Provon të ikë nga burgu, i paketuar në valixhe

Artikujt tjerė
- Provon të ikë nga burgu, i paketuar në valixhe
- Në vit vriten nga 100 milionë peshkaqenë
- Pranë -deri në fund të botës!
- Pica më e madhe e shitur ndonjëherë
- Peshku vrasës që ushqehet me organet gjenitale të meshkujve
- Kjo është dashuri: E mbron me trup veturën nga breshëri (video)
- Vetëvriten në stilin Romeo e Zhulieta
- Krijesa misterioze
- Bjellorusia refuzon dollarin për shkak të kërpudhës!
- Dy herë brenda sezonit, në majë të Mont Everestit
Caracas, 2 mars - Një i dënuar për vrasje, nga Caracasi i Venezuelës, Gavinson Garcia ka bërë provën më interesante për të ikur nga burgu: është futur në valixhen e mikes së tij, Susana ... dhe është kapur shpejt nga policia. Si duket Garcia është nisur nga motoja është me rëndësi të provosh!
I burgosuri, jo më i gjatë se 1 metër e 60 centimetra kishte lutur mikeshën e tij që kur të vinte për ta vizituar të sillte me vete një valixhe sa më të madhe që të jetë e mundur. Ai e dinte se kontrollime rigoroze bëheshin vetëm në hyrje. Prandaj, Susana, të dielën që shkoi kishte shkuar për vizitë në burg te Garcia me një valixhe të zbrazët, me rrota. Ajo pastaj ka ndihmuar të dashurin e saj për të hyrë në valixhe. Por, kur ajo ishte duke dalë nga ndërtesa e burgut, gardianët vunë re se vajza e brishtë kishte probleme me bartjen e valixhes. Gjatë hapjes së valixhes e zbuluan Garcian të paketuar gjysmëlakuriq dhe të zbathur, transmeton Albinfo.
Tash, aventurës së tij ia kanë parë sherrin edhe të burgosurit e tjerë; atyre, në të gjitha burgjet e Venezuelës tash e tutje nuk mund tju vijë askush në vizitë me valixhe apo çantë udhëtimi.










