, por edhe asaj pjese të opinionit shqiptar, i cili nuk sheh asnjë dobi nga ky masturbim patriotik.
Mediumet njoftuan se në Radushë të pranishmëve iu drejtua edhe nipi i Adem Jasharit, Murat Jashari, i cili (...) u shpreh se dhurata më shtrenjtë për të është shpalosja e shtatores së Adem Jasharit. Duhet thënë shkurt dhe shqip: në degradimin e personalitetit të Adem Jasharit, në fakt në bërjen qesharake të kësaj figure po merr pjesë edhe vetë familja e tij. Politikanët e luftës e kanë bërë këtë për qëllime të përfitimit politik, por përse po e bën familja? Pas luftës shumë komandantë për të treguar se janë njohur me Adem Jasharin, kanë bërë me gisht nga alltia në brez dhe kanë thënë: Këtë revole e kam dhuratë nga komandanti. Nëse 100 komandantë kanë thënë kështu, atëherë Adem Jashari reduktohet në tyxhar armësh.
Gjuha e ka një të mirë: të tradhton! Prej vitesh në mënyrë këmbëngulëse propaganda e çlirimtarëve të rrejshëm e quan Adem Jasharin komandant legjendar. Legjenda është gojëdhënë, është trillim që përhapet për arsye të caktuara për dikë a për diçka; diçka që nuk i ngjan fare së vërtetës, diçka e pabesueshme. Kështu së paku e shpjegon Fjalori i Gjuhës Shqipe fjalën legjendë. Pse përdoret ky vokabular? Nga padituria dhe injoranca? Apo këta njerëz vërtet mendojnë se qëllimi i arsyeton mjetet. E ky qëllim është: zaptimi simbolik dhe në çdo mënyrë i historisë, me përmendore qesharake, me vepra pseudoshkencore, me studime pa asnjë fakt, me rrëfime absurde agjentësh të Shqipërisë mbi luftën e viteve 1998/99, me emërtime rrugësh pa asnjë kriter, me përralla të mëdha si për shembull kur thuhet se Shaban Jashari, i ati i Adem Jasharit, e paskësh ditur përmendsh Lahutën e Malcís të Gjergj Fishtës (15613 vargje). Në këtë vazhdë duket konsekuencë e mbrapshtë që edhe Aeroporti i Prishtinës mori emrin e Adem Jasharit, me gjithë mungesën e çdo lloj kauzaliteti dhe interaksioni mes subjektit dhe objektit.
Ai nuk është i gjallë!
Por, nuk është vetëm klasa politike fajtore e përgjegjëse për këtë degradim kulturor, ambiental dhe arkitektonik. Është shoqëria ajo që e duron këtë situatë. Një shoqëri e shëndoshë nuk do të lejonte diçka të tillë, madje pas marrëzisë së Radushës do të kërkonte që ajo përmendore të largohet sa më shpejt për të mos u bërë gaz i botës. Duhet tani një nismë qytetare për të hequr këtë njollë në terren. Asgjë më shumë nuk është shtatorja e Adem Jasharit në Radushë. Nëse nuk hiqet tani, vitin tjetër, për 28 nëntor, tankut të Adem Jasharit do tia shtojnë një helikopter, pastaj një kalë, sipas nevojës për disa muaj mund ta ulin Adem Jasharin këmbëkryq dhe tia vendosin përpara një kuti me duhan dhe një makinë speciale për mbështjelljen e cigareve, pastaj një çibuk dhe një eshkë me uror.
Edhe nëse mbetet e tillë si është kjo përmendore, me siguri së shpejti do të gjejë vend prominent nëpër revista e gazeta humoristike dhe forume përkatëse në internet. Adem Jashari nuk është më në mesin e të gjallëve dhe nuk mund të mbrohet vetë nga keqpërdorimi i figurës së tij. Me sa duket, edhe familjarëve të tij po u duket krejt normale që të durojnë poshtërimin dhe kokulur të zënë vend, për shembull, në bord të aeroportit.
Kjo mënyrë e kujtimit të së kaluarës, siç propagandohet nga regjimi aktual, përqendrohet vetëm te heronjtë të vërtetë dhe të shpifur. Viktimat nuk kanë vend në kujtesën tonë kolektive, por vetëm private. Andaj pothuaj askush ndër shqiptarë nuk e di si e ka pasur emrin gruaja e Adem Jasharit. Shoqëria maskuline e burrave barkmëdhenj, të cilët tërë ditën e kalojnë nëpër kafehanet e kotësisë, në imazhin e historisë nuk duron viktima as gra të dhunuara, as fëmijë të therur me bajonetë, as plaka të vdekura në rrugët e ikjes, bile së fundi në një fotografi iu mbulua gjoksi një nëne, e cila po i jepte gji foshnjës në kolonën e mjerimit duke ikur për në Maqedoni. Këtë fotografi e kishte bërë një fotograf kroat dhe në pranverë të vitit 1999 është botuar në ballinën e revistës gjermane Der Spiegel. Kjo fotografi nuk është e turpshme. Ajo e simbolizon dhimbjen. E turpshme është të zbulosh këso përmendoresh si në Radushë dhe të tregosh faqe botës krejt marrëzinë e një shoqërie.
robelli@bluewin.ch


miku05.12.2012/22:44
Permendoromania i kishte kapluar Francezet pas luftes se pare boterore ne ate mase qe ndertoheshin permendore per trima te vertete apo te shpifur sipas nevojes aktuale.Erdhi lufta e dyte boterore dhe Francen e gjeti fare te papergatitur per asgjeu be gazi i botes ky popull i madh edhe madheshtor mund te thuhet lirishtse e mori Hitleri me dy kapsolle .Shpresoj qe ne mos te kemi fatin e ngjashem

Sadiku Londer04.12.2012/20:08
Kosova ka nevoj qe ti te shkruash 24 ore panderpre, te lumte Enver.Kisha dashur qe te lexoja nje shkrim nga,ju per mendimin tend per arsimtaret e gjuhes shqipe te cilet, sipas mendimit tim, do te duhej qe te punojne shume me shume se 20 ore ne jave, qe sa do pak femijet te mesojne gjuhen amtare me mire.

Flamuri 25.11.2012/18:06
Je vërtet i mrekullueshem,disa nga këto i kam thën edhe vet në prezencë të shokve.

dardani24.11.2012/23:42
i nderuar zoti Robelli te pergezoj per kete shkrim shume permbajtesore, ju lute dora dhe uroj qe qytetari shqiptar ta lexoj dhe kuptoj, jo si zoterou Aalban se siq duket se ka kuptu fare shkrimin ose eshte ndonje militant i kesaj shtrese politike pacaver

Fita24.11.2012/19:48
E verteta eshte me e hidhur se pelimi,por megjithate me vone te sheron.Kurse shpifja ne fillim eshte shum vezulluese,por ajo te verbon e te le pa fije nderi.Te lumt Enver.

Salih Lutolli23.11.2012/00:16
I nderuari Enver nuk kam as një fjalë për koment. E ke thënë atë që duhej thënë edhe për vërejtjet e mia i kësaj eufori populliste. Të punoft shëndeti dhe pena përhera.

taip22.11.2012/23:56
per albanin, vetem shkurt desha te, te sqaroj se autori nuk prek ne figuren e Adem Jasharit por i kritikon ata qe e perdorin dhe e prekin figuren e tij vend e pa vend. Nuk e di pse reagove ne ate menrye te cuditshme, ndoshta ne keto ndryshime te temperaturave te ka marre ndezje truri analitik!

Krenari22.11.2012/22:52
Po si mund ë jetë një popull fajtor kur janë të pavetëdijshëm kur po të ketë statistika apo barometer per analfabetizmin e vërtet 95 e popullit janë analfabetë politikë e nuk pritet shpejt një përmirësim për ne shqiptarët

jak22.11.2012/21:25
O alban nuk e meriton emrin me ta shkru me te madheti mjeran qe nuk paske lexu asnji koment te E.Robelit, por jam i sigurt asnji koment tjeter ne jeten tende.Dhe dije budallai tregohet kur flet ose kur shkruen si ti .E per ty ENVER, si gjithhere je madheshtor.

Basri22.11.2012/21:08
si gjithemon i shkelqyeshem zoti Robeli.Te lumte

Miran Miraku22.11.2012/21:06
Ju falemnderit per kete shkrim kaq te mire, te vertet dhe aktual...te LUMT

bali22.11.2012/20:38
te lumte zoti enver per shkrimet shume te mira tuajat nje realitet i hidhur shqiptar

Sabit22.11.2012/17:02
heu ,hera e pare qe lexovadiqka te tille.

beka22.11.2012/16:39
pasqyre me te mire per mjerimin ku jemi futur ne qdo aspekt,askush nuk ka dhene, te lumte per trimerine tuaj,ky shkrim eshte pasqyre per ta.Bravo Enver.

trimori22.11.2012/10:37
O ,ENVER ROBELLI,MENDJA DHE PENDA TE LUMTE,KURR PENDA JOTE NUK DO TE THAHET,POR DO JETOJ GJENERATE PAS GJENERATE.....
E KY FAR ALBANI,GJYNAH QE E PASKA EMRIN ALBAN SE E PASKA DHI EDHE EMRIN,EDHE KOMENTIN..

Atdheu22.11.2012/10:18
Për komentuesi albani.
Ti z.Alban, edhe nji here librat, por prit shtatorin e 2o13 dhe drejtë e në klasën e parë.Mëson tani ma mirë se Abetarja është unike.

Iliri22.11.2012/10:06
Mendoj se ne kete shkrim te Enver Robellit nuk po ofendohet figura e Adem Jasharit siq shkruan nje komentues me poshte, por ne te kunderten, ketu po mbrohet Komandanti e po ashtu edhe familja dhe veprat e Jashareve. Te vetmit qe atakohen ketu jane ata te cilet tani po perfitojne, qofshin edhe disa nga familja Jashari.

Bahriu ,KEK22.11.2012/10:02
Te lumt Robell per te vertetat qe i servon publikut, por me nji lule sqel pranvera . Turp per intelektualet tjer qe heshtin ket primitivizem qe e ka kaplue shqiptarizem.

ferri22.11.2012/09:27
lume ne per kohen ku po rnojm,nje vend ku ama bash gjdo qe po shkon drejt bastardimit,sa qe edhe ndjenja e te qenit te pavarur po e humb kuptimin........

Per Enver Robellin22.11.2012/09:13
Te lumt Enver.
Le te mesojne politi"kuajt" tane pak nga keto shkrime, te vetedijesohen dhe te veprojne sa me shpejte.

mezezi22.11.2012/00:15
Jo vetem për këte koment por edhe të gjitha të deritashmet të përgëzoi dhe përshendes Zotri Enver.

Milaim21.11.2012/23:47
Ju uroi dhe ju përgëzoi për kurajon. Te lumtë O BURRRRË se na banë prallë me keto marina.

Labi21.11.2012/21:48
More le ti Adem jasharin , po tregona ti se kur do ti ngritet permendore Barak abames, mbasi qe Billit, Xhorxhit dhe Villsonit ju ngriten ?

el salvador21.11.2012/20:59
enver robelli shkurt shqip një bravo së pari për të vërtetën që e shkruan 100 ashtu si e shef dhe si e ndien, pa i nënqmuar në këtë rast asnjë por e vërteta nga një herë dhemb dhe ate shumë.

Beqir hoxha21.11.2012/20:44
te faleminderoj perzemersisht z. robeli per shkrimet e tuaja kunder ketyre faqeve te zeza qe jan prezente ne popullin tone dhe shume pak njerez po kan guxim ta thon troq se keto jan te tupeshme dhe nuk i bejne nder aspak shoqerise sone andaj te uroj qe ta vazhdoni me konsekuens perkunder pengesave ,kercnimeve se une mendoj se vetem keshtu duke i luftuar pa kompromis keto faqe te zeza nje dite do te jemi sikur popujt e tjer europian se sot persot jemi shume afer me aziatik e shume larg europian......

naim lokaj21.11.2012/20:43
o enver qenke me trim se enver hoxha po qysh po guxon me e fol te verteten

Tellali tik e tak21.11.2012/20:38
Keso fare permendoresh me pamje te llahtarshme artistike si ajo ne Radushe afer Shkupit ka plote edhe ne Kosove . Ne Prizren jane tre sish.Njera eshte e vendosur para ish shtepise se mallerave ne Shadervan , tjetra para hotelit Cini komerc " Theranda " dhe e treta ne fqinjesi te restorantit " Aurora ".

albani 21.11.2012/20:33
Asgje nuk paske thene i nderuar qenke munduar qe te thuash diqka po kesaj radhe paske deshtuar sikur shume here te tjera qe ti deshton .
Mos prek ne figuren e Adem Jasharit se te denon Zoti dhe populli .

CroAlb 21.11.2012/20:15
Z.Robelli,ju i vetmi demaskoni teatrin e absurdit anekande shqiptareve,le ta lexojne kete artikull do gazetar te RTK qe deklarojne se" flamuri me shqiponje dykrenare" valle a mund njeriu te jete dy here krenar ,apo si shkuani ju "shkaba dykrereshe "

naimistockholm21.11.2012/20:09
Po mjer populli per keta ajraktar.Keto festa dhe vendosje te permendoreve nuk jan asgja tjeter vetem se me terjek vemendjen e qytetarit te shkret e te varfur nga problemet e perditshme.Po kujna ja nin se kush ka qen ai para ca dekada apo cilit jan me te meritueshem.Shqiptaret kan shtete pa kufi.









Aristoteles07.12.2012/01:09
Zt. Robelli! Me pelqen stili i shkrimit dhe per shkak se esht i vetmi qe i takon shkrimit perendimor. Por mendimi i juaj as njeher. Sa per permendore e keni dej diku me tvertet te drejt. Por pytja shtrohet pse erdhe tek Adem Jashari dhe nuk morre si shembull bustet e Ibrahim Rugoves, Zahit Pajazitit apot te tjer? Verejtja ime nuk esht aspak te teksti, se edhe mua me vjen keq qe Kosovaret jan te indoktrinuar nga "herizmet" por qka e kam verejtur esht qe per qdo shkak faji gjindet gjithmon ne krahun e luftes. Krahu i luftes gjoja se jo intelektual. Por pytja esht se qka na sollen intelektualet? A kemi ne ndaj nobelist? Jo! A kemi ndaj shkenctar qe njifet nga bota? Jo! A kemi nje shkrimtar qe esht me renome boteror? Jo! Ateher nga lindi ajo ide qe pshtimi vjen vetem nga intelektualet? Ne Itali kemi per her te par nje regjim me plot ekspert por edhe me ekspertiz nuk ka pshtim nese individi nuk esht edhe puntor. Nje lider duhet ti ket tri gje Patriotizem, inteligjenc dhe karakter!