• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Tapeti i Merkelit, i vjedhur

Publikuar: 29.01.2013 - 10:50

Berlin, 29 janar - Tapeti persian, që zbukuron zyrën e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka qëndruar atje i patrazuar për vite të tëra, derisa gazetarët e revistës “Der Spiegel” zbuluan origjinën e tij.

Sipas revistës, qilimi në fjalë mund të jetë një prej 600 objekteve dhe veprave të artit, të vjedhura gjatë luftës nga nazistët, që ende sot ndodhen nëpër ndërtesat qeveritare gjermane.

Fushata e grabitjeve të asaj kohe konsiderohet një prej më të mëdhave në histori. Muzetë e kështjellat, sidomos në Europën lindore, u zhveshën sistematikisht nga sendet me vlerë, ndërsa gjithë çfarë kishin në zotërim viktimat e holokaustit përfunduan në koleksionet private të liderëve nazistë.

Tapeti i zyrës së Merkelit besohet të ketë qenë pjesë e thesareve të grabitura nga krahu i djathtë i Hitlerit, Herman Goering. Raportet në media tregojnë se kancelarja është tërbuar me ndihmësit e saj, për shkak të publikimit të këtij informacioni, që vjen vetëm disa muaj përpara përpjekjes së saj të tretë për kreun e ekzekutivit.

Goering ishte tepër i apasionuar pas objekteve të grabitura dhe, gjatë luftës, kishte krijuar një koleksion gjigant pikturash, sixhadesh e artikujsh argjendarie. “Der Spiegel” raporton se qilimi i tij do të hiqet nga zyra e Merkelit dhe se prania e tij është kthyer në një shqetësim për kancelaren dhe për qeverinë gjermane.

Ish-ministri gjerman i Kulturës, Michael Naumann, tha se qeveria, në fakt, duhet të marrë masa, që të gjithë mallrat e vjedhur t’u kthehen pronarëve të tyre të ligjshëm, edhe pse me gjithë vdekjet dhe kaosin e Luftës së Dytë Botërore, si edhe kalimin e  viteve, një detyrë e tillë do të ishte, në disa raste, e vështirë

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell