• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Të mërzitur nga Facebook, 600.000 britanikë “e braktisën” në dhjetor

Publikuar: 14.01.2013 - 19:03

Britanikët duket se janë të mërzitur nga rrjeti social më i populluar në botë, Facebook. Të dhënat e sapo publikuara tregojnë se vetëm gjatë muajit dhjetor 2012, kanë qenë 600.000 britanikë që kanë hequr dorë nga Facebook.

Shifrat e bëra publike nga faqja monitoruese, SocialBakers, tregojnë se Britania ka shënuar numrin më të madh të “humbjeve” në krahasim me çdo vend tjetër, transmeton Panorama.

Konfuzioni mbi politikat e mbrojtjes së privatësisë dhe lodhja nga të pasurit shumë “miq” mund të kenë ndikuar në këto shifra.

“Nga koha në kohë, ne shohim të dhëna që tregojnë se Facebook po humb përdorues në disa rajone”- ka pohuar një zëdhënës i Facebook.

Megjithatë, SocialBakers hodhën poshtë interpretimin që mediat në Britani i bënë këtyre të dhënave, duke thënë se mbi 50% e popullsisë së gjithë Britanisë së Madhe është përdoruese e Facebook.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 28°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme