Në vit vriten nga 100 milionë peshkaqenë

Artikujt tjerė
- Në vit vriten nga 100 milionë peshkaqenë
- Pranë -deri në fund të botës!
- Pica më e madhe e shitur ndonjëherë
- Peshku vrasës që ushqehet me organet gjenitale të meshkujve
- Kjo është dashuri: E mbron me trup veturën nga breshëri (video)
- Vetëvriten në stilin Romeo e Zhulieta
- Krijesa misterioze
- Bjellorusia refuzon dollarin për shkak të kërpudhës!
- Dy herë brenda sezonit, në majë të Mont Everestit
- Japonezja Misao Okawa, gruaja më e vjetër në botë
Rreth 100 milionë peshkaqenë vriten çdo vit në të gjithë globin nga peshkatarët për qëllime përfitimi, tregojnë të dhënat e fundit.
Kërkuesit thonë se kjo kuotë ka arritur nivele shumë të larta, sidomos kur bëhet fjalë për specie që riprodhohen vonë gjatë jetës së tyre.
Faktori kryesor që tërheq këtë masakër është kërkesa në rritje për përdorimin e krahëve të peshkaqenit në supë për komunitetet kineze, thotë një raport i publikuar në Journal Marine Policy.
Studiuesit pranojnë se përcaktimi i nivelit real të peshkimit të peshkaqenëve në rang global është tej mase i vështirë dhe se cilësia e të dhënave është e varfër.
Shumë peshkaqenë që kapen iu hiqen krahët në det dhe më pas hidhen në grumbuj mbeturinash, duke mos u përfshirë kështu në të dhënat zyrtare.
Megjithatë, shkencëtarët vlerësojnë se kuota e vdekjeve tek peshkaqenët ka qenë mes 63 dhe 273 milionë specie në vitin 2010.
Por ndërsa numri i peshkaqenëve që kapen nuk ka ndryshuar shumë mes viteve 2000-2010, autorët e studimeve argumentojnë se varkat e peshkimit kanë ndërruar lokacionet dhe vazhdojnë gjuetinë për të plotësuar kërkesat e tregut.
Studiuesit druhen se specie të caktuara peshkaqenësh do të zhduken. Shqetësimi kryesor është për faktin se disa prej këtyre llojeve, që janë më të kërcënuara, riprodhohen shumë ngadalë.








