Lidhje gjenetike mes indianëve dhe australianëve

Artikujt tjerė
- Lidhje gjenetike mes indianëve dhe australianëve
- Bart turbanin e gjatë 300 metra
- Deshifrohet ilaçi 2000 vjeçar gjetur në anijen e fundosur
- Të mërzitur nga Facebook, 600.000 britanikë e braktisën në dhjetor
- Sot, dita më depresive e vitit !
- Njeriu që kthen pusetat në art
- Dita kur pantallonat harrohen në shtëpi!(video)
- Djaloshi 13 vjeçar kaloi 800 km me veturë në Evropë
- Në muret e Koloseut u gjetën afreske me përmbajtje erotike
- E pasura që jeton si në mesjetë
Zhvendosja nga njëri vend në tjetrin në kërkim të burimeve natyrore për të siguruar një mënyrë jetese më të mirë apo për shkak të luftërave dhe fatkeqësive natyrore është një dukuri që ka shoqëruar njerëzimin që në hapat e tij të parë.
Një studim gjenetik në Australi gjeti lidhje mes australianëve autoktonë dhe indianëve të Indisë. Sipas këtij studimi Australia është përballur rreth 4 mijë vjet më parë me një dyndje masive emigratore nga indianët. Ata gjetën atje një vend thuajse të pabanuar, me burime të mëdha, peshkimi, gjuetie, bujqësie dhe blegtorie.
Studiuesit thonë se pikërisht në këtë periudhë datojnë edhe gjetjet e fosileve të dingos, njohur ndryshe si qeni i egër. Kjo kafshë mendohet se është importuar në Australi pikërisht nga emigrantët e mbërritur në këtë vend nga indo-kina dhe pjesë të tjera të Azisë.
Në studim u krahasuan modelet e ADN-së së australianëve autoktonë me popullsinë nga Guinea e Re, Azia Jug-lindore dhe India.
Gjerësisht mendohet se Australia, për shkak të pozicionit gjeografik ka qenë për shekuj me radhë një tokë e izoluar. Sipas studimeve, njeriu shkeli atje rreth 4 mijë vite më parë, por për mijëra vjet, Australia mbeti një tokë me pak banorë, deri kur mbërritën indianët, 4 mijë vite më parë e më pas kolonizimi britanik në vitet 1800.









