• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Në Brazil, “arrestohet” macja kontrabandiste

Publikuar: 06.01.2013 - 09:20

Brazili, 6 janar  – Autoritetet në Brazil kanë “arrestuar” të shtunën një mace, e cila ishte kapur duke u futur mallra kontrabandë të dënuarve në një burg. Sipas mediave braziliane, bashkëpunëtorët e të dënuarve ia ngjisnin maces mallrat me ngjitëse në trup dhe e fusnin atë në burg për t’ua kaluar ato të burgosurve. Macja u vu re nga rojat teksa kalonte portën kryesore të burgut në qytetin Arapiraka, në shtetin e Alagoasit. Objektet e konfiskuara nga policia janë mjete të mprehta, dosje, celularë, karikues, si dhe kufje për telefona. “Është e vështirë të zbulosh se kush është përgjegjës për këtë, pasi macja nuk flet”, ka deklaruar në tallje një zëdhënës i institucionit. Autoritetet kanë thënë po ashtu se objektet mund të përdoreshin për të planifikuar arratisjen ose për të komunikuar me kriminelë jashtë qendrës së burgimit.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu