Gabimi që i kushtoi me shitje astronomike të fustanit

Artikujt tjerė
- Gabimi që i kushtoi me shitje astronomike të fustanit
- Binjakët shurdhë i nënshtrohen eutanazisë para se të verbohen
- Zbutësi i peshkaqenëve (Foto)
- Piktori i frigoriferit
- Mysafirë të Yetit
- Vret të dashurin me gjoks
- Në San Antonio të Texasit, libraria e parë dixhitale
- Shpenzoi 10 mijë funte, dëshironte të dukej si J-Lo
- Lidhje gjenetike mes indianëve dhe australianëve
- Bart turbanin e gjatë 300 metra
Kur e vendosi foton e fustanit të saj të verdhë që dëshironte ta shiste në e-Bay, Amy Jones as që kishte ëndërruar se blerësve potencialë iu ka ofruar shumë më shumë se që ka pasur dëshirë.
Vajza që ishte pa të brendshme nuk e ka vërejtur që kamera e ka kapur edhe reflektimin e saj në pasqyrë. Pa dijeni të këtij gabimi, ajo e ka postuar foton e fustanit në e-Bay (ofertë për shtije elektronike) dhe brenda natës u shndërrua në yll interneti. Blerësit potencialë e panë foton dhe menjëherë e ndanë me miqtë në Twitter, kurse fotoja, siç ndodh zakonisht, vazhdoi të përhapet me shpejtësi në internet.
Pas kësaj fustani i verdhë arriti çmim astronomik në e-bay, andaj ka edhe të tillë që nuk besojnë se bëhet fjalë për rastësi, por për një potez të mirë marketingu të një vajze të panjohur. Fotoja provokuese së shpejti u zëvendësua me një tjetër ku shihet vetëm fustani, por koha sa qëndroi fotoja e parë ishte e mjaftueshme për të tërhequr interesim masiv.
Më vonë vajza filloi të bëjë shaka në llogari të vet.
Fustani që e kanë parë me mijëra njerëz, kurrë nuk është bartur në trup lakuriq, shkroi ajo në e-Bay.
Por, Amy Jones nuk kaloi keq: fustani që ajo e ofroi ta shiste për vetëm 20 euro, në fund arriti çmimin astronomik prej 185 000 eurove.








