• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Në ankand, stofi i përgjakur i Mbretit Louis XVI

Publikuar: 09.03.2013 - 20:43

Paris, 9 mars - Një pjesë e përgjakur e rrobave që i mbante veshur mbreti francez Louis (Lui) XVI në çastin që ia kishin prerë kokën, në vitin 1793, do të vihet për t`u shitur në ankand.  Kjo do të ndodhë në shtëpinë e ankandeve Hotel Drouot, në Paris, më 3 prill të këtij viti.Si transmeton portali albinfo.ch., në copën e stofit të rrobave mbretërore, me dimensione 9 X 13 centimetra, është vendosur mbishkrimi i shkruar me dorë: “Gjaku i çmueshëm i Louis XVI, 21 janar 1793”.

Pas prerjes së kokës me gijotinë të mbretit Louis, shumë kureshtarë kishin provuar të siguronin “suvenire” nga ekzekutimi i tij, duke përvetësuar, mes tjerash edhe flokët e mbretit. Në mesin e këtyre gjësendeve janë gjetur pjesë stofi me gjakun e tij.

Veç stofit, në shitje do të jetë edhe një lidhëse argjendi e këpucëve të mbretit.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CI kthjellėt
Tiranė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell