Evropianë trafikojnë hudhra nga Kina!

Artikujt tjerė
- Evropianë trafikojnë hudhra nga Kina!
- Ministri britanik i Transporteve shkon në punë me tren
- Bregdeti i Australisë goditet nga vala e pluhurit (video)
- Dashnori frikacak bllokohet poshtë krevatit, merr policinë në telefon
- Hakmerret ndaj të dashurës, i qeth qenin
- Pamje mahnitëse të Londrës nga rrokaqielli Evropian
- Shi eshtrash nga Kisha Dracula
- Me violinën e 3.5 milionë dollarëve performoi në metro (video)
- Balenat vrastare i shpëtoi nëna natyrë
- Aligatori ia ruante marijuanën kontrabandistit të drogës
Prokurorët suedezë thanë këto ditë se kanë arritur të shpërbëjnë një bandë që merrej me trafikimin ilegal të hudhrave. Të akuzuarit, dy britanikë, kanë importuar në mënyrë ilegale hudhra në vlerë prej 10 milionë eurove në BE përmes Norvegjisë.
Në dhjetor të vitit të shkuar, një person nga Londra qe dënuar me gjashtë vjet burg pasi kishte trafikuar hudhra.
Në mars të vitit të shkuar, prodhuesi më i madh i perimeve dhe frutave në Irlandë u dënua me gjashtë vjet burg për trafik po ashtu të hudhrave.
Por pse është bërë hudhra kaq atraktive për kriminelët, pyet BBC?
Arsyeja duket e thjeshtë: BE ka vendosur një taksë prej 9.6 për qind për hudhrat që vijnë nga jashtë, për të mbrojtur prodhuesit evropianë të kësaj kulture. Po ashtu, ka një çmim dysheme prej 1.2 euro për një kg.
Kina ka arritur të dominojë tregun botëror pasi prodhon mbi 18 milionë e 550 mijë tonë hudhra në vit, ose 80 për qind të totalit botëror të prodhimit të hudhrës, dhe e shet me çmim të ulët.
Për këtë arsye, trafiku i hudhrës nga Kina në drejtim të BE-së është bërë një biznes jashtëzakonisht fitimprurës. Ekspertët thonë se është një treg që sjell miliona euro fitime.










arta12.01.2013/23:09
cdo gje eshte e mundur, edhe dhembet, protezat po i marojshin ne kine mos vet,se ku jetoj ne gjermani ke edhe ketu tylifar sherbimesh, proteza kine, sdi pse pranova ma ka prish gojen dhe dhembet.