Nëntë vjeçarja meksikane lind një vajzë!

Artikujt tjerė
- Një milion euro për veturën e Mister Bean
- Australia ndalon qirinjtë mbi tortë?
- Familja mbretërore e Britanisë në filmat vizatimorë
- Arrestohet gruaja me 31.000 dollarë në stomak
- Bota me gjashtë, shqiptarët me tri monumente presidentësh amerikanë
- Vallëzon midis aeroportit (Video)
- Babai i jep për kinder venë e vërtetë (Video)
- Nëntë vjeçarja meksikane lind një vajzë!
- Piktori i tatuazheve shkroi emrin e tij në fytyrën e së dashurës
- Në Zelandën e Re një papagall grabiti një turist
Meksikë - Një vajzë nëntë vjeçare nga Meksika ka sjellë në jetë një bebe, kanë njoftuar sot autoritetet lokale.
Vajza ishte pak më shumë se 8 vjeç kur kishte mbetur shtatzënë. Babai i foshnjës është një 17-vjeçar, por nuk po mund ta gjejmë sepse është zhdukur, - u ka thënë nëna e meksikanes Dafne autoriteteve lokale në shtetin Halisko të Meksikës.
Meksikania 9-vjeçare e lindi foshnjën 2.7 kilogramë më 27 janar. Të dyja janë në gjendje të mirë dhe tashmë kanë dalë nga spitali. Por, mjekët po e ndjekin gjendjen e tyre për shkak të moshës së nënës së mitur, transmeton BW.
Rasti që ka tronditur Meksikën, është marrë në shqyrtim nga organet e drejtësisë.
Ne po e kërkojmë djaloshin për të dëgjuar edhe rrëfimin e tij, sepse vajza nuk po e kupton çfarë ka ndodhur. Bëhet fjalë ose për dhunim ose keqtrajtim seksual- ka thënë një zyrtar i Prokurorisë së shtetit Halisko.






