Dashuria, drita që udhëheq çiftin e verbër prej 28 vjetësh

Artikujt tjerė
- Kentucky: Miliona zogj pushtojnë qytetin, frikë tek banorët
- Miss Korça 1931
- Semafori më i pakuptimtë në botë (video)
- Torta më e shtrenjtë në botë vlen 37 milionë euro
- Arinjtë polar çmenden pas rrëshqitjes (Foto)
- NASA: Shiu meteorik me intensitet 30 herë më të fortë se Hiroshima
- Profecia: Shkatërrimi i Vatikanit është afër, Papa i ri do jetë i fundit
- Macja që troket në derë
- Banana Joe, qeni më i bukur në botë
- Tollovia në qiell!
Tiranë, 14 shkurt - Ata se kanë parë kurrë njëri-tjetrin. Por, kush i njeh thotë se ska parë kurrë të tillë dashuri. Novruzi dhe Inxhija, prej 28 vjetësh kanë sfiduar vështirësitë e jetës së bashku pikërisht me forcën që iu ka dhënë ndjenja e dashurisë.
Ai ia dëgjoi zërin asaj kur ishte 13 vjeç, por vetëm 10 vjet më vonë vendosi ti shprehte ndjenjat.
Në fillim i kam dërguar një letër, më pas e takova dy-tre herë dhe i shfaqa dashurinë, tregon Novruzi.
Letrën e lexoja vetëm unë, pasi ishte në alfabetin Brail. U mendova, dhe i thash po, kujton Inxhija.
I kishin të gjithë kundër.
Sikur edhe familja të më nxirrte jashtë nga shtëpia, e kisha vendosur atë muhabet.
Edhe unë pata shumë rezistencë nga familja, por unë isha e bindur. Familja nuk donte pasi unë isha në qytet e ai në fshat. Nëse ai është i varfër, unë do të ha bukë e kripë me atë, tha Inxhija për Top Channel.
Ata u martuan dhe e përballuan jetën krejtësisht vetë, madje në fshat duke bërë çdo lloj pune që mund të bënte një njeri pa kufizime: Me kurajë i morëm të gjitha parasysh. Kemi punuar me kazmë, kemi korrur me drapër, kemi mjelë bagëtinë etj..
Krijuan dhe strehën e tyre të dashurisë, me tre fëmijë dhe tani shijojnë nipërit e mbesat.
Vullneti, kuraja që i japin njëri-tjetrit dhe humori ua zbehin të gjithë lodhjet e jetës, që sjanë të pakta për kufizimet që kanë.
Është e njohur shprehja që dashuria është e verbër, por në këtë rast ajo është drita që i udhëheq të dy.









Sabrije Rraci19.02.2013/10:02
Zoti u ndihmoft,kjo është një gja që veshtirë mund të besohet se si kan mundur të të mendojnë së pari të martohen,e si ti rrisin fëmijët e aq më vështirë në fshat.Por Dashuri e vërrtetë paska qenë he pirolla u qoftë.
Ju urojë jetëgjatësi.Kjo vërrtetë paska qenë një sakrificë e madhe.Ju përshëndes fortë.