• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Vetura që kushton 3.5 milionë dollarë

Publikuar: 30.01.2013 - 21:24

Katar, 30 janar - Këto ditë në Qatar Motor Show do të prezantohet automobili më i shtrenjtë në botë, i quajtur “Lykan hypersport”. Ai do të kushtojë afërsisht  3.5 milionë dollarë dhe është prodhuar në Liban.

Për të justifikuar çmimin e veturës superluksoze, disenjatorët e kanë zbukuruar atë nga brenda me ari dhe diamante.

Edhe ata me xhepa të thellë do të duhet të shpejtojnë, ngase do të prodhohen vetëm shtatë automobila të tillë. Kjo super  veturë për 2.7 sekonda do të mbërrijë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra, kurse shpejtësia maksimale e tij do të jetë 390 km në orë.

Motori është prodhuar në kompaninë "W motors", e cila është e vendosur në Bejrut, transmeton Albinfo.

Super vetura vihet në lëvizje nga jo më pak se 750 kuaj fuqi. Dizajnuesi libanez, Ralph Debas tha se për zhvillimin e  këtij lloji të veçantë i është dashur jo më pak se gjashtë vjet.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CKryesisht me vranėsira
Shkup 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu