Ushtari sovjetik gjendet i gjallë në Afganistan 33 vjet më pas

Artikujt tjerė
- Në ankand, stofi i përgjakur i Mbretit Louis XVI
- Me bikini miniatural nëpër të ftohtit e Siberisë (Video)
- Jo dembelët e Stambollit, po të Maltës
- Gjen në garazh piktura me vlerë prej 30 milionë dollarësh
- Shfaqet nën lëkurë fytyra e fëmijës së pa lindur
- I shpenzoi 6 milionë euro për luks dhe iku pa paguar borxhet
- Jetesa 3-vjeçare me skeletin e nënës
- A mund ta dalloni zogun e vogël që fshihet nën pupla?
- Fisi indian, ku sundojnë gratë
- Dhjetëra mija peshkaqenë okupuan brigjet e Floridas
Një ushtar sovjetik, i cili humbi në Afganistan gjatë pushtimit të vendit nga BRSS-së 33 vjet më parë, u gjet i gjallë dhe në shëndet të mirë, duke jetuar përkrah afganëve në krahinën veriore të Heratit. Ushtari, i cili bënte një jetë gjysmënomadike, tashmë e quan veten Sheikh Abdullah dhe merret me praktikat e mjekësisë popullore, informoi të martën Agjensia Ruse e Lajmeve, RIA Novosti.
Me kombësi uzbeke, emri i vërtetë i ushtarit është Bakhretdin Khakimov dhe duket se ai përfitoi nga misioni i tij në vend, për të dezertuar dhe për tu përshtatur në një jetë të njëjtë me atë të popullsisë vendase, transmeton TCH.
Duket se mikpritja afgane, jeta larg teknologjisë dhe shoqërisë moderne dhe ana e tij shpirtërore bënë që Abdullah të magjepsej me jetën në Afganistan dhe të vendoste të qëndronte në këtë vend, një prej më të prapambeturve në botë.
Khakimov konsiderohej i zhdukur që prej vitit 1980, pak muaj pas Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike lëshoi një operacion të gjerë mbi Afganistanin, pas rrëzimit të një qeverie komuniste prej një organizate islamike.
Konflikti u shndërrua në një lloj Vietnami për BRSS-në, që u largua humbës nga vendi në vitin 1989, në periudhën e Gorbaçovit, ndërsa terheqja e sovjetikeve ndihmoi në konsolidimin e talebanëve në vend.
I intervistuar nga përfaqësues të Komitetit të Ushtarëve të Humbur Sovjetikë, Khakimov ishte në gjendje të kuptonte rusishten, por jo më ta fliste.
Sipas RIA-s, ai nuk ka familje në Uzbekistan, pasi ishte ende një adoleshent kur u rekrutua për të luftuar muxhahedinët në Afganistan, ndërsa prindërit duket se i kanë vdekur ndërkohë.
Rreth 15 mijë ushtarë të Ushtrisë së Kuqe dhe më shumë se një milionë afganë u vranë në konfliktin që zgjati një dekadë dhe kontribuoi në përshpejtimin e shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik.


n.fetoshi06.03.2013/09:56
...dheshte zoti qe te ndodhe edhe ne Serbi ndonji mrekulli, qe te na dale dikush i gjalle pas fshehjes... dhe une atehere do te fleja i qete te pakten nji herene jeteepse malli me mbyti...eshte fjala per dajen tim te perjetshem

jakupi05.03.2013/21:43
o ju komentues shkoni e shkollonu e nsonu per boten edhe kulturat njerzore.....AFGANISTANI DHE POPULLI AFGAN KA QEN POPULLI MA I CIVILIZUM NE GLOBIN TOKSORPER QAT SHKAK BIN LLADENI KA GJET VEN NE AFGANISTONMSONU E LEXONE HISTORIN E MBAR GLOBIT O SHQIPTAR ANALFABET

ilm ramallahu 05.03.2013/20:53
per Lemin,
Sa i mnecur qe qenke. pse nuk po shkon me luftu ne afganistan.atje do te shpetohet nga te gjithe, por jo kurre nga prapambturia mendja jote e krisur fetare.

Mark05.03.2013/20:41
E paskan ba synet

lemi05.03.2013/19:48
Rusija e ka hup kete lufte si dhe me pare Britanija dhe Indija,tash e ka rendin Amerika me shok.

Fatmiri05.03.2013/19:09
Qfar KRIMINELSH , me okupue shtetin e huej dhe me i vra 1 milion njerz te pafaqjshem.
KETE E BEJNE VETEM MONSTRUMAT QETNIKORUS.








ibrahim08.03.2013/10:24
Po mendje leht jan bota moderne qe quhet sot thojn se avganistani asht shtet i prapambetur o shqiptar lexoni historin pak e athere e kuptoni ndoshta ardhmerin sicila superfuqi qe ka ekzistu ja ka msy avganistanit me luft por as njana sukses nuk kan pas atje asht i vetmi shtet ne bot se perfundimi i seciles super fuqi ne histori ka qen avganistani qysh prej fillimit te alexandrit te madh te indis anglis e amerikes ghithmon ka qen shteti ma i lehti per me hi ne luft por ma i keqi me dal prej ti