• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Binjakët shurdhë i nënshtrohen eutanazisë para se të verbohen

Publikuar: 16.01.2013 - 16:34

Dy binjakë të lindur të shurdhë, vendosën t’i nënshtroheshin eutanazisë pas mësimit të lajmit se shumë shpejt do të mbeteshin edhe të vërbër.

Vëllezërit 45-vjeçarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet publik, i dhanë fund jetës me vullnet të plotë më 14 dhjetor 2012 në qendrën spitalore universitare në Bruksel, transmeton TCH.

Televizioni gjerman, RTL duke cituar një mjek të stafit pjesëmarrës në eutanazi, thotë se dy binjakët para hyrjes në “sallën e vdekjes”, pinë për disa minuta një kafe në barin e spitalit e më pas përshëndetën krejt qetësisht prindërit dhe vëllain tjetër të tyre.

“Ata dukeshin të lumtur. Në kafe u bisedua për shumë gjëra, biseda ishte e larmishme. Lamtumira me prindërit dhe vëllain tjetër të tyre ishte shumë e qetë dhe e mrekullueshme. Është një çlirim të mësosh se ata i dhanë fund vuajtjeve të tyre”, deklaroi mjeku.

Në Belgjikë eutanazia është e legalizuar. Sipas të dhënave më shumë se 1 mijë persona i dhanë fund jetës së tyre me ndihmën e doktorëve në vitin 2011. Pjesa më e madhe e tyre, ishin të sëmurë me kancer.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 16°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CShi i lehtė
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu