Mysafirë të Yetit

Artikujt tjerė
- Mysafirë të Yetit
- Vret të dashurin me gjoks
- Në San Antonio të Texasit, libraria e parë dixhitale
- Shpenzoi 10 mijë funte, dëshironte të dukej si J-Lo
- Lidhje gjenetike mes indianëve dhe australianëve
- Bart turbanin e gjatë 300 metra
- Deshifrohet ilaçi 2000 vjeçar gjetur në anijen e fundosur
- Të mërzitur nga Facebook, 600.000 britanikë e braktisën në dhjetor
- Sot, dita më depresive e vitit !
- Njeriu që kthen pusetat në art
Sheregesh , 16 janar - Një fshat i tërë dedikuar Njeriut të dëborës (Yeti, Këmbëmadhi, Bigfoot) do të krijohet në vendpushimin turistik të skive malore Sheregesh në jug të Siberisë. Debatet e zjarrta në lidhje me ekzistencën e Yeti-t nuk po rreshtin për më shumë se gjysmë shekulli. Disa besojnë se ekzistenca e tij është një trillim antishkencor, i pakuptimtë, kurse të tjerë konfirmojnë të kundërtën.
Por ja në Zvicrën siberiane, siç quhet Shoria Malore (russ. Горная Шория), e cila është e vendosur në rajonin Kemerovo të Rusisë, ekzistenca e Njeriut të dëborës është njohur zyrtarisht. Në këtë rajon për të tretin vit me radhë festojnë Ditën e Yetit. Kurse tani në vendpushimin turistik të skive malore Sheregesh do të ngrihet rezidenca e Njeriut të dëborës, ku ai do të jetojë. Ja se çfarë tregon Zëvendëskryetari i lokalitetit urban Sheregesh, Igor Idimeshev:
- Ne do të organizojmë Parkun Yeti, ku gjithkush që dëshiron mund të komunikojë me Njeriun e dëborës. Po atje do të hapet edhe një muze, ku do të vendosen eksponatet natyrore që janë të lidhura me këtë krijesë - pemë, të cilat Yeti i ka thurur në harqe, si dhe shumë gjëra të tjera. Në punën e krijimit të këtij muzeu do të përfshihen shkencëtarët. Ne do të zhvillojmë gjithashtu konferenca shkencore kushtuar Yetit.
Shoria Malore është një nga vendpushimet turistike të skive më të njohura në Siberi. Për ta bërë simbol të këtij vendi Njeriun e dëborës autoritetet lokale i shtyu legjenda e Yetit, i cili, sipas pohimeve të dëshmitarëve okularë, shfaqet shpesh në këto zona. Igor Idimishev ndau me "Zërin e Rusisë" përshtypjet e veta nga takimi me njeriun e dëborës:
- Unë e kam parë disa herë këtë krijesë. Dhe jam i prirur të mendoj se ajo, ka shumë gjasa, të jetë jashtëtokësore apo e botës së përtejme. Yeti (Bigfoot) mund të zhduket papritmas dhe po ashtu, befas, të materializohet përsëri. Çfarë është për t'u habitur, Njeriu i dëborës mund të ecë mbi ujë, kurse natën të rrezatojë dritë fluoreshente.
Në vitet e fundit ky rajon është shndërruar në një vend pelegrinazhi të vërtetë për shkencëtarët dhe gazetarët, të cilët hetojnë e studiojnë me vemendje këtë zonë. Guvernatori i rajonit, Aman Tulejev, ka premtuar madje ti paguajë një milion rubla atij që do ta gjejë dhe tia sjellë atij "Hominidin relikt".
Sipas të dhënave të speleologut rus Anatoli Fokin, ndeshje, takime të njerëzve me gjigandin pyjor janë regjistruar rregullisht në këtë rajon që nga fundi i shekullit të 19-të. Në Tajgën e virgjër, të pashkelur gjuetarët vendas kanë parë disa krijesa humanoide me trup të mbuluar me qime dhe shtat 1.5-2 metra. Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, në Tajgën lokale jeton një familje e madhe, e përbërë nga të paktën 30 Yeti. Madje më tepër se kaq, studiuesit kanë gjetur në shpellën lokale Azasskaja dëshmi të habitatit të Njeriut të dëborës, tregoi Anatoli Fokin:
- Në këtë shpellë ne kemi gjetur gjurmë dhe mostra të qimeve të Yetit. Kallëpin (riprodhimin) e gjurmës së Njeriut të dëborës dhe një tufë leshi ne i dërguam për analizë në laborator. Kjo shpellë ndodhet në një vend të vështirë, të pakalueshëm, në reliev shumë të thyer malor. Deri atje është pothuajse e pamundur të arrihet dhe, në qoftë se këto gjurmë do të ishin lënë nga njerëzit e zakonshëm, kjo do të ishte bërë menjëherë e qartë.
Në vjeshtën e vitit 2011 në rajonin e Kemerovos u mbajt një konferencë ndërkombëtare, e cila u ndoq nga hulumtuesit e fenomenit të Yeti (Bigfoot) - shkencëtarë të shumtë nga SHBA-ja, Kanadaja, Mongolia, Suedia, Estonia dhe Kina. Pjesëmarrësit erdhën në përfundim se artefaktet e mbledhura dëshmojnë me 95 për qind mbi ekzistencën dhe jetesën e Njeriut të dëborës në masivin malor Sheregesh.









