• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Gjen 5.5 kg ari me detektor metali

Publikuar: 17.01.2013 - 20:23

Melbourne, 17 janar - Fati i papritur i një kërkuesi amator të arit në Australi e ka merituar të kthehet në lajm për mediat botërore. Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, gjeti një copë të madhe ari 5.5 kilogramësh teksa përdorte si përherë detektorin e tij të metaleve.

Floriri ndodhej 60 centimetra nën tokë, në një zonë pranë qytetit Ballarat. Vlera e tij llogaritet në më shumë se 315 000 dollarë. Ekspertët vendas thonë se kjo zonë ishte kontrolluar për flori prej dekadash të tëra, por deri më tani nuk ishte bërë kurrë një zbulim i tillë. Pronari i një dyqani floriri në Ballarat, Cordell Kent, rrëfen se ka qenë kërkues dhe tregtar ari për 20 vjet, transmeton TCH.

“Nuk mbaj mend kur ishte hera e fundit që u gjet këtu një copë e tillë e metalit të çmuar dhe në atë rast pesha nuk kalonte 3 kilogramë”, thotë ai. Zbulimi i jep një perspektivë të re kërkimit për flori në zonë. Kemi 162 vjet të mbërthyer nga ethet e arit, rrëfen Kent, dhe fakti që në Ballarat paska akoma mundësi për të gjetur diçka është mbresëlënës.

Një pjesë e meritës për zbulimin e rrallë me sa duket i takon detektorit të metaleve, i cili ishte mjaft i sofistikuar aq sa arriti ta zbulonte masën e florinjtë në një thellësi të tillë, sidomos në një kohë kur zona ishte kontrolluar shumë herë në të kaluarën, por pa sukses.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu