• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Londër: Hapet për publikun ndërtesa më e lartë në Europë

Publikuar: 03.02.2013 - 15:19

Londër, 3 shkurt - Më në fund, ndërtesa më e lartë e Europës hapet për publikun, raporton agjencia e lajmeve “CCTV”. Godina 95-katëshe "Shard" në Londër është 310 m e lartë dhe pritet të tërheqë mijëra vizitorë në vit, transmeton Shekulli online.

Të premten kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson, inaguroi ndërtesën përpara një publiku që mezi përmbante entuziazmin. Për një tarifë prej 25 sterlinash (29 euro), vizitorët mund të ngjiten në majë të kullës për të shijuar një pamje panoramike të Londrës. Në një ditë me kohë të mirë, fushëpamja kap një rreze prej 65 km.

Ndërtesa është kryesisht në pronësi të Katarit dhe do të jetë një qendër tregtare. Ndërkaq, analistët thonë se, plotësimi i të gjithë ndërtesës me dyqane do të jetë një sfidë për shkak se çmimet e pronave në qendër të Londrës janë rritur me më shumë se 40% gjatë tre viteve të fundit.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu