• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Harvard-i pezullon dhjetëra studentë “kopjues” !

Publikuar: 02.02.2013 - 16:39

Universiteti i Harvard-it ka ndërmarrë sanskione akademike mbi dhjetëra studentë, për shkak se kanë kopjuar në provime, gjë që u është njoftuar përmes e-mail-it nga një dekan. “Më shumë se gjysmës” së 125 studentëve nën hetim, u është kërkuar të largohen për një kohë të caktuar, ndërsa disa të tjerë do të përballen me provat.

Një hetim nisi, kur një tutor njoftoi përgjigje identike në një provim nga shtëpia, për një kurs politik parauniversitar.

Rishikimi u zgjerua, duke përfshirë gati gjysmën e 279 studentëve pjesëmarrës në kurs, bënë të ditur ekipet atletike të Harvard-it.

Korrespondentët thanë se ka pasur ankesa se rregullat e provimit për Hyrjen në klasën e Kongresit ishin të paqarta, si dhe nën hetim nga universiteti.

Në një e-mail ndaj anëtarëve të universitetit, dekani i Fakultetit të Arteve dhe Shkencës, Michael Smith, tha se rastet janë zgjidhur tashmë.

“Diçka më shumë se gjysma” e rasteve çuan në kërkesën për t’u tërhequr, tha ai. Sa i përket rasteve të mbetura, gati gjysma e studentëve janë përballur me prova disiplinore, ndërsa pjesa tjetër janë përjashtuar, transmeton TCH.

Disa prej atyre, që ranë në kurthin e këtij skandali, ishin anëtarë të ekipeve sportive të Harvard-it. Dy zëvendës-kapitenë të Basketbollit janë larguar nga ekipi, ndërsa raportimet e mëparshme në gazetën e universitetit sugjeruan se lojtarë të ekipeve të futbollit, bejzbollit dhe hokejt në akull mund të jenë të përfshirë.

Dekani shtoi se një komitet i brendshëm do të shfaqin më tej rekomandimet se si të promovohet ndershmëria brenda institucionit.

“Është koha për një reflektim dhe aksion të përgjithshëm”, tha Smith. “Jemi përgjegjës për krijimin e një komunitetit, ku studentët tanë studiojnë dhe ku të gjithë synojnë të shkëlqejnë si shkollarë”.



 

Komente (4)

Tahit Kastrioti03.02.2013/05:10

E vertet esht se ne kolegjet privat po diplomojn shum analfabeta edhe shum copy,me besoni ka person qe 3 vitet i ka kalue edhe kurr liber me dore nuk ka prek.

gjiti03.02.2013/00:06

me ja nis me i kqyr ktoo sene te na duhet me ja ngjit qelsinn....!!

Flora02.02.2013/23:05

Pajtohem me ju,sa i perket nivelit te cilesis ne arsim jemi ZERO!!!

lulzim zymberi02.02.2013/18:31

le te merr shembull Universiteti i Prishtines,kjo le tju jet shembull edhe i kolegjeve private qe diplomojn shum analfabet

1000  Karaktere
Prishtinė 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 25°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell