• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Mbi 750 të lënduar nga “shiu meteorik” në Rusi (video)

Publikuar: 15.02.2013 - 09:51

Çeljabinsk, 15 shkurt – (E plotësuar) Pas rënies së meteorit në Çeljabinsk ndihma mjekësore iu nevojit 725 të lënduarve, duke përfshirë 159 fëmijë.
Kujtojme se të premten në qarkun e Çeljabinskut ranë fragmente të një meteori, i cili u shpërbë në shumë pjesë pas hyrjes në atmosferë. Njerëzit panë në qiell një ndriçim të theksuar, të ngjashëm me një shpërthim.
Banorët e Cheliabinskit, qytet në pjesën jugore të Uraleve ruse u bënë dëshmitarë të një “rrebeshi meteorësh” që për disa minuta ndriçuan qiellin, por edhe panik tek vendasit.



Shkëmbinjtë e hapësirës, që nisën të digjeshin me të rënë në kontakt me atmosferën, përveç spektaklit të dhuruar për banorët vendas, shkaktuan qindra të lënduar dhe dëme materiale.



Banorët e Cheliabinskut flasin për xhama dritaresh të thyer, alarme makinash të aktivizuara dhe lëkundje të lehta të banesave.



Autoritetet ruse njoftuan se tarraca prej 600 metër/katrorë e një fabrike u rrëzua. Gjurme të meteorëve të rënë mund të shihen në Yekaterinburg, qytezë rreth 200 kilometra në jug-lindje të Cheliabinskit.



“Një meteor shpërtheu mbi qiellin e rajonit të Cheliabinskut”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Emergjencave për agjencinë e lajmeve Interfax, ndërkohë që një banor i zonës tha për Reuters se ishte dëgjuar një shpërthim i fortë në orët e para të mëngjesi të së premtes.



Sipas dëshmive, shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa ishin ndjerë lëkundje në një godinë 19-katëshe. Interfax raporton për më shumë se 470 persona të lënduar nga copëzat e xhamave të thyer.


Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 29°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 29°CI kthjellėt
Shkup 31°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell