Titanik II

Artikujt tjerė
- Titanik II
- Burgu më luksoz në botë, të burgosurit bëjnë plazh dhe peshkojnë (video)
- Ndëshkuesi rus (Video)
- Parlamentarët e Britanisë përdorin kompjuterët zyrtar për të shikuar porno
- U zbuluan mbetjet e një kontinenti të lashtë
- Një milion britanikë e kanë gjenezën nga romakët
- 25 mijë euro për trimat që do të notonin në lumin e qytetit
- Qendra tregtare ua ndalon hyrjen fëmijëve të zhurmshëm
- Bombardojnë ishullin e gjarpinjve me minj të helmuar
- Mbretëresha kursimtare: ngrohet me nxehëse të 26 funteve
Me emrin Titanik II, anija mendohej se kurrë nuk do të mund të lundronte mirëpo projektuesit e motrës së Titanikut kanë thënë se ajo do të jetë anija më e sigurt në botë me shumë varka shpëtimi dhe se nuk do të ketë anije tjetër që do të krahasohet me të.
Pamjet e para të Titanik II janë publikuar nëpërmjet disa fotografive të cilat shfaqin shkallët e famshme të anijes që paraqiten edhe në filmin e vitit 1997 ku luajtën aktorët si Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet.
Udhëtimi gjashtë ditorë me Titanikun do të fillojë në vitin 2016 dhe do të niset nga Southamptoni për në New York për të kompletuar udhëtimin i cili filloi një shekull më parë.
Ashtu si në vitin 1912 në anijen e re do të ketë klasa të pasagjerëve dhe udhëtarët me bileta të ndryshme nuk do të jenë në gjendje të lëvizin mes klasave.
Të gjithë që do të jenë në bordin e anijes do të jenë të veshur me stil të shekullit 20 . Në anije nuk do të ketë TV apo internet dhe njerëzit do të kenë mundësi t`ju kthehen romancave të shekullit 20-të.
Kapaciteti i saj është për 2 mijë e 435 pasagjerë dhe 900 vende për anëtarët e ekuipazhit.
Do të ketë varka shpëtuese të cilat mund të bartin 2700 persona.
Anija është e gjatë 263 metra që është për tre metra më e gjatë se anija origjinale dhe do të peshojë 55,800 tonë krahasuar me origjinalen që ka pasur 53, 210.














